• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Baza detare e Sarandës “dhuratë” oligarkëve, Olta Xhaçka në SPAK për privatizimin

13:18 : 13/03/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka është paraqitur në mesditë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Ballafaqimi i Xhaçkës me prokurorët e SPAK vjen pasi ndaj saj rëndon një kallëzim i dorëzuar nga ish/zv-komandanti i forcave detare, Artur Meçollari lidhur me privatizimin e pronave të ushtrisë dhe më konkretisht bazës detare të Limionit në Sarandë.

Pas ballafaqimit 4 ditë më parë në SPAK të Artur Meçollari dhe ish-Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, tashmë deputet i Partisë Socialiste Bardhyl Kollçaku, radhën për të dhënë “llogari” përpara organit të akuzës për tjetërsimin e pronave të ushtrisë e kishte ish-ministrja e Mbrojtjes.

Pasi u mor në pyetje nga prokurorët e SPAK, Xhaçka foli për mediat duke mohuar akuzat që janë ngritur në drejtim të saj.

“Nuk ka patur asnjëherë asnjë shkelje ligji”, tha Xhaçka.

Lexo edhe:

Vetmia absolute e grave që “rilindën”

Del pas dy orësh nga SPAK Olta Xhaçka/ “Kyç” gojën para gazetarëve

Duke u shprehur se do të jetë në dispozicion të drejtësisë, ish-ministrja e Mbrojtjes nënvizoi se rasti i Sarandës nuk është tjetërsim i pronave shtetërore, por një rast kur asete të lëna mes ndryshkut do shndërrohen në asete.

“Padiskutim që unë jam në dospozicion të drejtësisë, kjo është arsyeja pse ne kemi punuar dhe luftuar që të gjithë jemi në dispozicion të drejtësisë, për t’u pyetur dhe për t’u kthyer përgjigje për ato çështje që duhet të hetohen. Unë nuk bëj përjashtim edhe në funksionin që kam. Është e mirëseardhur dita kur do të marrin fund shpifjet për përdorimin e aseteve për arsye elektorale, por edhe alarmi fals që asete që kanë qëndruar mes ndryshqeve do të kthehen në asete me vlerë si rasti i Sarandës”, deklaroi Xhaçka.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka vendosur në sekuestro preventive bazën detare në Sarandë, pasi Meçollari ka akuzuar në mars të 2021 të gjithë zyrtarët e lartë, përfshirë edhe ish-ministren e Mbrojtjes aso kohe, Olta Xhaçka dhe Presidentin Bajram Begaj.

Denoncimi nga ana e Meçollarit u bë për dy prona, një në Shëngjin dhe një në Sarandë të cilat sipas tij janë dhënë pa leje i janë dhënë privatit. Sa i përket kallëzimit mbi bazën detare të ushtrisë në gjirin e Limonit, kjo pronë është tashmë në duart e biznesmenëve Shefqet Kastrati dhe Artan Dulaku.

Dy biznesmenët në fjalë, të rreshtuar në krah të kryeministrit Rama pritet të investojnë në këtë bazë për projektin “Marina Town Saranda”, që është një kompleks hotelesh, rezidencash dhe një port jahtesh që do të shtrihen përgjatë bregut të Jonit.

Sakaq, ish zv/komandanti i bazës detare Artur Meçollari, akuzon ish-ministren Xhaçka dhe ish-shefin e Shtabit Bardhyl Kollçaku se nuk kanë marrë miratimin e Forcës Detare për dhënien me qira të kësaj baze detare te “investitorët strategjikë” të qeverisë Rama.

Sipas akuzave të Mecollarit: “Në datën 1 korrik 2020, me propozim te Ministrit të Mbrojtjes Znj. Olta Xhaçka në kundërshtim me procedurat e parashikuara në ligj dhe propozimin e Forcës Detare, Këshilli i Ministrave miratoi VKM nr. 514.  Kjo VKM i jepte me qira kompanisë Marina Bay Saranda rreth 265.000 m², një euro për 20 vjet, duke përfshirë edhe rreth 40.000 m² të Bazës Detare të Sarandës.

Në datën 15 korrrik 2020 Ministria e Financës dhe Ekonomisë lidhi kontratën me kompaninë Marina Bay Saranda, kontrat e cila parashikonte dorëzimin e truallit nga Forca Detare, duke përfshirë edhe sipërfaqen e Bazës Detare, deri më 16 gusht 2020”.

LEXO EDHE:

“Dhuruan” pronat e ushtrisë te oligarkët/ SPAK thirri sot Olta Xhaçkën, ja ku “u arratis” ministrja

Etiketa: baza detare e sarandesolta xhackapronat e ushtrise

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vetmia absolute e grave që “rilindën”

17:36 : 09/03/2026
AKTUALITET

Del pas dy orësh nga SPAK Olta Xhaçka/ “Kyç” gojën para gazetarëve

12:03 : 23/12/2025
AKTUALITET

Olta Xhaçka paraqitet në SPAK

10:07 : 23/12/2025
AKTUALITET

SPAK-u alergjik ndaj strategjikes Xhaçka

15:27 : 08/12/2025
AKTUALITET

Xhaçka nuk preket nga SPAK, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për hetimin e saj dhe të bashkëshortit

16:30 : 19/11/2025
AKTUALITET

Efekti ‘Zegjine’ edhe në Komisione, gafa e Olta Xhaçkës! Ish-ministrja bëhet “lëmsh” me shifrat për buxhetin

12:41 : 12/11/2025
Para

Shehaj: Ahmetaj do arrestohet

TË GJITHA

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026

Komiteti i Jashtëm i Senatit të SHBA vendos për Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

22:00 : 04/06/2026

Gazetari zbulon detaje rreth 43-vjeçarit që vrau efektivin e “Shqiponjave”

22:00 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetbetasusjojobetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom