• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Ai është maniak, si fis janë të dhunshëm”, Elena Hysa flet për ish të dashurën e Dan Hutrës

13:28 : 14/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Ish e fejuara e Dan Hutrës, Elena Hysa ka treguar në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 se “ai është një manjak dhe nuk do t’ja dijë për njeri”.

Nga ambientet e Spitalit të Traumës, ku Elena Hysa ndodhet për shkak të plagëve që mori ditën e ngjarjes ka pranuar se ka dashur që të pajtohej me Dan Hutrën, madje për këtë ka folur dhe me motrën e tij, Hasijen.

Elena ka folur edhe për raportet që Dan Hutra ka pasur me Marjanën, të dashurën e Dan Hutrës, të cilës i kishte dhënë lekë borxh.

Ajo tregoi se Dan Hutra ishte herë pas herë i dhunshëm dhe shtoi  se në përgjithësi si fis ata janë të dhunshëm.

Lexo edhe:

Vrasja në Has/ Burg për Ylber Jakun, avokatja: Autoritetet s’parandaluan ngjarjen

Vrasja për motive pronësie në Has, nis seanca ndaj Ylber Jakut

Intervista e plotë:

Pyetje: Si je? Tani je mirë?

Elena Hysa: Mirë

Pyetje: Çfarë plagësh ke?

Elena Hysa: Në faqe, aty më ka qëlluar edhe në…

Pyetje:  Mban mend ndonjë gjë nga ajo që ndodhi?

Elena Hysa: Isha në shtëpi, kam qenë me djalin, me mamin edhe me gocën e motrës.

Pyetje: Patët ndonjë debat më parë se të vinte personi në banesë?

Elena Hysa: Jo nuk kam pasur debat

Pyetje:  Keni folur në telefon atë ditë?

Elena Hysa: Po kam fol atë ditë

Pyetje: Çfarë të tha atë ditë para se të vepronte?

Elena Hysa: Nuk ka dashë të flasi

Pyetje:  E more ti?

Elena Hysa: E mora unë kam fol unë me të

Pyetje: Çfarë doje ti thoje, doje të pajtoheshe me të?

Elena Hysa: Doja ti thoja që…Ai ka pas ca problemet e veta, ca punet e veta unë i kam thënë më mirë e lēmë kaq!

Pyetje:  Doje ti jepje fund?

Elena Hysa: Po! Ai ska pranuar edhe…

Pyetje:  Të ka ofenduar në telefon të ka shar?

Elena Hysa: Gjithmonë

Pyetje:  Pastaj e fike ti apo e fiku ai telefonin?

Elena Hysa: E kemi fik të dy bashkë

Pyetje: Të kërcënoi?

Elena Hysa: Po më kërcënoi

Pyetje:  E njoftove familjen tēnde qē more atë kërcënim nga telefoni?

Elena Hysa: I kam thënë të shtëpisë, por nuk e kanë marr për bazë

Pyetje: Nuk e kanë besuar se mund të të bënte diçka?

Elena Hysa: Po

Pyetje:  E bënte shpesh që të kërcënonte?

Elena Hysa: Shpesh jo por këto kohët e fundit e ka bërë shpesh

Pyetje:  Pasi doli nga burgu?

Elena Hysa: Pasi doli nga burgu e ka bërë shpesh

Pyetje:  Gjatë kohës që ai ishte në burg e kishe takuar ndonjëherë, kishe shkuar në burg?

Elena Hysa: Jo…

Pyetje:  Po ai të kishte marr në telefon?

Elena Hysa: Ai po

Pyetje: Je përgjigjur?

Elena Hysa: Po

Pyetje: Çfarë të thoshte?

Elena Hysa: Pyeste për djalin

Pyetje:  U gëzua që erdhi djali në jetë?

Elena Hysa: Po normal që po, i kam treguar që thjeshtë është bërë baba, kaq…

Pyetje: Pse ishte kaq i irrituar, fakti që kërkonte të bënte ADN e djalit? Apo ju kishit një krisje tē mardhënies tuaj?

Elena Hysa: Krisje ka pas nuk është se nuk ka pasur

Pyetje:  Ti ke ikur nga shtëpia e tij apo jo, pse nuk dole nga porta kryesore por ike nga koteci, kalove nga muri?

Elena Hysa: Kam ikur për arsye sepse ai që në atë kohë pati filluar duke mē kërcënuar

Pyetje: Të ka dhunuar ndonjëherë?

Elena Hysa: Po

Pyetje: Fizikisht?

Elena Hysa: Po

Pyetje: Ti në dokumenta kur e ke denoncuar ke shprehur për dhunë psikoemocionale ?

Elena Hysa: Po!

Pyetje: Kishe frikë?

Elena Hysa: Po

Pyetje: Po më parë e njihje këtë person, se kush ishte dhe çfarë kishte bërë në jetēn e tij?

Elena Hysa: Jo!

Pyetje:  Po në rrjetet sociale nuk e kishe kërkuar ndonjëherë si emër?

Elena Hysa: Po e kam kërkuar

Pyetje:  Kur e more vesh se ai kishte bërë mē parē një gjë të tillë?

Elena Hysa: E kam marr vesh kur e kam denoncuar, aty kuptova se ai kishte bërë një krim tjetër

Pyetje:  Si ke vepruar?

Elena Hysa: Kam kërkuar direkt urdhër mbrojtje dhe shkova në shtëpi

Pyetje:  Po me vjehrrën si e kishe mardhënien?

Elena Hysa: Shumë keq

Pyetje:  Edhe ajo ushtronte dhunë, presion, çfarë?

Elena Hysa: Presion

Pyetje: Po për çfarë, çfarë pretendonte ajo?

Elena Hysa: Ajo pretendonte që unë se respektoja

Pyetje: Ti je shprehur se të trajtonte si skllave, të kërkonte të vishje çorapet, ti çoje ushqimin në krevat, ështē e vërtetë kjo?

Elena Hysa: Po

Pyetje: Ja kishe bërë këto?

Elena Hysa: Jo se ja kisha bërë, por thjeshtë nuk e duroja dot, jam munduar ta respektoj me aq sa jam munduar, pavarsisht çdo gjëje

Pyetje: Në momentin që ngelët shtatëzanë, sa kohë kishit që ishit njohur me njëri tjetrin?

Elena Hysa: 2 muaj 3 muaj diçka e tillë, ai sma ka pranuar këtë shtatëzani

Pyetje: Pse çfarë mendonte, thoshte që nuk e ke me mua?

Elena Hysa: Po thoshte nuk e ke me mua

Pyetje:  Po për çfarë arsye, vetëm për këto ditët qē të kishte thënë mjeku?

Elena Hysa: Po

Pyetje:  Po ju si jeni njohur bashkë nëpërmjet shkesit, në lokal, në rrugë?

Elena Hysa: Nëpërmjet dikujt tjetër

Pyetje:  Kur ju u njohët me njëri tjetrin nuk dije asgjë në lidhje me këtë?

Elena Hysa: Jo

Pyetje: Nuk kishe pyetur ndonjëherë?

Elena Hysa: Jo

Pyetje:  Po këtë vet e kishe pyetur për të kaluarën e tij?

Elena Hysa: Kur jam interesuar ta pyes në atë kohë, ka qenë kohë shumë e shkurtër dhe ma ka mohuar gjithmonë

Pyetje: : Ama ishte agresiv apo jo?

Elena Hysa: Po ishte agresiv

Pyetje:  Po para se ti ta denoncoje dhe të arrestohej, njihje ndonjë femër tjetër në jetën e tij?

Elena Hysa: Po kishte ka pasur

Pyetje:  E njeh atë?

Elena Hysa: Po

Pyetje:  Si quhet, Marjana Gurakuqi?

Elena Hysa: Po

Pyetje: Ku e kishte njohur?

Elena Hysa: Nuk e di ku e ka njohur, por unë këtë kam njohur

Pyetje: E ke njohur vet personalisht?

Elena Hysa: Jo e kam njohur si emër, e zbulova ai ma ka konfirmuar

Pyetje:  Të ka thënë po, kam një lidhje tjetër?

Elena Hysa: Po ma ka konfirmuar që ka një lidhje tjetër

Pyetje: Di gjë ku e ka njohur këtë?

Elena Hysa: Unë them se e ka njohur në Institut, ajo aty rri

Pyetje:  Sa kohë kishte me të, ishit ju në martesē me njëri tjetrin?

Elena Hysa: Po

Pyetje: Edhe ky shoqërohej edhe me këtë?

Pyetje:  Po

Pyetje:  Po ndonjë femër tjetër me mbiemër Kurti ke njohur në jetën e tij? Motrën e Vladimir Kurtit e njihje?

Elena Hysa: Si emër e kam dëgjuar por jo se e njihja

Pyetje: Ku e ke dëgjuar Vladimir Kurtin në bisedat që ka bërë Dani?

Elena Hysa: Po

Pyetje: Çfarë thoshte lidhur me të, kishte përmend ndonjē gjë?

Elena Hysa: Ka përmend shumë gjëra, por di që ka qenë gjithmonë i dhunshëm, për çdo gjë ka qenë i dhunshëm. Mbaj mend qē më ka pas thënë do të dhunoj etj etj…

Pyetje: Atë ditë që erdhi në banesë kë goditi të parēn, ty apo maman, me çfarë tē goditi?

Elena Hysa: Me thikë, thikēn e ka pasur me vete

Pyetje:  Erdhi direkt dhe u fut në banesē, ishte dera hapur, dera ka qenë mbyllur?

Elena Hysa: Dera ka qenë mbyllur, ka qenë motra, nusja e vëllait dhe nuk kam ndier asnjë zhurmë, ka ardhur pa zhurmē

Pyetje: Të parën kë goditi?

Elena Hysa: Ka goditur motrën dhe nusen e vëllait

Pyetje:  Ku ishin?

Elena Hysa: Në makinë në oborr

Pyetje:  Ju ku ishit për momentin

Elena Hysa: Unë kam qenë brenda në shtëpi me djalin

Pyetje:  Dole jashtë ato momente?

Elena Hysa: Në ato momente po, dola jashtë edhe shoh në tokë nusen e vēllait edhe motrën

Pyetje: Ky ku ishte ato momente?

Elena Hysa: Aty ka qenë, kam parë që ka shkrep armën drejt meje pastaj ato momente ka dalë mami para

Pyetje:  Para teje për të të mbrojtur ty?

Elena Hysa: Po para meje, unë se kam lēnë e kam shtyrë unë dhe i kam dalë unë para asaj. Mbaj mend që na ka shar

Pyetje:  Çfarë ju ka thënë?

Elena Hysa: Llafe të ndryshme, ka shkrep armën dhe ka dashur të qēlloj edhe djalin

Pyetje: Djalin e vogēl?

Elena Hysa: Po

Pyetje:  Si ku e kuptove që donte ta qëllonte, e kishe në dorë ku e kishe?

Elena Hysa: E kisha në krah djalin

Pyetje:  Në momentin që ti more plumbin e kishe në krah?

Elena Hysa: Po!

Pyetje: Si shpëtoi bebi?

Elena Hysa: Bebin e kam kapur për krahu e kam çuar te dhoma tjetêr

Pyetje:  Po pastaj çfarë ndodhi?

Elena Hysa: Pastaj ai qëlloi disa herë në ajër pastaj ka ik me vrap

Pyetje:  Ndërkohë mami ishte e plagosur?

Elena Hysa: Po të gjithë, mua më ka qëlluar me thikē sa ka hyrë brenda në faqe

Pyetje: Të tha ndonjë gjë ndërkohë qē të qëlloi?

Elena Hysa: Tha do ju vras të gjithëve dhe ka ikur atë moment

Pyetje: Ndërkohë ai nuk ka kursyer as djalin?

Elena Hysa: Jo

Pyetje:  Po goca e motrës, ku ishte ato momente si shpëtoi?

Elena Hysa: Unë e kam kap e kam çuar nga dhoma tjetër të dy

Pyetje: çfarë ndodhi, u largua?

Elena Hysa: Po iku, pa gjithë skenën dhe ka ik shumē shpejt.

Pyetje:  Mardhënien me motrat e tij si e ke pasur? Me Hasijen? Të ka përkrahur ke biseduar me te?

Elena Hysa: Shumë të mirë, kam fol po

Pyetje:  Hasija ka fol dhe ka treguar se edhe jeni takuar dhe i ke shprehur se doje te pajtoheshe

Elena Hysa: Po, e vërtetë!

Pyetje: Ky pretendon se kësaj Marjanës i kishte dhënë lekë borxh, ose i kishte dhënë një shumë të caktuar parash. Ke dëgjuar ndonjëherë në marrëdhënien tuaj?

Elena Hysa: Po e kam dëgjuar, sa e vërtetë është nuk e di.

Pyetje:  Të thënë nga goja e Danit?

Elena Hysa: Po

Pyetje:  Po për çfarë ja kishte marrë, po ju si keni reaguar asaj kohe? Pse kjo femër në jetën tënde kur ai ishte me ty?

Elena Hysa: Ai është maniak

Pyetje: Që do të thotë?

Elena Hysa: Do të thotë që s’don t’ja di për askënd

Pyetje: Po në marrëdhënien seksuale, a të ka dhunuar, ishte i dhunshëm?

Elena Hysa: Edhe më ka qëlluar nga një herë, por janë shumë të dhunshëm si fis….

Etiketa: Dan HutraElena Hysavrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja në Has/ Burg për Ylber Jakun, avokatja: Autoritetet s’parandaluan ngjarjen

11:53 : 10/05/2025
AKTUALITET

Vrasja për motive pronësie në Has, nis seanca ndaj Ylber Jakut

11:10 : 10/05/2025
AKTUALITET

Në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Besmir Hidës, arrestohet në Greqi bashkëpunëtori i Laert Haxhiut

09:14 : 10/05/2025
KRONIKE

Krim pasioni në Prishtinë/ 34-vjeçari plagos të dashurën me thikë, më pas vret veten

17:36 : 09/05/2025
RAJONI

Vrasja e 15-vjeçares në Prizren/ Autori i është drejtuar gruas: Duhet të vdesim të gjithë!

11:50 : 08/05/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Dy ditë sherr për pronat në Has përfundon me një të vrarë, si nisi konflikti

17:24 : 07/05/2025
Para

Dita e Verës/ Trafik i rënduar në hyrje të Elbasanit

TË GJITHA

Përfundon procesi i numërimit në Cërrik, rezultati

14:56 : 12/05/2025

Si ndahen votat në rang vendi deri tani, projeksionet e mandateve për secilin Qark

14:56 : 12/05/2025

Analiza: Gara e fortë e listave të hapura dhe zhbërja e politikës nga makineritë elektorale

14:51 : 12/05/2025

EMRAT/ Tentoi të hynte në Shqipëri me identitet fals, kapet në Rinas shqiptari i dënuar në Itali

14:45 : 12/05/2025

“Zvarritjet e numërimit, të pajustifikueshme”, PS – numëruesve: Mos luani me zjarrin e ligjit

14:39 : 12/05/2025

Ndryshon rezultati në Tiranë/ “Mundësia” e Shehajt shkon në dy mandate, ia merr PD-së

14:32 : 12/05/2025

Vota e Diasporës/ Hapen 3591 zarfe, ja kush kryeson deri më tani

14:24 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com