• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“E helmuar në shpirt”, flet nëna e 22-vjeçares që humbi jetën në aksidentin te TEG-u

12:15 : 13/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Mira, nëna e 22-vjeçares Erisilda Abedini, që të gjithë e njihnin si Sisi, një nga tre të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik të rreth rrotullimit të TEG-ut, ëndërronte një të ardhme të ndritur për vajzën e saj të vogël. Ajo kishte pasion dhe dëshironte botën e televizionit, sepse Zoti e kishte bekuar me bukurinë për të qenë një yll.

Por fati i keq i trokiti në derë Mirës, punonjëses së policisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, e cila atë pasdite të kobshme për të si nënë ishte si zakonisht në ritualin së punës me turne, një punë që e bën prej 16 vitesh në Tiranë.

“E helmuar në shpirt” siç ajo e nis dhe e mbyll këtë rrëfim të dhimbshëm, tregon për revistën “Story”, bisedën e fundit me të bijën, e cila atë pasdite do të shkonte në qendrën tregtare për të blerë një bluzë, por s’u kthye më. Sipas deklarimeve në media, 22-vjeçarja ndodhej brenda “Audit A8” që drejtohej nga 20-vjeçari Klevis Ruçaj, e që për shkak të shpejtësisë së lartë humbi kontrollin duke thyer barrierat e rreth rrotullimit të TEG-ut dhe duke rënë në autostradën Tiranë-Elbasan. Si pasojë e përplasjes ndërruan jetë në vendngjarje 22-vjeçarja Abedini, shoqja e saj 23-vjeçare, Sikela Perroj, si dhe drejtuesi i mjetit, Ruçaj, i cili ndërroi jetë më pas në spital. Nga këqyrja e regjistrit të gjobave, rezultoi se 20-vjeçari që ishte pajisur me patentë në vitin 2021, kishte një historik shkeljesh rrugore për shpejtësi dhe për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të mjetit, si dhe gara në rrugë të qendrave urbane. Por si u gjend Erisilda, në makinën e shoferit 20-vjeçar, cila ishte dinamika e pa treguar e ngjarjes tragjike, e të tjera detaje të pathëna i zbulon për herë parë nëna e 22-vjeçares, si një mesazh gjithë forcë e që tejkalon dhembjen e pakufishme të një nëne…

Si u gjend vajza juaj në makinë “Audit A8” që drejtohej nga 20-vjeçari i ndjerë, Klevis Ruçaj? Me cilin nga dy personat kishte miqësi?

E vërteta është se shoferi me vajzën që ndodheshin në makinë ishin kushërinj të parë (fëmijë tezesh). Ata ktheheshin nga Elbasani dhe kanë kaluar në TEG, dhe e kanë marrë vajzën time me makinë për të ardhur në shtëpi. Vajza në atë makinë u gjend, se shoferi ishte kushëriri i vajzës tjetër që njihej me vajzën time, e që mbeti po ashtu viktimë nga tragjedia.

Lexo edhe:

Në 5 muaj, 212 të lënduar/ Ekspertët rrugore tregojnë se si duhet të rregullohet lëvizja me monopatina

Aksident në Lezhë, makina humb kontrollin dhe përplas disa automjete të parkuara

Ishe në dijeni se ku do shkonte atë ditë, dhe kur folët për herë të fundit?

Unë jam prej 16 vitesh punonjëse policie pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Kam folur në drekë me vajzën, kur jam nisur për punë pasi atë ditë isha turni i dytë. Vajza ime Sisi do të shkonte në TEG për të blerë një bluzë, për të cilën ia dhashë unë lekët.

Në foto: Nëna e 22-vjeçares Erisilda Abedini, që të gjithë e njihnin si Sisi

Si u përballe me lajmin tragjik, të njoftuan apo e mësove nga mediat?

Duke qenë se isha në punë, unë aksidentin s’e kisha parë në media. Atë pasdite e mora vajzën në telefon, por s’arrita do të kontaktoja se nuk e hapi telefonin. Kur kam shkuar në shtëpi, shoh që nuk ishte vajza as në shtëpi. E mora sërish në telefon, por nuk mora përgjigje. Ndërkohë më telefonon shoqja ime, dhe më thotë: “Ku je? “Sa mbërrita shtëpi,- i thashë”. “Do vish me mua të shkojmë në një vend”, -më tha. Ok, i thashë, po çfarë halli ke?. “Flasim nga afër”- më tha…

Telefoni i vajzës dilte i hapur?

Po, telefoni binte deri në orën 23:00 që e kam provuar, edhe kur unë isha para morgut.

Jeni takuar me familjarët e djalit që shkaktoi aksidentin, dhe nëse po çfarë ju kanë thënë?

Familjarët e 20-vjeçarit, (që ishte shoferi) nuk di kush janë dhe nga janë.

Çfarë marrëdhënieje kishit me vajzën, ju tregonte për gjithçka për shembull nëse ishte e dashuruar apo në një lidhje?

Vajza nuk kishte shok, as lidhje. Ajo hapej me mua dhe ishim si shoqe.

Vajza juaj kishte ëndrra për të qenë pjesë e botës së televizionit. Çfarë synimesh kishte për të ardhmen?

E donte botën e televizionit, edhe pse u diplomua për laborante dentare. Dhe sa i përket natyrës dhe tipit e kisha si djalë, jo vajzë. Jetonim bashkë në zonën “Don Bosko” në Tiranë, pasi vajza e madhe jeton në Paris (Francë), ku dhe ka krijuar familje.

Pas aksidentit, fotot e vajzës suaj dhe dy të rinjve të tjerë që humbën jetën në aksidentin tragjik pushtuan rrjetet sociale. Si mund ta gjejë forcën një nënë e vrarë në shpirt si në rastin tuaj, për të dhënë mesazhin e saj për të rinjtë?

Komunikimi me ju ka qenë i pari. Rrjetet sociale nuk i kam parë se jam e helmuar në shpirt. Nuk kam mundur dot t’i përgjigjem asnjë telefonate, nga miqtë, shoqëria apo kolegët. Nuk mundem, jam e bllokuar totalisht!/story.al/

Etiketa: AksidentErisilda AbediniKlevis RuçajSikela Përroi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Në 5 muaj, 212 të lënduar/ Ekspertët rrugore tregojnë se si duhet të rregullohet lëvizja me monopatina

20:47 : 26/06/2025
AKTUALITET

Aksident në Lezhë, makina humb kontrollin dhe përplas disa automjete të parkuara

19:47 : 26/06/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Fier–Vlorë, plagosen shoferi dhe dy turistë britanikë

16:13 : 26/06/2025
AKTUALITET

Aksident në Vlorë, taksia me dy turistë përfundon jashtë rruge

13:46 : 26/06/2025
AKTUALITET

Përplasi për vdekje me makinë këmbësorin, arrestohet 26-vjeçari në Durrës

08:58 : 26/06/2025
AKTUALITET

“Janë në Apel, duan kohë”, avokati mashtron qytetaren e aksidentuar

21:32 : 25/06/2025
Para

E rëndë në Itali/ Humb jetën nën shinat e trenit i mituri shqiptar

TË GJITHA

Hyri në e-mailin e 3 prokurorëve të SPAK, lihet në burg Zamblak Gjonaj

10:54 : 27/06/2025

“Hipokrit”/ Politikani britanik sulmon Ramën: Merri mbrapsh kriminelët e tu

10:52 : 27/06/2025

Plagosje me thikë në Tiranë – VIDEO

10:50 : 27/06/2025

Paraqitet në GJKKO deputeti i zgjedhur i PD, Arjan Ndoja

10:44 : 27/06/2025

Paralajmërimi i Kushtetueses për Kuvendin, Albin Kurti fton në takim krerët e partive

10:37 : 27/06/2025

Pajtime Fetahu mbetet në burg, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-gjyqtares

10:33 : 27/06/2025

Sizmiologu Dushi: Tërmetet, vazhdimësi e lëkundjes së 24 Qershorit. Pasgoditjet do të vijojnë

10:31 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com