• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nafta kontrabandë, lihet në qeli kapiteni rus i anijes

10:10 : 04/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Lihet në qeli kapiteni i anijes që u kap në ujërat pranë Durrësit me naftë kontrabandë disa ditë më parë. Gjykata e Durrësit caktoi ndaj tij masën e sigurisë së arrestit me burg, në përputhje me kërkesën e prokurorisë.

Pala tjetër e cilësoi të kundërligjshëm vendimin. Avokati i rusit tha për mediat pas seancës se anija nuk ka importuar mall në Shqipëri. Ai u shpreh se masa është e ekzagjeruar, pasi sipas tij malli nuk i përkiste kapitenit. Avokati u shpreh se anija nuk mund të qëndrojë në det të hapur pa kapitenin e saj.

“Malli nuk i përkiste as pronarit të anijes dhe as ekuipazhit, por një subjekti tjetër, duke marrë parasysh edhe faktin që anija nuk importoi mall në territorin e Shqipërisë. Vendimi i Këshillit të Ministrave ndalon importin, por jo transportin. Në këtë rast, anija nuk ka importuar mall, ka qenë në radhë ne tentativë nga pronari i mallit për shitjen e mallit. Në bazë të këtij ligjit anija duhej të largohej. Masa është e ekzagjeruar. Anija nuk mund të qëndrojë pa kapitenin e saj pasi është në det të hapur dhe mund të përbëjë rrezik”, tha avokati Artion Beqiraj.

Policia e Durrësit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese bllokuan në det javën e kaluar një anije me naftë që dyshohet se theu embargon ndaj Rusisë dhe që do të kontrabandohej më tej në tregun vendas.

Operacioni policor i koduar “Embargo” solli sekuestrimin e anijes çisternë me flamur liberian dhe bllokimin e ekipit të saj prej 22 personash. “Anija ishte nisur nga Azerbajxhani dhe pretendohet se më pas është ngarkuar me naftë në Portin Kallamata, Greqi, nga një anije tjetër, në një sasi prej 22.500 tonë lëndë djegëse naftë”, shpjegoi policia në njoftimin për median.

Lexo edhe:

“Mos e kërko vëllain se ka vdekur”/ Flet motra e Aranit Kurtit: Nuk besoj se u vra për një kafe

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

Por kjo alibi nuk i ka bindur autoritetet shqiptare, të cilat dyshojnë se nafta e kishte origjinën nga Rusia, që është vendosur në embargo dhe ishte e kontrabanduar, pasi nuk disponohej dokumentacioni i rregullt.

Të Enjten, burime zyrtare nga policia konfirmuan arrestimin e kapitenit të anijes.

“Për këtë rast, u vu në pranga kapiteni i anijes që transportonte 22 500 tonë naftë të kontrabanduar, shtetasi Alexy Smanzov, 47 vjeç, banues në Rusi, për veprat penale ‘Kontrabanda me mallrat për të cilat paguhet akcizë’ dhe ‘Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë’”, njoftoi policia.

Sipas disa raportimeve mediatike, nafta ishte porositur nga kompania e hidrokarbureve që kontrollohet nga biznesmeni, Piro Bare. Megjithatë, zyrtarisht prokuroria nuk ka ngritur akuzë ndaj biznesmenit në fjalë.

Ky është një rast i përsëritur muajt e fundit në ujërat e Durrësit, teksa autoritetet përmes bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese të huaja mundën të ndalonin anije të tjera që sillnin naftë nga Libia dhe motopeshkatore shqiptare që lehtësonin procesin e futjes në vend të naftës kontrabandë.

Në katër operacione policore të mëparshme dhe këtë të javës së fundit, janë sekuestruar 24 mijë e 800 tonë naftë që dyshohet kontrabandë, me origjinë nga Libia dhe Rusia.

Një muaj më parë, më 14 janar policia kufitare arrestoi 13 persona, mes të cilëve 10 marinarë të huaj dhe 3 shqiptarë, të akuzuar se tentuan të kalonin 62 mijë litra naftë kontrabandë me origjinë nga Libia.

Këto operacione nisën të ekspozonin fenomenin me ndalesën e parë, më 23 korrik kur policia finalizoi operacionin e parë të quajtur “Diesel”, gjatë të cilit u ndalua në det një motopeshkatore në të cilën ishin kamufluar në ambiente të përshtatura 80.000 litra naftë që synohej të kontrabandohej.

Më tej, më 7 shtator, në një tjetër operacion të koduar “Diesel 2”, policia ndaloi gjatë lundrimit një motopeshkatore në të cilën gjeti rreth 25.000 litra naftë pa dokumentacion, që dyshohet se do të kontrabandohej në tregun vendas dhe arrestoi 2 vëllezër nga Kavaja, 43 vjeçarin me iniciale Sh. C. dhe 41 vjeçarin me iniciale R.C..

Ndërsa më 13 shtator 2022 roja bregdetare në Durrës bllokoi anijen cisternë “Queen Majeda” dhe arrestoi katër anëtarë të ekuipazhit të saj, të dyshuar se kishin futur në Shqipëri 2275 ton naftë kontrabandë dhe ishte nisur nga Porti i Benghazit në Libi.

Etiketa: Alexy SmanzovDurresgjykata e durresitkapiteni rusnafta kontrabandenafte nga rusia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Mos e kërko vëllain se ka vdekur”/ Flet motra e Aranit Kurtit: Nuk besoj se u vra për një kafe

18:13 : 31/10/2025
AKTUALITET

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

14:37 : 31/10/2025
AKTUALITET

Protestë në Durrës/ Banorët e qendrës historike kundër shpronësimeve dhe shembjes së banesave

16:03 : 30/10/2025
AKTUALITET

Komisioni i Kulturës/ Zhupa: A po fshihet historia e Durrësit për pallate?

16:27 : 29/10/2025
AKTUALITET

Kanosi me armë policin e zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

14:36 : 29/10/2025
AKTUALITET

Pronari i lokalit dhunon ukrainasen, “harrohen” ekspertiza mjeko-ligjore e pamjet e kamerave

21:14 : 28/10/2025
Para

Zgjedhjet lokale, PS dërgon në KQZ kërkesën për regjistrim

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

22:35 : 31/10/2025

“Diplomë brenda javës”/ 45-vjeçari paguan 2 mijë euro për një dokument fals

22:30 : 31/10/2025

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com