• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha nga foltorja e protestës: Edi Rama, do të përjashtojmë nga Shqipëria!

13:40 : 03/03/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Gjatë fjalës së mbajtur në podiumin e protestës para kryeministrisë, kryetari i PD-së Sali Berisha akuzoi se kryeministri Edi Rama ka qëllim të përjashtojë Partinë Demokratike nga zgjedhjet e ardhshme lokale.

Por, Berisha tha se kjo nuk do të arrihet, ndërsa një mesazh e dha për kundërshtarin e tij politik.

“Sot, pasi asgjësoi PS-në, i hoqi të drejtat, votën dhe çdo gjë. E uzurpoi me sektin antishqiptar të Rilindjes, ai kërkon të asgjësojë PD-në. Mendon dhe beson se do na përjashtojë nga zgjedhjet. Edi Rama, ne do të përjashtojmë nga Shqipëria! Ne jemi këtu sa është toka. Revolucioni ka misionin e madh të demokracisë, lirisë dhe shpëtimit të shqiptarëve”, theksoi Berisha.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh nga foltorja e protestës se “jemi të vendosur t’i shkurtojmë orët dhe ditët, muajt, kësaj qeverie antishqiptare”.

“Edi Rama është armik i qenies suaj, është plaçkitësi më i madh në historinë e vendit, është armik i miqve tanë në SHBA dhe Europë”, iu drejtua ai-protestuesve.

Lexo edhe:

Përgjimet me Berberin/ Berisha: Ja kush është k*rva që përmend Balluku në mesazhe

PD dërgon në Kuvend përbërjen për Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale/ Emrat

Sipas tij, “qëllimi i këtij revolucioni është përmbysja e monizmit të bazuar në krimin, drogën, në vjedhjen dhe plaçkitjen”.

Apel për tu bashkuar me “revolucionin”, ai u bëri qytetarëve, veçanërisht të rinjve, por edhe punonjësve të administratës.

Shfrytëzoj rastin t’i bëj thirrje çdo të riu: bashkohuni me këtë revolucion. Revolucionet i bëjnë të rinjtë, idealet e të rinjve, guximi i të rinjve, i bën ata të pathyeshëm para asgjëje. Luftoni për veten, për të ardhmen tuaj, për vendin tuaj”, tha Berisha.

“Një thirrje u bëj të gjithë pubonjësve të administratës shtetërore, mos harroni se në ligj dhe moral, ju nuk jeni badigardë as shërbëtorë të një organizate kriminale që kryesohet nga Edi Rama, por jeni shërbëtorë të qytetarëve. Sot ju përjetoni një terror dixhital dhe të gjithanshëm. Bashkohuni me ne në këtë revolucion të përmbysim këtë organizatë kriminale. Të shpëtojmë Shqipërinë prej saj”, deklaroi.

Më tej shtoi se “revolucioni ynë ka për qëllim madhor t’i japë goditje përfundimtare varfërisë”. “Ne, tha ai, e konsiderojmë varfërinë nënën e të këqijave që ka sjellë Edi Rama”.

“Varfëria luftohet duke dyfishuar rrogat, pensionet, duke përgjysmuar taksat, duke përgjysmuar çmimin e energjisë. Varfëria luftohet duke investuar në infrastrukturë për ju, shkolla, spitale, duke krijuar pra kushtet që ju meritoni. Varfëria luftohet duke luftuar krimin e organizuar, korrupsionin me zero tolerancë. Ne do dalim fitimtarë nga kjo betejë”, u shpreh Berisha.

Fjalën e tij e mbylli me bindjen e triumfit “në këtë betejë si misionarë të revolucionit demokratik”.

“Koha është e misionarëve, e atyre djemve dhe vajzave, të rinjve dhe të rejave, burrave dhe grave që qëndrojnë në këmbë mbi kohën, të pamposhtur, drejt të ardhmes. Historinë e kemi pasur të mbushur me pushtime, dhimbje dhe vuajtje, por nuk jemi nënshtruar kurrë. Kemi triumfuar në të gjitha beteja tona për liri. Do triumfojmë edhe në këtë betejë si misionarë të revolucionit demokratik. Kjo kërkon të bashkohemi, të bashkohemi, të bashkohemi! Historia na mëson se sa herë që shqiptarët janë bashkuar, kanë bërë mrekullitë e tyre. Le të bëjmë edhe ne mrekullinë tonë, të shndërrojmë vitin 2023 në vitin e mrekullisë shqiptare. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Zoti ju bekoftë ju, flamurin dhe kombin tonë”, tha ai.

Me mbylljen e fjalës së Berishës, nisi dhe shpërndarja e protestuesve.

Etiketa: PDSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përgjimet me Berberin/ Berisha: Ja kush është k*rva që përmend Balluku në mesazhe

15:29 : 05/11/2025
AKTUALITET

PD dërgon në Kuvend përbërjen për Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale/ Emrat

13:59 : 05/11/2025
AKTUALITET

Hetimet e SPAK/ Berisha: Balluku i ka thënë Ramës nuk jap dorëheqje se kam zbatuar porositë e tua

13:17 : 05/11/2025
AKTUALITET

Berisha: Lubi Balluku s’është kokë turku, por gjer tek veshët përgjegjëse! Ka 20 dosje në SPAK

12:54 : 05/11/2025
AKTUALITET

Rama nuk lejoi pyetje për Ballukun, Berisha: Formë staliniste e kontrollit mbi median

12:46 : 05/11/2025
AKTUALITET

Bardhi publikon mesazhet e Ballukut me Evis Berberin për tunelin e Llogarasë

17:48 : 04/11/2025
Para
Mirela Ruçi.

Aksidenti tragjik në Greqi, nëna shqiptare kërkon mes lotësh të birin, apel për ndihmë

TË GJITHA

Zhduket jetimorja “Zyber Hallulli”/ Rama i hap rrugë “përbindëshit” 17-katësh në zemër të Tiranës

21:47 : 05/11/2025

Alarmante! Fëmijët mbledhin mbetje spitalore të rrezikshme nga koshi i plehrave pranë spitalit

21:40 : 05/11/2025

“Shkatërrim total”, BBC brenda Gazës pas dy viteve luftë (Video)

21:36 : 05/11/2025

“Ku përfundojnë mbetjet e rrezikshme spitalore”, rrëfimi i fortë: Ata janë mafiozë, më vrasin nëse denoncoj

21:35 : 05/11/2025

Rivali politik Mamdani fitoi bashkinë e New York-ut, reagon Trump: Ja pse humbëm!

21:26 : 05/11/2025

“Me praktikantet e bëmë treshe, kam qejf të shkoj me ty”, mjeku i fut duart pacientes

21:16 : 05/11/2025

“Lushnjarët” e Kombëtares së Futbollit, zbulohet pallati ku kanë bërë kontrata fiktive disa futbollistë

21:08 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com