• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Rama kufomë politike, me aktin e gjykatës tregoi se ka tmerr nga PD-ja

14:06 : 05/03/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Dy ditë pas vendimit të Apelit për t’i lënë vulën e partisë, Enkelejd Alibeajt, Sali Berisha ka mbledhur sot në mesditë kandidatët e opozitës për kryetar Bashkie për zgjedhjet e 14 Majit.

Duke folur nga selia blu, Berisha tha se Rama tmerrohet nga opozita e vërtetë dhe këtë sipas tij e tregoi me vendimin e fundit të Gjykatës për të konfiskuar vulën e Partisë Demokratike.

Berisha u tha kandidatëve se ata janë kandidatët e lirisë dhe në vendimet që do të merren në vijim, ata do të kenë zërin e tyre.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

“E vërteta është e kundërta, ai nuk do të shpëtojë kurrë nga PD e cila u ngrit si feniksi nga hiri, apo labirintet e kurtheve të paimagjinueshme shqiptare e ndërkombëtare, dhe vjen sot më e fuqishme se kurrë në betejë në një monizëm të plotë të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen. Qytetarët e kanë të qartë se me këtë akt Edi Rama shprehu tmerrin që ka nga opozita e vërtetë, sepse Edi Rama është një kufomë politike që kundërmon në Shqipëri, Ballkan, SHBA dhe kudo në botë.

Lexo edhe:

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

Ai kundërmon për të gjitha aferat e tij të mëdha korruptivë. Të ligat dhe të zezat që iu ka bërë qytetarëve shqiptarë duke i vjedhur nga mëngjesi deri në darkë, në çdo orë, në çdo muaj, në çdo stinë, në çdo kohë. Ai kundërmon si njeriu që po shfaros demografikisht këtë vend. Po e shkreton këtë vend me një shpejtësi të rrufeshme, sa asnjë luftë civile, rajonale, apo botërore.

Në 8 vitet e qeverisjes së tij, vetëm në hapësirën Shengen u larguan nga Shqipëria 937 mijë qytetarë, nga të cilët 78% prej tyre janë të rinj. Nuk ka shqiptar që mund të pajtohet me këtë moment dramatik, me këtë traumë, me këtë dramë kombëtare që krijon Edi Rama me politikat e tij. Ndaj dhe ai ka frikë dhe tmerr nga zgjedhjet, sepse me dokumente zyrtare, jo të opozitës, por shtetërore aktuale, ai në 9 muaj iu ka vjedhur shqiptarëve 122 miliardë lek.

Qytetarët mund të pyesin, po si i ka vjedhur?

I ka vjedhur duke bërë punë publike me çmim të 8 fishtë, 10 fishtë, të 5 fishtë krahasuar me çmimet që përcaktojnë manualet e ndërtimit, qoftë në Europë, qoftë në SHBA. I ka vjedhur me bordet, me të cilat detyroi qytetarët shqiptarë të paguajnë për ushqimin, për bukën e përditshme, për naftën 530 milionë euro në disa muaj. I ka vjedhur me energjinë.

Vitet e para ndoshta në historinë e këtij vendi që falë asaj politike që u ndoq për ndërtimin e HEC-eve, dy vitet e fundit Shqipëria ka prodhuar energji elektrike rreth 2 miliardë kw/h, apo 2 terravatë, më shumë sesa ka konsumuar. Por a u shndërrua kjo energji në një mirësi për qytetarët.

Jo, në një ndëshkim për ta. Sepse kjo bandë, kjo organizatë kriminale zbrazte digat, duke i shitur sekserëve të vetë çmimin 4 herë më të ulët se bursa, dhe po kjo energji që blihej nga sekserët shitej jashtë me çmim 4-5 herë më të lartë sesa ai që ishte blerë. Kjo diferencë ndahej me qeveritarët. Krijuan mekanizma vjedhjeje të paimagjinueshme. Edi Rama nuk shpëton kurrë nga këto akte, dhe ai e ka kuptuar këtë.“, tha Berisha.

Etiketa: kandidatetPartia DemokratikeSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:02 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026
AKTUALITET

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg, opozitë e shitur

19:39 : 03/06/2026
AKTUALITET

Berisha ‘këshillon’ Ramën si ta zgjidhë problemin e projektit të Zvërnecit

14:18 : 03/06/2026
Para

Berisha: Rama konfiskoi vulën 3 ditë para afatit të fundit për t'u regjistruar në KQZ

TË GJITHA

Dhunohen dy vëllezërit nga Laçi/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet

10:40 : 05/06/2026

Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në BE

10:36 : 05/06/2026

Vrau policin e “Shqiponjave”, autori kishte përfituar subvencione në bujqësi edhe pse ishte në kërkim prej vitesh

10:30 : 05/06/2026

Breshëri plumbash me kallashnikov ndaj policisë, çfarë u gjet në stanin ku fshihej Violand Braçellari?

10:16 : 05/06/2026

Nga “Sarajet e Surrelit”, tek bllokimi i pasaportës, dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut

10:12 : 05/06/2026

Zbardhet ngjarja në Vlorë, 37-vjeçari u vetëplagos duke pastruar armën e gjahut

10:11 : 05/06/2026

Drejtori i Hekurudhës, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

10:02 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom