• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sako e Durrësit s’kualifikon 6 nga 7 firmat në garë; I jep “Gjikurisë” tenderin 1 mln €

08:55 : 06/03/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, ka “thyer” një rekord në tenderët publikë. Në një procedurë, kryetarja e zgjedhur pa zgjedhje ka s’kualifikuar 6 nga 7 firmat në garë, duke ia “falur” lekët firmës “Gjikuria”. Kjo e fundit njihet për tenderët në zonën e Jugut të Shqipërisë, ku ka fituar me dhjetëra procedura nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Himarë.

Ndërkohë, duke u bazuar në procedurën e Sakos vihet re se oferta e “Gjikurisë” ka qenë më e lartë. Skema e përdorur ka qenë e paramenduar, pasi janë “groposur” ata që ofruan më pak për ta shpallur fituese. Diferenca nga oferta më e ulët deri te më e larta është plot 170 mijë euro, para’ të cilat në këtë kohë para zgjedhjeve iu gjendet vendi kollaj.

E gjitha vjen në një kohë para zgjedhore, ku pritet të bëhen “nderet e fundit”. Frika nga mos kandidimi apo edhe nga zgjedhjet, në rast se kandidon, ka sjellë këto lëvizje, duke dhënë para firmave të preferuara.

Lexo edhe:

“Faji i natyrës”, tender i ri 950 mijë euro për të “rregulluar” shembjet e Unazës së Burrelit që kushtoi 1.3 milionë!

Jonaid Myzyri nuk i ndahet vesit, sapo hyri në OBP i fal 1.2 milionë euro Çim Fushës

Njoftimi i fituesit nga Bashkia e Durrësit për rikonstruksionin e Qendrës Kulturore të Fëmijëve
Njoftimi i fituesit nga Bashkia e Durrësit për rikonstruksionin e Qendrës Kulturore të Fëmijëve

BoldNews.al shfletoi dokumentet e këtij tenderi, i cili ka pasur një objekt “rikonstruksioni i Qendrës Kulturore të Fëmijëve, Durrës”. Fondi i dhënë nga Sako është 106.262.235 lekë pa TVSH, ndërkohë që ky rikonstruksion do të bëhet brenda 120  ditëve.

Sipas dokumentit të mësipërm, në këtë procedurë morën pjesë 7 kompani, të cilat dhanë ofertë (e 8-ta s’kishte ofertë ekonomike). Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë “ASI-2A CO”, “SHENDELLI” dhe “JODY-KOMPANY” ofruan 86.046.103 lekë pa TVSH. Oferta e dytë ishte e firmës “T&XH” me vlerë 87.878.225 lekë, e kështu me radhë për të shkuar te oferta e renditur e shtata, ajo që ka pasur ofertën më të lartë.

Në dokument saktësohet se firma e 7-të, është “”GJIKURIA” e cila kishte një ofertë 103.989.213 lekë pa TVSH, ose mbi 1 milionë euro me TVSH. Kjo ofertë, më e larta, u shpall çuditërisht edhe fituese nga Emiriana Sako.

Por si e arriti?! Natyrisht duke s’kualifikuar jo 1 po 6 firmat që ofruan më pak. Oferta më e ulët, ajo e bashkimit të 3 operatorëve pasi s’kanë punë të ngjashme. Gjithashtu edhe me arsyet se s’kanë punonjës të specializuar apo të kualifikuar. Firma e dytë u s’kualifikua për arsye se s’ka staf mbështetës. Ndërkohë, e treta se s’kishte staf dhe fuqi punëtore. E katërta se s’ka subjekt mbështetës, s’ka kapacitete dhe 1 licencë.

Arsyet e s’kualifikimit vijojnë edhe për firmën e pestë, e cila ka shkruar në dokumente se do të përdorë stafin e një firme tjetër, por në letra nuk lejohet kjo gjë! Firma e gjashtë u s’kualifikua sërish se s’ka inxhinier elektronik apo edhe punëtorë ndërtimi të thjeshtë. Dhe të gjitha këto kushte i përmbushte vetëm “Gjikuria”, e cila megjithëse u rendit e shtata, fitoi tenderin prej 1 milionë eurosh.

Etiketa: Emiriana Sakofirma GjikuriaKryetarja e Bashkisë së Durrësittender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Faji i natyrës”, tender i ri 950 mijë euro për të “rregulluar” shembjet e Unazës së Burrelit që kushtoi 1.3 milionë!

20:59 : 25/06/2026
AKTUALITET

Jonaid Myzyri nuk i ndahet vesit, sapo hyri në OBP i fal 1.2 milionë euro Çim Fushës

23:07 : 24/06/2026
AKTUALITET

Pas satelitëve dhe fotografimit ajror, qeveria hap tender 500 mijë € për pyllëzime me dron

22:59 : 22/06/2026
AKTUALITET

Asfalti i florinjtë/ Bashkia e Tiranës, 900 mijë euro/km për “lyerjen” e rrugës dytësore të autostradës

11:13 : 20/06/2026
AKTUALITET

Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e tenderit 28 mln euro të uniformave të Policisë

17:46 : 09/06/2026
AKTUALITET

Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk bën dot as strategjinë e saj, blen konsulencë 3 milionë euro!

21:32 : 28/05/2026
Para

Drogë, vrasje dhe vjedhje/ Arrestohet 34-vjeçari në Durrës, pjesë e një grupi kriminal

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet