Riçelja e hetimit administrativ nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK në çështjen për rivlerësimin kalimtar të prokurorit të Tiranës, Naim Tota, i ka sjellë këtij të fundit edhe një barrë prove më shumë, për të kundërshtuar konkluzionin për pamundësi të kunatit për blerjen e një apartamenti, që 13 vjet më vonë ia ka shitur për të njëjtin çmim.
Gjatë seancës dëgjimore të parë të mbajtur më 24 shkurt 2023 u relatua se kunati i Totës, shtetasi T.H., me anë të një kontrate cedimi të vitit 2016, i ka kaluar subjektit të drejtat e një apartamenti që e kishte blerë 13 vjet më parë për 50 mijë euro. Po kaq është deklaruar se ka paguar edhe Tota për blerjen e kësaj pasurie, që sipas përllogaritjes së kryer nga KPK bazuar në referencat e Entit Kombëtar të Banesave për vitin 2016, duhej të kishte një vlerë në shumën 12.8 milionë lekë.
Bazuar dhe në deklarimet e subjektit, Komisioni konstaton se blerësi nuk e ka përfdorur këtë banesë, ndërsa subjekti dhe familja e tij kanë jetuar aty për 12 vjet pa kundërshpërblim.
Bazuar në këto konstatime, janë ngritur dyshime se subjekti mund të ketë mbajtur të fshehur këtë pasuri dhe është kaluar barrë prove për të vërtetuar ligjshmërinë e burimeve të shtetasit T.H. për ta blerë apartamentin në vitin 2003.
Relatorja Pamela Qirko shpjegoi gjatë seancës të mërkurën më 8 mars 2023 se riçelja e hetimit administrativ ishte bërë me qëllim kryerjen e analizës financiare të kunatit të subjektit për pagesën e vlerës 50 mijë euro në vitin 2003. Sipas Qirkos, nga analiza financiare e kryer me rezervë ka rezultuar se familja e shtetasit T.H. nuk ka pasur burime financiare për blerjen e kësaj pasurie në 2003-in, konstatim për të cilin i është kaluar barrë prove subjektit të rivlerësimit.
Prokurori Tota deklaroi se lidhur me rezultatet shtesë të hetimit kishte dorëzua rprova të pakontestiueshme që vërtetonin se nuk kishte lidhje me porositjen e apartamentit të blerë nga kunati në vitin 2003 dhe as me pagesat e kryera në atrë periudhë. Ai sqaroi se e kishte marrë në përdorim këtë pasuri në vitin 2004, kur dhe kishte ndërruar edhe adresën.
Sipas subjektit, motra dhe kunati i kishin ofruar të qëndronte aty. “Në asnjë rast nuk kam shmangur detyrimin për të deklaruar përdorimin e këtij apartamenti dhe e kam deklaruar si adresë edhe në ILDKPKI”, pohoi Tota dhe shtoi se, për shkak të marëdhënies së posaçme i ishte dhënë në përdorim pa kundërshpërblim.
Subjekti teksoi se nuk mundej që të qëndronte për një kohë të gjatë në atë situatë dhe se nuk i kishte marrë kunatit interesat e huasë 40 mijë euro që i kishte dhënë.
Tota shpjegoi se për shkak se nuk i kishte marrë kuantit interesat për huanë që i kishte dhënë, ishin dakorëdësuar që apartamentin ta blinte me çmimin e vitit 2003.
Ai theksoi se apartamentin e kishte blerë dhe për rrjedhojë kunati nuk mund të konsiderohet si person tjetër i lidhur. Subjekti këmbënguli se balanca negative e konstatuar nga Komisioni për kunatin nuk mund ta penalizonte në procesin e rivlerësimit. “Unë nuk kam detyrim ligjor për të justifikuar burimet e apartamentit të motrës e të kunatit”, deklaroi ndër të tjera Tota.
Megjithatë, ai u shpreh se për të qenë bashkëpunues në këtë proces, kishte depozituar shpjegime e prova që kundërshtojnë barrën e provës. Tota këmbënguli se kishte depozituar dokumentacion që vërtetonte se kunati kishte shitur në vitin 2002 një apartament për afro 2.5 milionë lekë. Këtë pretendim e mbrojti me një shkresë të EKB-së, ku sipas tij përcaktohet se në vitin 2002, vlera mesatare e për m2 ishte në shumën 28 mijë e 900 lekë. Me të njëjtin argument ai pretendoi se vërtetonte se kunati kishte shitur një tjetër pasuri në vitin 2003 kundrejt vlerës 2.8 milionë lekë.
Ai renditi dhe një sërë aktesh të dorëzuara prej tij, si deklarime noteriale të palëve blerëse të apartamenteve; për të ardhurat e kunatit nga bunouset në dy shoqëri duke pretenduar se kanë qenë më të larta nga pagat; për të arhdurat nga këmbimi valuator; të ardhurat e motrës nga pagat; si dhe dokumentacion bankar për likujditetet e disponuara nga kunati.
Sipas subjektit, kunati i ka tërhequr likujditetet bankare në momentin kur janë kryer pagesat për apartamentin në vitin 2003. “Bazuar në këto prova e të dhëna rezulton se shtetasi T.H. ka pasur burime financiare të ligjshme të mjaftueshme”, theksoi Tota.
Ai shtoi se kishte depozituar analizë financiare të kryer nga një ekspert privat në dy variante, sipas të cilave rezulton me balance pozitive.
Në vijim Tota u ndal në investimin e kryer nga bashkëshortja e tij e ndjerë në shoqërinë ku kishte punuar. Në seancën e parë dëgjimore, Qirko evidentoi një investim të kryer nga bashkëshortja e ndjerë e subjektit në vitin 2005 në shumën 12 mijë e 500 euro duke blerë aksione të shoqërisë ku punonte. Sipas relatores, subjekti nuk e ka deklaruar këtë investim të bashkëshortes në vitin 2005 kur është kryer, si dhe as burimin e krijimit të shumës 12 mijë e 500 euro. Po ashtu, nuk e ka deklaruar në vitin 2006.
Subjekti ka shpjeguar se nuk ka pasur dijeni për këtë investim të bashkëshortes dhe sipas tij, e ka mësuar një gjë të tillë pasi e ndjera ka ndërruar jetë. Tota ka shpjeguar se është njoftuar nga shoqëria ku punonte bashkëshortja për investimin e kryer prej saj, si dhe për shumën që duhej të tërhiqte që ishte në vlerën 44 mijë euro, që pas tatimit ka mbetur në shumën 40 mijë euro. Ai ka theksuar se e ka deklaruar këtë rrethanë në vitin 2007. Në vijim, subjekti ka deklaruar se këtë shumë ia ka dhënë hua kunatit T.H. me interes 1.5%.
Në seancën e të mërkurës, Tota tha se nga provat dhe shpjegimet e depozituara dukej qartë se ai nuk kishte pasur dijeni për këtë investim. Ai pohoi se thuajse të gjithë punonjësit e asaj shoqërie kishin bërë investime të tilla.
Prokurori Tota pohoi se në atë periudhë punonte në Mat. Sipas tij, bashkëshortja e ndjerë e dinte qëndrimin e tij kundër marrjes së borxheve pasi nuk kishin ende një shtëpi.
Ai sqaroi se bashkëshortja e ndjerë dhe motra e tij kishin pasur marrëdhënie shumë të mira dhe njohe mes tyre që në shkollë, përpara se të lidhnin martesë. Sipas tij, bashkëshortja e ndjerë ka kërkuar borxh tek motra e tij, nisur nga fakti se kjo e fundit kishte ekonomi të shëndetshme.
Për huanë e marrë nga bashkëshortja prej motrës së saj, subjekti deklaroi se kishin shërbyer si burim kreditë që kishte marrë kunata. Ai kërkoi që në analizën financiare të kunatës të uleshin shpenzimet jetike pasi një pjesë të nevojave i mbulonin nga ekonomia bujqësore.
Ai shtoi se kunata dhe bahskëshorti i saj kanë qenë mësues. “Sipas KPK dy arsimtarë në Gradishtë të Lushnjës nuk mund të jetonin”, tha Tota dhe ritheksoi se nisur nga fakti se ata jetonin në fshat, shpenzimet jetike kishin qenë më të ulëta.
Subjekti vërejti se kishte provuar shlyerjen e një huaje, që sipas tij tregon njohjen e huasë.
Ai këmbënguli se huadhënësit kanë pasur mundësi për dhnëien e vlerave bashkëshortes së tij që kanë shërbyer për investimin e kryer.
Lidhur me pasaktësitë në deklarimet e gjendjeve cash, subjekti fajësoi ILDKPKI-në duke pretenduar se ishin keqorientuar. Tota kërkoi që analiza financiare të kryhet sipas ligjikës së paraqitur prej tij.
Tota mbajti qëndrim edhe për denoncimet nga publiku. Ai vërejti se të gjitha denoncimet ishin kryer pas fillimit të procesit të vetingut dhe për çështje që janë në hetim. “Ky ka qenë presion, pork am fijuar punën time i pandikuar”, pohoi Tota dhe pohoi se pasuritë e vetme që zotëron janë një apartamrnt i blerë në vitin 2016 dhe 12 mijë e 500 euro nga trashëgimia ligjore e bashkëshortes së ndjerë.
Në përfundim, Tota kërkoi konfirmimin në detyrë. KPK njoftoi se vendimi do të shpallet më datë 10 mars, në orën 09:50.
/Reporter.al/