• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

DEBAT në mbledhjen e KQZ/ Sefa do ndarjen e kërkesave, Celibashi: As ti s’e di kush është PD

16:40 : 14/03/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Ka nisur në KQZ mbledhja ku pritet të diskutohet për regjistrimin e PD në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Komisioneri Ilirjan Celibashi mund të vendosë për regjistrimin e grupimit të Alibeajt në zgjedhje ose jo, megjithëse kërkesa e tij për plotësim dokumentacioni nuk është përmbushur nga ana e këtij grupimi.

Sipas tij nëse KQZ do vendosë kundër regjistrimit të këtij grupimi në zgjedhjet vendore të 14 majit, vendimi mund të apelohet në KAS nëse do jetë i formës së prerë, duke e lënë sërish të hapur këtë çështje. Në një mbledhje KAS e rrëzoi ankimimin duke e kthyer sërish në tavolinën e Celibashit çështjen me argumentin se nuk mund të shqyrtonte këtë rast.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi e ka nisur me përplasje këtë seancë me përfaqësuesin ligjor të deputetit Enkelejd Alibeaj, Indrit Sefa.

Ky i fundit kërkoi që të ndaheshin dy kërkuesit për regjistrimin e PD-së në zgjedhje, ndërsa Celibashi tha se njeh vetëm një. Kryekomisioneri u shpreh se kërkuesi i vetëm është Partia Demokratike, ndërsa shqyrtimi do të vendosë se cilat nga palët që ka dorëzuar kërkesën është legjitime.

Lexo edhe:

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit, nis fushata elektorale në Kosovë

“Komisionet me përbërje partiake, dështim”, Celibashi 14 propozime për Reformën Zgjedhore

Sefa u shpreh se ai është përfaqësues i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe jo i Lulzim Bashës.

Perfaqesuesi ligjor i grupit “Alibeaj” gjithashtu shprehet i bindur se Partia Demokratike i ka plotësuar të gjitha dokumentacionet sipas ligjeve të parashikuara në Kodin Zgjedhor.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Indrit Sefa: Juve ju kanë ardhur dy kërkesa të ndryshme. Sa u njohëm nga vendimi i mëparshëm, i jeni referuar në mënyrë të gabuar kërkuesit si Indrit Sefa. Unë jam përfaqësues i PD-së dhe kërkues është vetë PD-ja. Kjo duhet të rregullohet në mënyrë të menjëhershme. Janë dy kërkesa të ndryshme që duhet të vlerësohen.

Kërkoj që kërkesat tona të vlerësohen në mënyrë të veçantë. Siç kemi paraqitur dokumentacionin, vendimi është i juaji, por duam që dy kërkesat të shqyrtohen në mënyrë të veçantë. Kërkoj që të disponohen në dosje dhe shkresat e depozituara nga PD. Kërkoj që këto shkresa të bëhen pjesë e dosjes.

Ilirjan Celibashi: Çdo dokumentacion i paraqitur do jetë pjesë e dosjes që lidhet me këtë shqyrtim administrativ. Lidhur me kërkesën tjetër procedurale, është e vërtetë që ne shqyrtojmë kërkesën e PD-0së për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor, dhe vendimmarrja do jetë në bazë të PD-së. Një kërkesë ka, jo dy siç thatë ju.

Indrit Sefa: Në vendimin që keni dhënë ju, ka dy kërkues. Nëse ju legjitimoni dy kërkesa, është vendimi juaj. Jam mjaftueshëm i qartë se kërkues është vetëm 1, që është PD-ja. Në kërkesën e depozituar nga PD-ja, të firmosur nga unë, duhet të jetë vetëm një kërkues në atë vendimmarrje.

Celibashi: Ka vetëm një kërkues dhe që është PD-ja. Legjitimiteti i atij që bën këtë kërkesë, është çështje e shqyrtimit. Unë po shqyrtoj kërkesën e PD-së për regjistrim.

Indrit Sefa: Kam disa pyetje për ju që lidhen se me çfarë masash ka marrë komisioneri për të bërë kallëzim penal me kryetarët e partive, që pasi kanë firmosur deklaratën. Kandidatët e forcave politike më pas janë dënuar për shitblerje votash.

Celibashi: Përgjigja është kjo, që kjo është një çështje që vlerësohet rast pas rasti nga komisioneri dhe KQZ. Nuk ka lidhje me çështjen që po shqyrtojnë. Është e drejtë ta përdorni si argument.

Indrit Sefa: Ju e keni konsideruar angazhimin solemn si angazhim individual. Ky është opinioni i kundërt që kemi për njëri-tjetrin.

Etiketa: 14 majIlirjan CelibashiKQZzgjedhjet lokale

Lajme të lidhura

RAJONI

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit, nis fushata elektorale në Kosovë

10:11 : 13/09/2025
AKTUALITET

“Komisionet me përbërje partiake, dështim”, Celibashi 14 propozime për Reformën Zgjedhore

12:05 : 09/09/2025
AKTUALITET

Perplasja/ Celibashi vë në dyshim shërbimin e DHL-së për votat e diasporës

13:20 : 08/09/2025
AKTUALITET

DHL i kërkon Celibashit pagesën 8.6 mln euro: Paguaje brenda shtatorit, ose 260 mijë € kamatëvonesë

12:33 : 02/09/2025
AKTUALITET

PD kundërshton certifikimin e rezultatit të 11 majit, Kolegji Zgjedhor cakton relatoren

11:54 : 02/09/2025
AKTUALITET

PD-ASHM ankimon certifikimin e zgjedhjeve të 11 majit: Procesi i manipuluar

16:15 : 01/09/2025
Para

Shoqërohet në polici efektivi i RENEA-s, dyshohet për lidhje me ngjarjen në “Don Bosko”

TË GJITHA

E moshuara grabitet në mes të rrugës në Korçë, arrestohet agresori 41-vjeçar

14:49 : 19/09/2025

Rama sulmon inspektorët: Ndërtohet në mes të Tiranës, por shikojnë vetëm matanë Dajtit

14:35 : 19/09/2025

U sulmua nga Rama për ‘fshatin turistik’ pa leje në Theth, ILD: S’ka arsye për hetim për prokuroren Gjeli

14:33 : 19/09/2025

Rama kërkon përdorimin e IA në rend dhe siguri

14:27 : 19/09/2025

Berisha: Balluku është përgjuar duke i kërkuar një shumë të majme një biznesmeni për një tender

14:22 : 19/09/2025

Rama sulmon ish-kreun e AMP Vlorë: Drejtues injorant dhe falsifikator

14:12 : 19/09/2025

Përjashtimi i deputetëve nga Kuvendi/ Berisha: Do t’i përgjigjemi ‘dhëmb për dhëmb’ qeverisë

14:12 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com