• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Grupi “Alibeaj” nuk regjistrohet për zgjedhjet lokale, Celibashi rrëzon kërkesën

17:38 : 14/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Mbledhja e kësaj të marte në KQZ që nisi prej orës 16:00 dhe kishte në fokus diskutimin dhe marrjen e një vendimi final për “fatin” e kërkesave të dy grupeve të Partisë Demokratike për regjistrimin ose jo për zgjedhjet lokale të 14 Majit, është shoqëruar me debate të forta dhe përplasje midis Kryekomisionerit Ilirjan Celibashi dhe përfaqësuesit ligjor të grupit “Alibeaj”, Indrit Sefa.

Sefa i ka thënë kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi se nëse legjitimohen dy kërkues në proces po bëhen me qëllim për të penguar regjistrimin e PD-së me kryetar Lulzim Bashën në zgjedhje, ndaj kërkojë marrjen e një hapi procedurial për të ndarë kërkesat.

Celibashi ka deklaruar se kërkesa e Sefës për të marrë një vendim të veçantë për çdo kërkues për regjistrimin si diçka “pa sens ligjor” dhe se kërkesa sipas tij do shqyrtohet bashkë.

“Kam bërë kërkesë në 6 mars në KQZ, çdo individ tjetër që bën kërkesë tjetër të shqyrtohet veçantas dhe aty të shihet legjitimiteti. Me ketë logjikë vij unë në emër të PS dhe mbaj në kolegj zgjedhor PS-në gjithë jetën sepse nuk më legjitimoni. Më tregoni numrin e kërkesës dhe datën e saj që po shqyrtohet në këtë moment”, u shpreh Sefa.

Me tone të larta, përfaqësuesi i grupit “Alibeaj”, gjithashtu i kërkoi kreut të KQZ që t’i drejtohet si përfaqësues i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe jo i Lulzim Bashës.

Lexo edhe:

Manjani: Rinumërimin e votave për Tiranën s’do e bëjnë më komisionerët politikë, por administrata e KQZ

“Ka parregullsi”/ Elton Roshi kërkon rinumërimin e votave në të gjitha KZAZ-të e Tiranës

Perfaqesuesi ligjor i grupit “Alibeaj” gjithashtu shprehet i bindur se Partia Demokratike i ka plotësuar të gjitha dokumentacionet sipas ligjeve të parashikuara në Kodin Zgjedhor.

Ndërkohë Celibashi iu përgjigj duke thënë se “sot do e marrësh dhe ti vesh se kush është Partia Demokratike”.

“Ajo që kërkoni është komplet pa sens ligjor. Ne po shqyrtojmë kërkesën e PD-së dhe ju thoni që kërkesën e PD-së të paraqitur nga një i tretë tjetër shqyrtojeni veçmas. Unë do e shqyrtoj kërkesën, do e shqyrtojmë bashkë”, tha Celibashi.

Më pas, kreu i KQZ rreshtoi të gjithë argumentat ligjorë sipas të cilëve ai e kosnideron të paplotë dokumentacionin e paaraqitur nga grupi “Alibeaj”, duke i sugjeruar Sefës që dorëheqjen e Lulzim Bashës duhet ta kishin dorëzuar në gjykatë dhe jo të pretendojnë se kjo dihet botërisht, për t’u paraqitur më pas me një autorizim të firmosur prej tij si kryetar.

“Ju thatë që Lulzim basha ka dhënë dorëheqjen dhe nuk mund ta firmoste deklaratën.  Bie në kontradiktë me veprimet konkrete të bëra nga ana juaj. Sipas jush nënshkrimi i kësaj deklarate nga i autorizuari prej z. Lulzim Basha, Alibeaj është plotësisht në përputhje me ligjin. Mundet që deklarata të nënshkruhet edhe nga nënkryetari i Partisë në disa raste të tjera por duhet që organet e tjera të partisë duhet të dorëzonin në Gjykatë vendimmarrjen që ngarkonin një person tjetër. Organet e tjera drejtuese duhet të depozitonin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendimin që kryetari i Partisë Demokratike ka dhënë dorëheqjen. Si ligji për partitë, ashtu edhe Kodi Zgjedhor nuk e detyrojnë një parti që të zgjedhin kryetarin e ri por një parti mund të vendosë për një organ tjetër që ta zëvendësojë. Organet e tjera drejtuese të Partisë Demokratike kanë pasur një vit kohë për ta bërë diçka të tillë. Vetëm kështu nënkryetari i PD Alibeaj do të ishte kryetar”, u shpreh kreu i KQZ.

Celibashi gjithashtu nënvizoi se deklarata solemne për “mos vjedhjen e votave” sipas Kodit Zgjedhor, në bazë të nenit 64 duhet të nënshkruhet vetëm nga kryetari i Partisë, në këtë rast asaj Demokratike.

“Ky autorizim duhet të jetë i plotë në lidhje me tagrat e të autorizuarit, dokumentacioni për regjistrimin e PD, si subjekt zgjedhor, i paraqitur nga ju, ka një mangësi themelore, deklarata solemne duhet të jetë e nënshkruar nga Lulzim Basha dhe jo nga Enkelejd Alibeaj, në bindjen time e bazuar në ligj, deklarata duhet të nënshkruhet vetëm nga kryetari i Partisë, në vlerësimin tim, neni 64, pika 2, germa e, nuk lë vend për interpretim tjetër. Dispozita nuk lë vend për interpretime, përveç faktit që është kush për regjistrimin e partisë si subjekt zgjedhor. Presidenti zgjidhte nga Kuvendi, vendimi i Kuvendit, nuk i jep atij automatikisht për drejtën për të ushtruar detyrën pa bërë betimim, është akt formal, por mos bërja e tij nuk e lejon presidentin që të ushtrojë detyrën, të njëjtën gjë mbart edhe deklarata solemne.

Nënshkrimi nga Alibeaj është bërë në bazë të autorizimit që Basha ka bërë në 18 mars 2022, përfaqësuesi i PD keni pretenduar se Alibeaj e ka të drejtën të nënshkruaj edhe deklaratën solemne, ky pretendim i juaji nuk ka bazë ligjore, deklaratat solemne e kryetarit duhet të nënshtrohet vetëm nga kryetari. Është një angazhim personal dhe nuk mund të jetë e transformueshme te të tjerët, karakteristika e deklaratës, tregon qartë se ai dokument është akt ekskluziv vetëm i kryetarit, nuk mund të delegohet. Përgjegjësia vetëm e kryetarit të partisë është e njëjtë me përgjegjësinë e një dëshmitari në një proces gjyqësor, nuk mund të transferohet te të tretët. Nëse deklarata angazhuese do të lejohej të paraqitej dhe nga një tjetër, atëherë ligjvënësi nuk do ishte kujdesur që ta përkufizonte si “solemne”. “Për t’u regjistruar duhet të paraqesë në KQZ deklaratën nga kryetari i partisë”, pra do të ” ishte evituar fjala “solemne”, nëse mund të delegohej si kompetencë”, nënvizoi Celibashi.

Në përfundim kreu i KQZ vendosi të mos pranojë kërkesën e Partisë Demokratike të Shqipërisë me kryetar Lulzim Bashën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në zgjedhjet lokale 2023.

“Unë vlerësoj se kërkesa e Partisë Demokratike për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor nuk ka bazë ligjore dhe nuk mund të regjistrohet si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e 14 majit 2023. Kjo vendimarrje është tërësisht në vlerësim ligjor të fakteve dhe në inteperetim të bazuar në Kodin Zgjedhor mbi procedurat për regjistrimin e partive politike në zgjedhje. Nuk asnjë interes”, tha Celibashi.

Etiketa: grupi AlibeajIlirjan CelibashiKQZ

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Manjani: Rinumërimin e votave për Tiranën s’do e bëjnë më komisionerët politikë, por administrata e KQZ

22:24 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Ka parregullsi”/ Elton Roshi kërkon rinumërimin e votave në të gjitha KZAZ-të e Tiranës

17:47 : 04/06/2025
AKTUALITET

“11 Maji”/ PD kërkoi verifikim të fletëve të votimit, KQZ i kthen përgjigje opozitës

11:08 : 03/06/2025
AKTUALITET

Zbardhet mesazhi i Berishës për kandidatët: Partia do mbështesë çdo kërkesë që paraqisni në KQZ

22:54 : 02/06/2025
AKTUALITET

Hoxha: Po u hap qarku i Tiranës, ndryshon renditja e deputetëve të PD

22:13 : 02/06/2025
AKTUALITET

Ku janë zhdukur 130 mijë vota?/ KQZ i përgjigjet PD-së: Janë pasqyruar me gabime në procesverbale

21:22 : 02/06/2025
Para

Grupi “Alibeaj” jashtë zgjedhjeve, Ilir Meta: Opozita e vërtetë do të triumfojë

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com