• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjurma e gishtit në valixhen e zezë, prova që çoi në arrestimin e Muratit për arsenalin e armëve

12:32 : 13/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një gjurmë gishti në një valixhe që u gjet në banesën e Kristian Gjinit ishte prova që çoi në arrestimin e Fatjon Muartit pesë muaj më parë, lidhur me një arsenal armësh të gjetur në kryeqytet.

Boldnews.al ka siguruar një vendim të Gjykatës së Apelit të Tiranës që lë në fuqi masën arrestit me burg për Muratin – i cili megjithatë u lirua dy muaj pas arrestimit po nga gjykata e shkallës së parë, që i zbuti masën në arrest shtëpie. Në vendim zbardhen edhe detajet e arrestimit të 32-vjeçarit Murati pas gjetjes së arsenalit të armëve në dy banesa në kryeqytet.

Arrestimi i Kristian Gjinit

Sipas hetimeve, ishte një kontroll rutinë në automjetin me të cilin lëvizte Kristian Gjini, që çoi në zbulimin e armëve dhe më pas në ndalimin e Fatjon Muratit.

Siç ka rezultuar gjatë gjykimit në shkallë të parë, shpjegohet në vendim, faktet e kësaj çështje paraqiten si vijon:

Lexo edhe:

Ndodh edhe kjo! Burrin e të motrat prokurore në Tiranë, Ermonela Felaj më e votuara në burgun “302”

Kryeministri britanik nis vizitën në Tiranë, takohet me presidentin Begaj

Nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar se në datë 12.07.2022 rreth orës 17.30, punonjësit e policisë së Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të planizuar me shërbim në Rrugën “Gjergj Fishta”, Tiranë kanë ndaluar automjetin e markës Audi me drejtues shtetasin Kristjan Gjini dhe mbi bazën dyshimeve kanë ushtruar kontroll.

Në automjetin e shtetasit Kristjan Gjini është gjetur një çantë dorë brenda së cilës është gjetur një armë zjarri tip pistoletë me numër serie 3105734 me krehër me 14 fishek kalibër 9X19 mm. Gjithashtu në çantë janë gjetur një sasi prej 1000 euro, një leje drejtimi me numër B6A24046N-3, në emër të shtetasit Kristjan Gjini, si dhe dy çelësa brave dere pa mbishkrime.

Sendet e sipërcituara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dhe u mor vendim për kryerjen e vendimit përkatës daktiloskopik, teknik balistik armë. Në kushtet e flagrancës shërbimet e policisë gjyqësore kanë ushtruar kontroll në dy ambiente (banesa) të marra me qira nga shtetasi Kristjan Gjini në Kompleksin Rezidencial “Fusha” (Sofia), afër Qendrës Tregtare TEG, konkretisht apartamentet në katin e parë dhe katin e dytë të vilës “A”.

Fillimisht personi nën hetim shtetasi Kristjan Gjini ka pretenduar se nuk ka banesë në posedim në këtë vend, por nga veprimet konkrete në terren ka rezultuar se dera e apartamentit në katin e dytë është hapur me anë të çelësit që është sekuestruar shtetasit Kristjan Gjini, në prezencë të tij.

Gjatë kontrollit të këtij apartamenti (banese) ndër të tjera janë gjetur fiksuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sende dhe prova materiale.

Çfarë u sekuestrua

Më pas, këqyrja vijoi me kontrollin e banesës në katin e parë e cila fillimisht është gjetur e mbyllur dhe pas insistimit disa orë më vonë është bërë e mundur hapja e saj nga brenda me çelës nga një shtetase e seksit femër e cila është prezantuar dhe identifikuar me emrin F.K.

Kjo e fundit paraprakisht ka deklaruar se ka njohje dhe shoqëri me shtetasin Kristjan Gjini dhe ka ardhur tek banesa e këtij të fundit për të pastruar.

Në këto kushte shërbimet e policisë gjyqësore kanë ushtruar kontroll në banesën e katit të parë në të cilën është gjetur shtetasja F.K., ku po ashtu janë sekuestruar mare zjarri dhe sende të tjera.

Sendet e sekuestruara në banesën e dytë

Është sekuestruar automjeti i markës Audi me targë në pronësi të shtetasit Kristjan Gjini, automjeti i markës Volksvagen në pronësi të shtetases F.K.

Për të gjitha provat e sipërcituara është marrë vendim për kryerjen e veprimeve përkatëse daktiloskopik vlerësues-krahasues, biologjik, teknik balistik, teknik telefonash. Rezulton se Kristjan Gjinit i janë gjetur dy leje drejtimi me të dhëna ku njëra dyshohet se është e falsifikuar.

Dëshmitë

I pyetur si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit, B.P. ka deklaruar se është administrator i Rezidencës “Fusha” dhe ka sqaruar se apartamenti A-3, shkalla 1, që ndodhet në katin e dytë është në pronësi B.A. me origjinë nga Tropoja të cilin ja ka dhënë me qera shtetasit Kristjan Gjini. Apartamenti A-1, shkalla 1, kati i parë, është në pronësi të një shtetasi italian me emrin A., përdorues i numrit telefonik celular 06******** të cilin ja ka lënë me qera shtetasit Kristjan Gjini. Ky i fundit prej muajsh paguan rregullisht lekët e mirëmbajtjes e apartamentit A-1.

E pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit F.K. ka deklaruar se ka njohje dhe shoqëri me shtetasin Kristjan Gjini dhe pretendon se në momentin që ka trokitur policia ka qenë në gjumë dhe për këtë arsye nuk ka hapur derën.

Shtetasja F.K. deklaron se apartamenti ku ajo është gjetur i përket shtetasit Kristjan Gjini dhe ajo kishte shkuar aty për të pastruar, ndërsa për apartamentin A-3 i cili ndodhet në katin e dytë F. ka thënë se i përket shtetasit Kristjan Gjini.

E pyetur në cilësinë e personit në hetim në prezencë të mbrojtësit ligjor të zgjedhur prej saj shtetasja F.K. nuk ka pranuar të japë shpjegime lidhur me sendet e kundërligjshme të gjetura në banesë dhe në këto kushte është proceduar me arrestimin në flagrancë të saj për veprën penale të “Moskallzimi i krimit”.

I pyetur në cilësinë e personit në hetim në prezencë të mbrojtësit ligjor të zgjedhur prej tij, Kristjan Gjini nuk ka pranuar të japë shpjegime në lidhje me faktin penal që i atribuohet dhe në këto kushte është proceduar me arrestimin në flagrancë të tij për veprën penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Gjurma e gishtit të Fatjon Muratit

Në cilësinë e provës materiale, thuhet më tej në vendimin e Apelit, janë administruar pamjet filmike të serverit që monitoron ambientin e jashtëm dhe të brendshëm të rezidencës ku ndodhen banesat e marra me qera nga shtetasi Kristjan Gjini.

Gjatë hetimeve paraprake, në vijim të hetimit të kësaj çështje është administruar akti i ekspertimit vlerësues i provë materiale Nr.9445, datë 29.07.2022, ku është konkluduar se: Në objektet e ekspertimit fiksuar gjatë këqyrjes së vendit të ngjarje, konkretisht “Kontrollit të banesës”, së shtetasit Kristjan Gjini, në datë 12.07.2022, në kompleksin rezidencial “Mandarinat”, Tiranë, u përftuan disa gjurmë papilare, të vlefshme për identifikim, të emërtuar me gërmat “A”, “B”, “C”, “D”, “E”.

Me aktin e ekspertimit Nr.10044, datë 10.08.2022, ndër të tjera është konkluduar: se gjurma papilare objekt ekspertimi e pasqyruar në fotografinë me mbishkrimin e gërmës “C”, e fiksuar në vendin e ngjarjes më konkretisht “Kontrollit të banesës”, së shtetasit Kristjan Gjini, në datë 12.07.2022, në kompleksin rezidencial “Mandarinat”, Tiranë, është formuar nga gishti i madh, i dorës së djathtë, të shtetasit Fatjon Ramazan Murati, i datëlindjes 14.01.1990, lindur në Kukës dhe adresë banimi në Tiranë.

Nga hetimi ka rezultuar se (referuar aktit të ekspertimit), gjurma e papilare e emërtuar me germën “C”, që është lënë nga shtetasi Fatjon Murati, është fiksuar në sipërfaqen e jashtme të valixhes plastike me ngjyrë të zezë, me mbishkrimin “Ruger 57”, brenda të cilës ndodhej një armë zjarri me mbishkrimin “Ruger 57”, me numra të fshirë, dy krëhëra, si dhe një kuti me fishekë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, në funksion të këtij procedimi penal, janë krijuar dyshimet e arsyeshme, mbështetur në prova dhe fakte, se shtetasi Kristjan Gjini, aktivitetin e tij kriminal e ka kryer në bashkëpunim edhe me persona të tjerë. Bazuar edhe në aktin e ekspertimit Nr.10044, datë 10.08.2022, dyshohet se në këtë aktivitet kriminal është i përfshirë shtetasi Fatjon Murati, i datëlindjes 14.01.1990, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë.

Në kërkim për masakrën e Fushë-Krujës

Efektivët më tej kanë zbuluar se Murati ishte në kërkim për tu pyetur lidhur me atentatin me tre viktima në Fushë-Krujë në 17 Korrik 2022, ku mes viktimave ishte dhe Brilant Martinaj, kushëri i Ervis Martinajt.

Siç shpjegohet në vendimin e gjykatës, emri i tij u shpërnda një ditë pas kësaj ngjarje në pikat kufitare në vend.

“Nga verifikimi në sistemin Tims në ngarkim të këtij shtetasi ka regjistrim në modulin Njoftim në kufi, datë 18.07.2022, me përshkrimin: Komisariati i Policisë Krujë me shk.1994 dt.18.07.2022 kërkon njoftimin në kufi për nevoja të procedimit penal nr.214 te vitit 2022 regjistruar për veprën penale të ‘Vrasjes ne rrethana cilësuese’ në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/dh e 278-2 të K.Penal për shtetasin Fatjon Ramazan Murati i datëlindjes 14.01.1990. Në rast se konstatohen këto shtetas në hyrje-dalje nga Republika e Shqipërisë të ndalohet dhe të njoftohet menjëherë shefi seksionit për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Arrestimi në makinën e blinduar

Murati u ndalua në Tetor të vitit të kaluar, në bordin e një makine të blikuar, në të cilën gjendeshin dhe Indrit Dokle e Gentian Reçi.

“Më datë 08.10.2022, ora 13.15 është ndaluar nga punonjësit e policisë ‘Shqiponja” duke lëvizur në drejtim të zonës së ‘Astirit’ automjeti i blinduar në të cilin udhëtonin shtetasit Fatjon Murati, Indrit Dokle, Gentian Reçi. Pas konsultimit me prokurorin e çështjes, për shkak të gjendjes së ngutshme nga oficerët e policisë gjyqësore është proceduar me ndalimin e shtetasit Fatjon Murati si dyshuar për një krim sepse ka patur rrezik ikje dhe dyshohet për kryerjen e veprës penale ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’, në bashkëpunim”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Në pyetje lidhur me atentatin e trefishtë u morën dhe personat e tjerë që ishin në bord me Muratin, të cilët u lanë të lirë pas dëshmisë. Murati nga ana tjetër, mbeti në qeli për tu liruar dy muaj pas arrestimit nga gjykata e faktit, që i zbuti masën e sigurisë së arrestit me burg, në arrest shtëpie.

Etiketa: arsenal armeshFatjon MuratiTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndodh edhe kjo! Burrin e të motrat prokurore në Tiranë, Ermonela Felaj më e votuara në burgun “302”

12:45 : 15/05/2025
AKTUALITET

Kryeministri britanik nis vizitën në Tiranë, takohet me presidentin Begaj

10:54 : 15/05/2025
AKTUALITET

Tiranë/ Goditi me send të fortë një 59-vjeçar, shpallet në kërkim i riu

09:20 : 15/05/2025
AKTUALITET

Tirana sot dhe nesër në “paralizë”/ Ja rrugët që bllokohen për shkak të samitit të BE

08:22 : 15/05/2025
AKTUALITET

Numërimi “preferencial”/ Kush janë 37 EMRAT e deputetëve të ardhshëm që dalin nga Tirana

15:56 : 14/05/2025
AKTUALITET

Aksident në Tiranë/ I moshuari përplaset nga makina, po ecte me biçikletë te Unaza e Madhe

15:42 : 14/05/2025
Para

Regjistrimi i PD për zgjedhjet e 14 Majit, KAS kthen çështjen te Celibashi

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Sherr brenda familjes, vajza godet me thikë babain në Vlorë

13:04 : 15/05/2025

EMRAT/ Ekstradohen nga Greqia dhe Italia 4 trafikantë droge, ja dënimet ndaj tyre

12:55 : 15/05/2025

Ndodh edhe kjo! Burrin e të motrat prokurore në Tiranë, Ermonela Felaj më e votuara në burgun “302”

12:45 : 15/05/2025

KQZ thirrje partive: Nxisni anëtarët të shpejtojnë numërimin, do përballeni me sanksione për vonesat

12:19 : 15/05/2025

Veliaj i gëzohet fitores nga qelia: Vetëm Rama mund të na fusë në BE, shqiptarët s’i besojnë më Saliut

12:12 : 15/05/2025

“Çuni” i Belës tendera dhe nga Veliaj/ SPAK zbulon bisedën e Evis Berberit me drejtorin e Bashkisë

11:54 : 15/05/2025

“5 vota, 500 mijë lekë”/ PD: Kërcënohet me vendin e punës anëtari ynë që publikoi video

11:50 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com