Ka nisur protesta e thirrur nga opozita para kryeministrisë.
Qytetarë të shumtë janë vendosur në sheshin para zyrës së kreut të qeverisë.
Për mediat, postuesit kanë shpjeguar arsyet e pjesëmarrjes në këtë tubim, duke kërkuar dorëheqjen e Ramës nga drejtimi i qeverisë.
Po këtë të Premte, në gjykatën e Apelit po mbahet seanca për “vulën e PD”.
Policia, nga ana tjetër, ka shtuar masat te kryeministria dhe gjykata.