• Kontakt
Monday, July 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Paralajmërimi i ambasadores amerikane në Shkup: Në listën e zezë disa politikanë

21:28 : 10/03/2023
në AKTUALITET, RAJONI

Lufta kundër korrupsionit mbetet në fokus të politikës amerikane ndaj Maqedonisë së Veriut.

Në këtë kontekst shihet edhe vizita e paparalajmëruar në Shkup të premten e koordinatori global për luftë kundër korrupsionit pranë Departamentit amerikan të Shtetit, Richard Nepheë, i cili në takimin me presidentin maqedonas, Stevo Pendarovski, kishte në qendër të vëmendjes luftës kundër korrupsionit, sipas njoftimit të Presidencës.

“Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, në çdo nivel, duke përfshirë edhe korrupsionin e lartë, është jashtëzakonisht e rëndësishme në përpjekjet për të ndërtuar sundimin e ligjit dhe për të fituar besimin e qytetarëve në institucionet”, thuhet në komunikatën e Presidencës maqedonase, pa dhënë detaje të tjera lidhur me këtë takim.

Ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Angela Aggeler, tha se qëllimi i vizitës së zyrtarit të lartë të DASH-it nuk është “lista e zezë” për të cilët flitet tani një kohë të gjatë.

“Nuk është këtu për të zbuluar emra për listën e zezë apo diçka të tillë. Është këtu për të diskutuar proceset, sanksionet, protokollet që ka Qeveria amerikane për çështjen e korrupsionit”, tha Aggeler.

Lexo edhe:

Maqedoni e Veriut, burri vret nipin dhe djalin e tij e më pas vetëvritet

Bie sistemi i policisë në RMV, ndalohet hyrja e automjeteve nga Kosova

Por, ajo pranoi se për këtë çështje po zhvillohen hetime dhe se do të ketë persona që do të gjenden në listën e zezë për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion.

“Janë disa lista, sipas të cilave persona të ndryshëm hetohen në kontekste të ndryshme për korrupsion. Unë qëndroj pas asaj që thashë një ditë më parë dhe besoj se është e vërtetë. Megjithatë, informacioni duhet të vijë nga Uashingtoni. Nuk mund t’ju jap asnjë afat kohor, as se sa persona do të jenë në listë”, tha ambasadorja amerikane Aggeler.

Ajo konfirmoi edhe një herë të dhënat e deklaruara se më shumë se një person nga Maqedonia e Veriut do të jenë në “listën e zezë të sanksioneve amerikane”.

Një ekip për sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 6 dhjetor 2022 ka qëndruar në Maqedoninë e Veriut për të hetuar funksionarët dhe ish-funksionarët e dyshuar për korrupsion.

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, atëbotë kishte thënë se ky ekip do të “do të ndërmarrë një qasje më agresive për aktorët e korruptuar, si ata në të kaluarën dhe ata aktualë”.

Në prill të vitit 2022, SHBA-ja vendosi sanksione ndaj shtatë personave, që u thanë se kanë qenë të përfshirë në vepra korruptive, ku në mesin e tyre ishin edhe ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, dhe ish-drejtori i policisë sekrete, Sasho Mijallkov.

Përveç Gruevskit dhe Mijalkovit, në listën e zezë u futën edhe anëtarët e familjes së tyre të ngushtë./REL/

Etiketa: listëMaqedonizeze

Lajme të lidhura

RAJONI

Maqedoni e Veriut, burri vret nipin dhe djalin e tij e më pas vetëvritet

09:46 : 13/07/2025
RAJONI

Bie sistemi i policisë në RMV, ndalohet hyrja e automjeteve nga Kosova

17:42 : 12/07/2025
RAJONI

Maqedonia e Veriut do vendosë taksë beqarëve? Mickoski: Më shumë vdekje se sa lindje

21:30 : 05/07/2025
AKTUALITET

Fitoi mandatin e deputetes, Romina Kuko dorëhiqet nga posti i Zëvendësministres së Brendshme

19:31 : 27/05/2025
RAJONI

Konfirmohen dy rastet e para me linë e majmunëve në Maqedoninë e Veriut

13:17 : 23/05/2025
AKTUALITET

Denoncimi me EMRA i PD: Patronazhistët e Ramës janë emëruar nga KQZ si vëzhgues të pavarur

15:05 : 03/05/2025
Para

17 të infektuar me Covid-19, në 24 orët e fundit

TË GJITHA

“Hajde se br*kët…”/ Nita Latifi ironizon performancën e Egli Takos

17:55 : 21/07/2025

Nga 900 në 500 milionë, bonusi i bebes po tkurret bashkë me lindshmërinë

17:53 : 21/07/2025

Largohet Gentian Mezani, Mirel Josa merr drejtimin e Bylisit

17:42 : 21/07/2025

Hoxha: Krimi i organizuar ka kapur Elbasanin dhe emëron drejtues në polici

17:40 : 21/07/2025

Vetingu ndaj ish-gjyqtares Majlinda Andrea, ekspozon mosveprimin e ILD e KLGJ për shkarkimin e saj

17:38 : 21/07/2025

UEFA i beson arbitrave shqiptarë, gjykojnë ndeshjen kualifikuese të Europa League

17:25 : 21/07/2025

“Master AL” e Skifter Taganit asnjë asgjësim në 4 vite, ushqimet e skaduara i hidhte në treg me “ofertë”

17:22 : 21/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com