• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dinamika dhe dyshimet/ Si ndodhi vrasja në Tiranë me 1 viktimë dhe 6 të plagosur

23:03 : 12/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Breshëria e plumbave ndaj një lokali në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet mbrëmjen e sotme, solli vrasjen e një gruaje dhe plagosjen e gjashtë personave të tjerë.

Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe mbeti e vdekur nga breshëria e plumbave që u lëshuan në drejtim të lokalit. Gruaja e cila ishte në orarin e punës në barin ku shërbente si banakiere, dyshohet të jetë vrarë gabimisht.

Objektivi mendohet se ishte dikush tjetër, megjithatë një zyrtar i policisë së Tiranë, në një prononcim për gazetarët pas krimit, tha se është ende herët për ta përcaktuar.

Dyshimet e para që lindin megjithatë të çojnë te një konflikt që mund të lidhet me pronarin e lokalit, Fatjon Murati, person me precedentë të mëparshëm. Xhaxhai i tij Sahit Murati, 50 vjeç, është mes personave të plagosur.

Të plagosurit e tjetër janë Astrit Meraj, 42 vjeç, Emanuel Sala, 47 vjeç Ermir Bejuku, 45 vjeç, Genc Shohalli, 55 vjeç. E plagosur, por jo nga plumbat, ka mbetur edhe një vajzë e mitur, 10 vjeçe. Zyrtari i policisë së Tiranës Alket Shatro tha se ajo u lëndua nga ciflat e xhamit që shpërthyen pas të shtatëve. Vajza, mbesë e viktimës, ishte në ambjentet e lokalit në momentet e ngjarjes.

Lexo edhe:

Tritoli në Tiranë/ Dalin pamjet nga lokali, xhamat e bërë copash nga shpërthimi

Dënimi për inceneratorin e Tiranës, Apeli i GJKKO jep më 23 Korrik vendimin për Alqi Bllakon

Sipas burime spitalore, të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Pamje nga vendngjarja

Ngjarja

Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga autoritetet, krimi ndodhi rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”.

“Në lokalin në pronësi të Fatjon Muratit, në rrethana ende të paqarta,  nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri”, njoftoi policia.

Ndërkaq, burime policore bëjnë me dije se dije se autorët dyshohet të kenë qenë dy persona, të cilët janë larguar nga vendngjarje me një motoçikletë. Një prej tyre dyshohet se kishte rolin e shoferit, ndërsa tjetri personi që ka lëshuar breshërinë e plumbave drejt lokalit.

“Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Elbasan, Lezhë e Dibër. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në gjithë territorin ku dyshohet që mund të kenë lëvizur ose ku mund të fshihen autorët”, thuhet më tej në njoftimin e bluve.

 

Dyshimet

Dyshimet e para për grupit hetimor është mundësia e një hakmarrje për një konflikt të mundshëm të autorëve me pronarin e lokalit, Fatjon Murati.

Emri i këtij të fundit është lakuar disa herë në raportimet e kronikës zë zezë në vend.

Hera e fundit ka qenë në Tetor të vitit të kaluar, kur policia ndaloi një automjet, në bordin e së cilit ishin Fatjon Murati bashkë me Indrit Doklen, dhe Gentian Reçi. Policia e Tiranës liroi më pas nga dhomat e shoqërimit Doklen dhe kunatin e tij Reçi, ndërsa në qeli mbeti Fatjon Murati, i cili ishte në kërkim për një bazë armësh që u zbulua në Tiranë tre muaj më parë.

Dokle, Reçi dhe Murati u shoqëruan pasi ishin me praninë e Muratit në një automjet të blinduar, ndonëse në kërkim për një bazë armësh, e cila u gjet gjatë muajit korrik në Tiranë, ku u kap bashkëpunëtori i tij, Kristjan Gjini 25-vjeç.

Fatjon Murati ishte po ashtu një ndër personat që është kërkuar nga Prokuroria Kurbin për t’u marrë në pyetje lidhur me atentatin e regjistruar ë Fushë-Krujë, ku mbetën të vrarë 3 persona, mes të cilëve kushëriri i Ervis Martinajt. Edhe Indrit Dokle është pyetur, i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje atentatin dhe më pas është lënë i lirë. E njëjta procedurë u ndoq edhe më Gentian Reçin, i cili kërkohej nga dikasteri blu për tu marrë në pyetje.

Fatjon Murati në arrati

Zyrtari i policisë së Tiranës bëri me dije pas krimit të sotëm se Murati nuk ishte pjesë e personave të plagosur, ndërsa burime policore saktësuar se aktualisht, ndaj tij rëndon masa e arrestit shtëpiak, lidhur me bazën e armëve që u gjet në kryeqytet disa muaj më parë.

Masë, që është shkelur nga Murati, i cili nuk është gjetur në vendbanimin e deklaruar te autoritetet gjatë kontrollit pas ngjarjes së sotme.

Në këto kushte, është shpallur sërish në kërkim policor.

Dyshimet janë se Fatjon Murati është larguar nga territorit i Shqipërisë, thanë burime policore.

Etiketa: Fatjon MuratiTiranevrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tritoli në Tiranë/ Dalin pamjet nga lokali, xhamat e bërë copash nga shpërthimi

10:49 : 18/07/2025
AKTUALITET

Dënimi për inceneratorin e Tiranës, Apeli i GJKKO jep më 23 Korrik vendimin për Alqi Bllakon

16:59 : 17/07/2025
AKTUALITET

Rrahu një 34-vjeçar, shpallet në kërkim i riu në Tiranë

13:16 : 17/07/2025
AKTUALITET

Vrasja e Renis Dobra, babai rrëfen bisedën e fundit me të birin: Me tha po nisem për në shtëpi

12:57 : 17/07/2025
AKTUALITET

Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimin e PD për pavlefshmëri zgjedhore në qarkun e Tiranës

12:34 : 17/07/2025
AKTUALITET

Tiranë/ I riu gjendet i vdekur brenda automjetit

11:10 : 17/07/2025
Para

La Liga/ Barcelona nuk fal Bilbaon dhe “blindon” kreun

TË GJITHA

Gara për kreun e BKH, SPAK njofton 7 kandidatët për hapin e radhës

11:50 : 18/07/2025

​Sulmi në Banjskë/ Shtyhet seanca gjyqësore, shkak mungesa e dëshmitarit

11:43 : 18/07/2025

Zelensky emëron ish-ministrin e Mbrojtjes si sekretar të këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare

11:39 : 18/07/2025

Rama premton turizëm elitar, autobuzi me turistë bllokohet në rrugët e ngushta të Tiranës

11:32 : 18/07/2025

Tërmet i fortë në Napoli

11:10 : 18/07/2025

Zjarret në vend: 24 vatra në 24 orët e fundit

11:10 : 18/07/2025

Ndezi zjarr për pastrim, por dogji një sipërfaqe toke në Himarë, e pëson 51-vjeçari

11:08 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com