• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ministrja e Mjedisit bën një sy qorr për krimin mjedisor në Elbasan

E pyetur për derdhjen e mbetjeve të bashkisë buzë lumit Shkumbin, ministrja Mirela Kumbaro tha se nuk i kishte parë pamjet dhe se menaxhimi ishte në çdo rast përgjegjësi e administratës vendore.

18:44 : 13/03/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha të hënën se nuk ishte në dijeni të krimit mjedisor në Elbasan, ku për shkak të mosfunksionimit të inceneratorit, mbetjet hidhen dhe digjen buzë lumit Shkumbin.

Në fillim të marsit, BIRN filmoi një kamion të bashkisë së Elbasanit që i hodhi mbetjet në një vend-depozitim të paligjshëm pranë fshatit Bradashesh si dhe shtëllunga tymi që shpërndaheshin në fshat.

“Nuk i kam parë këto pamje,” tha Kumbaro pas mbledhjes së qeverisë, duke shtuar se rasti do të ndiqej pasi të njihej me të.

E pyetur se kush do të mbante përgjegjësi për krimin mjedisor dhe keqmenaxhimin e inceneratorit të Elbasanit, Kumbaro tha se kjo ishte çështje e bashkisë.

“Në çdo rast, menaxhimi i përditshëm i mbetjeve në gjithë territorin e Shqipërisë është pjesë e menaxhimit që bën çdo njësi e administratës vendore,” tha ajo.

Lexo edhe:

Dhunuan dhe kanosën babë e bir, arrestohen dy persona që jepnin fajde në Elbasan

Shpërthejnë tubacionet e ujit të pijshëm në Elbasan, përmbyten rrugët e lagjes

Edhe më herët, qeveria i ka pasuar problemet me keqmenaxhimin e inceneratorëve tek njësitë vendore duke mos mbajtur përgjegjësi për mosfunksionimin e tyre.

Sipas banorëve të fshatit Bradashesh, derdhja e mbetjeve nga bashkia nuk ishte një rast i izoluar pasi makinat me mbishkrimin “Bashkia Elbasan” derdhin mbetje buzë lumit dhe më pas u vihet flaka natën duke lëshuar shtëllunga me tym të zi mbi fshat.

Ndërsa kryetari i bashkisë Gentjan Llatja mohoi që të ketë ndodhur depozitimi i mbetjeve pranë lumit dhe premtoi marrje masash për personat përgjegjës.

Inceneratori i Elbasanit u ka kushtuar taksapaguesve 26 milionë euro. Ai u ndërtua nëpërmjet një kontrate të dyshimtë partneriteti publik privat që ka dërguar pas hekura me akuza për korrupsion dhe pastrim parash 10 persona, përfshirë ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputetin socialist Alqi Bllako.

Djegësi i mbetjeve u vendos në sekuestro preventive nga Gjykata në vitin 2021 dhe tani administrohet nga një kompani publike në pronësi të bashkive të qarkut Elbasan. Por megjithë përpjekjet e kësaj kompanie për ta rivënë në punë, impianti vazhdon të jetë jashtë funksioni./ BIRN

Etiketa: elbasankrimin mjedisorlefter kokaMinistrja e Mjedisit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dhunuan dhe kanosën babë e bir, arrestohen dy persona që jepnin fajde në Elbasan

11:47 : 14/11/2025
AKTUALITET

Shpërthejnë tubacionet e ujit të pijshëm në Elbasan, përmbyten rrugët e lagjes

08:46 : 14/11/2025
AKTUALITET

Shisnin kokainë në Himarë, arrestohen në flagrancë dy persona nga Elbasani

09:50 : 13/11/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Ushtronin prostitucion në Elbasan, arrestohet tutorja dhe dy shtetase të huaja

10:31 : 12/11/2025
AKTUALITET

I zhvati qytetarit 500 euro për zhbllokimin e makinës, pezullohet shefi i trafikut në Elbasan

22:48 : 11/11/2025
AKTUALITET

“Klient i përhershëm”/ Shefi i trafikut në Elbasan ‘rrjep’ qytetarin, merr 500 euro “për kafe”

21:13 : 11/11/2025
Para

Horoskopi javor nga Meri Shehu, kush janë shenjat më me fat

TË GJITHA

Monopolet, oligopolet dhe nevojtorja e Autoritetit të Konkurrencës

10:19 : 16/11/2025

Vrau me thikë djalin e tij, Prokuroria dërgon në gjyq Hekuran Gjonin

09:52 : 16/11/2025

Zbardhet dinamika e atentatit në Shkodër, arrestohen 2 autorët (EMRAT)

09:44 : 16/11/2025

Aksidentohet në punë, humb jetën 45-vjeçari shqiptar në Greqi

09:33 : 16/11/2025

Nesër protesta te Kryeministria/ Teliti tregon detaje, çfarë pritet

09:23 : 16/11/2025

“Kronika e një Shqipërie të nënshtruar”

09:09 : 16/11/2025

Këmbimi valutor 16 nëntor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:50 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com