• Kontakt
Saturday, September 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Celibashi, ky puthador i rëndomtë i pushtetit

21:43 : 09/03/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE
Ilirjan Celibashi

Ilirjan Celibashi

Nga Arlind Qori

Nuk kisha qenë më herët në sallën e mbledhjeve të KQZ. Gjithçka ishte e kuruar për merak, nga orenditë, te pozicioni i karrigeve, tapiceria etj. Edhe zyrtarët dhe përfaqësuesit e partive ishin veshur krëk. Të vetmit që bënim kontrast ishim ne, aktivistët e Lëvizjes BASHKË, që sapo kishim lënë diskutimet me qytetarët në rrugë për të pritur vendimin mbi njohjen e partisë.

Me një të rënë të lapsit, komisioneri miratoi regjistrimin nëzgjedhje të PS së Ramës dhe PL së Metës. Pastaj nisi telenovela e dy palëve të PD, që zihen për një vulë e për nga një copë kryetar.

Të fundit, për nga radha e me sa duket edhe për nga rëndësia, ishim ne. Një burrë i kollarisur lexoi me zë mize propozimin që Lëvizja BASHKË të mos regjistrohej në zgjedhje sepse i mungonte vendimi i formës së prerë nga gjykata. Pas tij e mora fjalën dhe vura në dukje faktin se Kodi Zgjedhor (neni 64, pika 1) kërkon që gjykata të ketë marrë vendim për regjistrimin e një partie dhe jo të ketë bërë fakt të kryer regjistrimin e saj (që ndodh 15 ditë pas marrjes së vendimit, kur ai merr formalisht formën e prerë). Po ashtu i kujtova komisionerit se i njëjti institucion, KQZ, më 2019 kishte regjistruar Bindjen Demokratike ndonëse ata nuk kishin dorëzuar në afat as vendimin e gjykatës (çka ne e kishim bërë që në datën 6 mars). Shtova, nga ana tjetër, se arsyeja e vonesës së marrjes së vendimit të formës së prerë nuk ishte përgjegjësi jona, por papërgjegjshmëri e gjykatës e cila, në vend se të shprehej në datën 9 shkurt, e kishte marrë vendimin në datën 2 mars. Në këtë kuptim nuk mund të shkelej një nga parimet themelore të së drejtës, sipas të cilit askush nuk mund të dënohet ose të privohet nga një e drejtë pa pasur faj.

Argumentet e mia nuk ia luajtën as qerpikun, jo më të ndikonin mendimin e Ilirjan Celibashit, i cili, kampion i paradokseve logjike, në të njëjtën fjali thoshte edhe se kishim të drejtë, edhe se nuk kishim të drejtë. Edhe se nuk njihte precedent (si p.sh. atë të 2019), edhe se i referohej një precedenti tjetër (atij të 2015). Me qetësinë e një Pons Pilati që s’e ka për gjë të “të varë në kryq” dhe fajin t’ua lërë farisenjve (gjykatës), zotëria në fjalë ishte i paravendosur të mos e regjistronte Lëvizjen BASHKË, edhe sikur të ndeshej me interpretimet më të përkora të jurisprudencës dhe procedurializmit demokratik.

Lexo edhe:

Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje

Shehaj: Kandidati jopolitik, e vetmja mundësi që opozita të fitojë në Bashkinë e Tiranës

I neveritur nga falsiteti i një puthadori të rëndomtë të pushtetit, që ndryshon nga Zhukrri vetëm nga fakti se ky i fundit e di se është maskara dhe as i bëhet vonë të duket maskara, u ngrita nga tryeza pa mbaruar tamam seanca, i vendosur që ta shmang sa të jetë e mundur praninë time në atë gjiriz moralo-institucional të arreduar me kujdes, ku kapriçot e Maliqit mbisundojnë më fort se kudo tjetër ndaj logjikës së ligjit.

Në Shqipërinë e sotme asnjë institucion nuk denjon e nuk guxon t’i referohet ligjit nëse ky i fundit bie ndesh me urdhrin e Maliqit në krye të qeverisë dhe kukullës së tij në krye të Bashkisë së Tiranës. Këta i frikësohen pjesëmarrjes së Lëvizjes BASHKË në zgjedhje. Dhe me të drejtë. Ne jemi sot opozita më parimore, konsekuente dhe e ndershme e vendit. Ne jemi gjithashtu e vetmja forcë e të majtës. Sikundër jemi të dedikuar në luftën kundër oligarkisë e korrupsionit dhe në përpjekjen për shtet zhvillimor, social e demokratik.

Sidoqoftë, asgjë nuk ka përfunduar. Me ndihmën tuaj ne do ta ngremë zërin në kupë të qiellit. I madh e i vogël do ta marrë vesh se ç’poshtërsi e ç’paligjshmëri po i bëhet një partie të re e vitale. Dhe kur zërat tanë të ushtojnë, nuk do të ketë institucion që do të guxojë të vendoset midis nesh dhe të drejtës.

Nesër e çdo ditë, në shi e në diell, do të vazhdoni të na gjeni rrugëve të Tiranës duke mbledhur firma për të kandiduar në Bashkinë e Tiranës.

/Marrë nga “FB” i autorit/

Etiketa: arlind qoriIlirjan CelibashiKQZLevizja "Bashke"zgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje

11:48 : 12/09/2025
AKTUALITET

Shehaj: Kandidati jopolitik, e vetmja mundësi që opozita të fitojë në Bashkinë e Tiranës

22:56 : 11/09/2025
AKTUALITET

Bushati: Opozita nuk duhet të hyjë në zgjedhjet e Tiranës, por janë budallenj si demi

22:18 : 11/09/2025
AKTUALITET

Zgjedhje në Bashkinë Tiranë, Alimehmeti zbulon nëse do të garojë si kandidat i PD

20:59 : 11/09/2025
AKTUALITET

Në tetor pritet të mbahen zgjedhje të parakohshme në 6 bashki

16:11 : 11/09/2025
AKTUALITET

“Komisionet me përbërje partiake, dështim”, Celibashi 14 propozime për Reformën Zgjedhore

12:05 : 09/09/2025
Para

Rakipi sherr me Bardhin: Bëni mbledhje nëpër hotele, merre Bashën dhe...

TË GJITHA

Rama, ministri “de facto” i Diellës

09:03 : 13/09/2025

U denoncua i zhdukur nga motra, gjendet i pajetë 44-vjeçari në Lushnje

08:51 : 13/09/2025

Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën pasagjerja, plagosen tre persona të tjerë

08:40 : 13/09/2025

Ukraina zgjeron industrinë e armëve: Aleancë e re me Gjermaninë dhe SHBA-në

08:19 : 13/09/2025

Këmbimi valutor 13 shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

08:12 : 13/09/2025

Temperaturat arrijnë deri në 34 gradë, moti për sot

08:03 : 13/09/2025

Tarifat abuzive në parkingun e QSUNT/ Ku shkojnë lekët e mbledhura?

23:05 : 12/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com