• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasje për pulat në Kuçovë/ E kapën duke vjedhur dhe e rrahën, hajduti ndërron jetë te “Trauma”

20:50 : 04/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Një rast i grabitjes së shpendëve, që u regjistrua mbrëmjen e 25 shkurtit në qytetin e Kuçovës, ka përfunduar tragjikisht për 54-vjeçarin, i cili në gjendje të dehur hyri për vjedhur në një banesë të zonës.

Policia ka konfirmuar për Boldnews.al se shtetasi Lefter Brisku ka ndërruar jetë paraditen e sotme në spitalin e “Traumës” në kryeqytet, aty ku ishte shtruar për t’u trajtuar me ndihmë mjekësore të specializuar, pas ngjarjes së 1 jave më parë.

Kujtojmë se mëngjesin e të dielës 26 shkurt uniformat blu në një njoftim paraprak të shpërndarë për mediat bënin me dije se “në lagjen “11 Janari” shtetasi L.B., 54 vjeç, dyshohet se ka hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit B.Sh., 22 vjeç, banues në Kuçovë”.

Më tej në njoftim nënvizohej se qendra operative e policisë ishte njoftuar nga pronari i banesës se një person kishte hyrë për t’a vjedhur dhe se grabitësi kishte nevojë për ndihmë mjekësore.

Pas sinjalizimit policia mbërriti në vendngjarje, ku mësuan se 54-vjeçari Lefter Brisku kishte dështuar në misionin e tij për t’u larguar nga banesa, ku kishte hyrë për të vjedhur pak pas mesnate.

Lexo edhe:

Zjarr në klinikën e Psikiatrisë në Kosovë, vdes pacienti

“Skifteri” shqiptar kapet sapo del nga banesa e grabitur, ja ku i kishte fshehur florinjtë

Kjo pasi ishte përballlur me babain e 22-vjeçarit, që është pronari i shtëpisë, i cili e kishte kapur “mat” në oborr, me thesin e pulave që sapo kishte vjedhur në kotec.

Pasi u zbulua, 54-vjeçari është dhunuar nga i riu Bjorsi Shushari, i cili u sinjalizua nga i ati për grabitjen. Hajduti, i cili mendohet se ka qenë në gjendje të dehur, ka pësuar fraktura të forta në kokë.

Në vendin e ngjarjes mbërriti dhe ambulanca, e cila transportoi 54-vjeçarin drejt spitalit të Kuçovës, ku edhe iu dha ndihma e parë.

Më pas grabitësi është transportuar drejt spitalit të Beratit. Duke parë gjendjen e tij të rënduar nga dhuna që ishte ushtruar, mjekët kanë autorizuar dërgimin e tij drejt spitalit të Traumës për ndihmë të specializuar, aty ku edhe ndërroi jetë.

Familja Brisku në lagjen “11 Janari” në Kuçovë ka hapur pasditen e sotme dyert e mortit, në pritje të trupit të viktimës.

Ndërkohë policia ka arrestuar 22-vjeçarin Bjorsi Shushari, pasi fillimisht u procedua në gjendje të lirë për ngjarjen e rëndë që ndodhi në banesën 2- katëshe të familjes së tij.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë, bënë ndalimin e shtetasit B.Sh, 22 vjeç, banues në Kuçovë. Në datën 26.02.2023, gjatë natës në banesën e tij është futur për të vjedhur, shtetasi L.B, i cili u konstatua nga pronari i shtëpisë, shtetasi B.Sh, me të cilin më pas u konfliktuan.

Gjatë konfliktit mbeti i dëmtuar shtetasi L.B, i cili ndodhej në spital për ndihmë mjeksore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ndërroi jetë në spital sot më datë 04.03.2023”, njofton policia.

Sakaq, familjarët e viktimës kërkojnë drejtësi dhe shprehen se 54-vjeçari u masakrua në mënyrë barbare nga i riu për dy pula.

Vëllai i viktimës, Shyqo Brisku  ka folur për mediat dhe i ka bërë apel shtetit të vërë para drejtësisë 22-vjeçarin. Sipas tij kishte edhe mënyra të tjera për ta neutralizuar atë gjatë grabitjes dhe më pas për të njoftuar policinë, por Shushari e ka dhunuar barbarisht.

“Nëse vëllai kishte shkuar për të vjedhur ata duhet të njoftonin policinë kur e panë në oborr dhe jo ta masakronin për vdekje. Vëllai im ka dalë atë natë nga shtëpia i dehur dhe në atë gjendje që ndodhej ishte shumë e thjeshtë që një 22-vjeçar ta neutralizonte e të thërriste policinë por jo ta masakronte për vdekje. Lajmin e morëm vesh nga mediat sepse policia nuk na njoftoi, as në Spitalin Ushtarak se pamë dot derisa vdiq, vetëm nusja mundi të hyjë brenda, por vëllai nuk reagoi asnjëherë. Ne kërkojmë drejtësi për vëllain tonë, që la jetim djalin e vetëm 16-vjeç”, është shprehur vëllai i 54-vjeçarit.

Sakaq, Boldnews.al mëson nga fqinjët e viktimës se Lefter Brisku dhe e shoqja nuk kanë pasur probleme ekonomike, por 54-vjeçari ka precedentë të mëparshëm penalë.

Banorët e lagjes “11 Janari” në Kuçovë ndër të tjera pohojnë se viktima ishte pijedashës, por ishte familjar i rregullt dhe punëtor, ndërkohë që 22-vjeçari ishte student në Tiranë.

Fqinjët shprehen të habitur për ngjarjen duke mos justifikuar dot veprimin e 54-vjeçarit, i cili humbi jetën gjatë tentativës për të grabitur disa pula.

NJOFTIMI I POLICISË PËR NGJARJEN:

Kuçovë/Informacion paraprak

Gjatë natës, në lagjen “11 Janari”, Kuçovë, shtetasi L.B., 54 vjeç, banues në Kuçovë, dyshohet se ka hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit B.Sh., 22 vjeç, banues  Kuçovë

Në tentativë për të vjedhur disa shpend, shtetasi L.B, është konstatuar nga pronari i shtëpisë B.Sh., ku më pas janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Gjatë konfliktit është dëmtuar autori shtetasi L.B., i cili është dërguar në spital për ndihmë mjeksore.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Etiketa: #grabitje#shqiptaret#boldnews#vdes#boldnewsvjedh pula

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarr në klinikën e Psikiatrisë në Kosovë, vdes pacienti

09:05 : 24/08/2023
AKTUALITET

“Skifteri” shqiptar kapet sapo del nga banesa e grabitur, ja ku i kishte fshehur florinjtë

09:26 : 22/08/2023
AKTUALITET

Vlorë/ U gjet i pajetë në makinë, familjarët dyshojnë se pronari i agjencisë turistike është vrarë

11:32 : 21/08/2023
AKTUALITET

Ndjekje si në filma/ Del VIDEO e arrestimit të dy të rinjve që vodhën makinën në lavazh

18:54 : 18/08/2023
AKTUALITET

Merr “G-Class” me qira në Zvicër dhe tenton ta shesë në Mamurras, arrestohet laçjani

13:55 : 13/08/2023
AKTUALITET

Tragjike/ Vdes 21-vjeçarja shqiptare, u mbyt duke ngrënë ushqim

11:51 : 16/05/2023
Para

Aksidentohet autobusi me rreth 40 fëmijë në Francë, të paktën 21 të plagosur

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Pas “11 Majit”/ Sondazhi në “Boldnews.al”. Alimehmeti e Tabaku zbresin Berishën nga “froni”

14:44 : 15/05/2025

Incident në Kashar/ Vëzhguesi i Orlando Rakipit godet me grusht kryekomisionerin (Emri)

14:21 : 15/05/2025

Numërimi i votës së diasporës kthehet në një maratonë

13:57 : 15/05/2025

Aksident tragjik në Vlorë/ Makina përfund në kanal, vdes një polic, dy të tjerë në gjendje kritike

13:50 : 15/05/2025

Aksident i rëndë/ I riu me motor përplaset me bordurën, ndërron jetë në vend

13:35 : 15/05/2025

Pas takimit me Starmer, a do bëjë marrëveshje për refugjatët nga Britania? Ja si përgjigjet Rama

13:30 : 15/05/2025

Shifrat/ Nëndetësja e Tom Doshit ‘del në sipërfaqe’ me 3 deputetë

13:19 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com