• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Baçi: Lojë e pistë me ftesën për kandidatët, Basha me sjellje skuthi

18:28 : 06/03/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti i PD, Luan Baçi e konsideroi “një lojë të pistë” ftesën e Enkelejd Alibeajt për të pranuar edhe kandidatë të dalë nga primaret në siglën e PD për zgjedhjet e 14 majit.

Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV, Baçi tha se Basha nuk është kryetar i PD, pasi ka dhënë dorëheqjen publikisht, ndonëse sipas tij me një sjellje prej skuthi ka lënë emrin në gjykatë për ta përdorur për diversion.

Ai u shpreh se Basha duhet të paditet në gjykatë për mashtrim publik. Deputeti i PD tha se të gjithë ata që do të pranojnë të garojnë me “AliBashën” do të konsiderohen njerëz të Ramës.

“Basha nuk është kryetari i partisë, është dorëhequr nën presionin e deputetëve të grupit parlamentar që mbështetën një farë kohe dhe ka bërë dorëheqje publike. Normalisht Basha duhet ta kishte paraqitur dorëheqjen e vet edhe në gjykatë, por si mënyrë sjellje prej skuthi që ka pasur gjithmonë, ka lënë litarin jashtë duke lënë emrin në gjykatë për ta përdorur sot për diversion, qoftë përmes atij që ka emëruar si ushtrues të detyrës së kryetarit. Basha duhet të paditet në gjykatë për mashtrim publik. Kjo tregon mungesën e seriozitetit, anarshinë e krijuar te Alibeaj dhe Basha, marrëveshja që kanë midis tyre dhe janë në një situatë qesharake, ku njëri thotë jam unë ushtruesi i të drejtës së kryetarit, tjetri thotë e kam unë emrin në gjykatë. E kanë të kotë me punën e vulës që ua ka dhënë Rama. Kjo është një ndërhyrje brutale dhe paradoksale e Ramës për të mbajtur një opozitë falsë dhe për të marrë sërish zgjedhjet në tavolinë”, tha Baçi.

Teksa u ndal te koalicioni opozitar Baçi tha:

Lexo edhe:

Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet: Ja si një patronazhiste e PS prish sistemin e videomonitorimit

“Dumani mohon faktet”, Berisha: Qeveria përdori gjysmë miliard euro për të ndikuar qytetarët në zgjedhje

“Me Metën dhe PBDNJ, Partinë Agrare apo LZHK-së, opozita bën një koalicion gjithëpërfshirës. Koalicioni që firmoset me PL firmoset për interes, ose për vetë faktin që ne po bllokohemi në gjykatë. PL në këtë marrëveshje ka bërë më të mirën për PD-në duke njohur të gjithë kandidatët e dalë nga primaret”.

Lidhur me ftesën e fundit të Alibeajt, Baçi u shpreh:

“Patjetër të garojmë së bashku, por të venë te kandidatët e dalë nga primaret dhe të njohin strukturat e PD që kanë nxjerrë këta kandidatë. Kjo loja e pistë që kërkojnë ta hedhin në treg gjasme sikur ftojnë PD-në. Ku do vejë PD-ja? Të Kryesia e Kuvendit ku bën mbledhjet AliBasha me disa deputetë! Ata janë të ftuar që të bashkohen dhe të mbështesin kandidatët e dalë nga primaret. Loja që bëjnë duke ankimuar vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit, me atë ata mohojnë kandidatët e primareve. Ajo vulë nuk është më. Në Kuvendin e 11 Dhjetorit PD ka bërë një riformatim të siglës, së vulës, së gjithë pjesës së dukshme të PD-së. Kjo është një lojë e Ramës, që Apeli e rikthen çështjen për Gjykim në Shkallën e Parë. Gjykata e Apelit pse s’bëri gjykimin në themel dhe ta ndante. E lanë përsëri topin te dera e Gjykatës së Shkallës së Parë”.

Deputeti i PD e konsideroi paradoksale kërkesën për largimin e Berishës.

“Paradoksale një kërkesë e tillë. Nëse do më kërkonte mua që të mos marrë pjesë në gara brenda PD-së, nëse s’kam pengesë ligjore, s’ka shans të ma kërkoj njeri. Kur them unë që jam deputet, çfarë kërkese është kjo që t’ia kërkosh Berishës, që është historia, institucion në PD-në, që ka mbështetjen maksimale në anëtarësinë e PD. Vetëm votuesit janë gjykatësit, s’mund t’ia kërkojë AliBasha një gjë të tillë. Jam i bindur me 100 për qind që mund të shkojmë drejt fitores. Është gjithë struktura dhe anëtarësia e PD, që janë të gjithë mbështetës. Nuk ka palë në PD, ka dy deputetë që kanë marrë peng përmes gjykatës së korruptuar dhe të kapur nga Rama, mos regjistrimin e PD-së. Ata që do pranojnë të kandidojnë në siglën e AliBashës janë të Ramës”, tha ai.

Etiketa: luan baciPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet: Ja si një patronazhiste e PS prish sistemin e videomonitorimit

12:26 : 08/08/2025
AKTUALITET

“Dumani mohon faktet”, Berisha: Qeveria përdori gjysmë miliard euro për të ndikuar qytetarët në zgjedhje

13:30 : 07/08/2025
AKTUALITET

“Berisha të marrë vendim të forta”/ Maliqi: Eno Bozdo shkaktari i humbjes së mandatit të 3-të në Berat

18:22 : 06/08/2025
AKTUALITET

Murrizi: Do të jem kandidat, nëse hapet gara për kryetar të PD-së

15:56 : 06/08/2025
AKTUALITET

Letra e Igli Hasanit, Berisha: Reagimi i “narko-ministrit” fakton farsën zgjedhore të 11 majit

13:33 : 05/08/2025
AKTUALITET

Bardhi publikon videon: Vëzhguesit e PS kanë votuar në emër të qytetarëve

14:07 : 04/08/2025
Para

VIDEO/ Tifozët e Partizanit “ndezin” kryeqytetin, atmosferë fantastike para derbit

TË GJITHA

U dëmtua në sfidën e Ligës së Konferencës, sulmuesi i Partizanit i nënshtrohet operacionit

14:04 : 09/08/2025

Irani arreston 20 të dyshuar për spiunazh për Izraelin

13:58 : 09/08/2025

Investigimi i The Guardian: UEFA i dha ekipeve ruse 10.8 mln euro pas pushtimit të Ukrainës

13:40 : 09/08/2025

Marrëveshja BE-SHBA, disa sektorë “nën mjegull”

13:39 : 09/08/2025

Capello parashikon duelin për titull: Interi dhe Napoli, favoritët e Serie A

13:29 : 09/08/2025

Mbyllja e News 24, fundi i një hakmarrjeje personale

13:28 : 09/08/2025

Qëlloi me armë kuajt në Llogara, identifikohet autori, procedohet penalisht në gjendje të lirë

13:14 : 09/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com