• Kontakt
Sunday, September 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

VOLEJBOLL/ Liga “Gjergj Kastrioti”, Skënderbeu dhe Erzeni shpallen kampion

17:22 : 02/03/2023
në SPORT

Liga Gjergj Kastrioti, eveniment mbarëkombëtar për klube në volejboll ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës ka mbyllur edicionin e dytë me finalet e djeshme në Prishtinë.

Festa ka shkuar për Skënderbeun në radhët e femrave dhe për Erzenin te meshkujt, skuadra që mposhtën respektivisht Skënderajn dhe Partizanin, duke ngritur lart trofetë. Ashtu sikurse në edicionin e kaluar edhe këtë herë janë ekipet nga Shqipëria që triumfojnë në këtë kompeticion si për femra gjithashtu edhe për meshkuj.

Në një atmosferë festive në pallatin e sportit të Prishtinës, fillimisht në parket zbritën ekipet e femrave për finalen e parë.

Përballja ndërmjet Skënderbeut të Korçës dhe ekipit kosovar Skënderaj, rezultoi dramatike. Një ndeshje spektakolare me përmbysje dhe ripërmbysje, ku për të përcaktuar fituesin u nevojitën 5 sete, me takimin që zgjati mbi 2 orë e gjysmë.

Ndonëse Skënderbeu pati epërsi të lehtë pikësh në pjesën më të madhe të kohës në setin e parë, në fund vajzat nga Skënderaj i përmbysën shifrat për ta fituar setin 25- 22.

Lexo edhe:

Kategoria e Parë/ Skënderbeu mposht Pogradecin me gol në shtesë, tre pikë dhe për Burrelin

Gjimnazi “Gjergj Kastrioti” në Durrës ende pa projekt, shkolla në Veterrik kthehet në stallë

Edhe seti i dytë ishte me rivalitet të lartë, ndërsa pas pikëve shtesë fitoi Skënderbeu 24-26 duke vendosur baraspeshën 1-1 me sete. Kosovaret rikthehen në epërsi, teksa triumfojnë 25-21 në setin e tretë.

Por korçaret e Orlando Kojës reagojnë menjëherë, teksa fitojnë 21-25 setin e tretë, me sfidën që shkon në setin final. Seti i pestë nuk ka histori, pasi kualiteti dhe eksperienca e Skënderbeut bën diferencën.

Korçaret dominojnë nga fillimi e deri në fund, ndërsa protagoniste e “match point”-it është Kayla Williams, e cila stampon pikën finale, me setin që mbyllet 9-15 dhe e gjitha ndeshja 2-3.

Më pas në parket shpërthen festa e skuadrës korçare. Kapitenia Elena Bego ngre lart për të dytin vit radhazi trofeun e Ligës Gjergj Kastrioti, ndërsa çmimi MVP i finales shkoi për amerikanen Williams, e cila po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Skënderbeun.

Në orët e mbrëmjes në parket zbritën Erzeni dhe Partizani për finalen e meshkujve, skuadra të cilat gjatë viteve të fundit kanë dhuruar gjithnjë përballje elektrizuese, në finale të shumta në aktivitetet kombëtare.

Një vit më parë shijakasit ngecnin në finale kundër Tiranës, por këtë herë festa është tërësisht e tyre. Kështu Erzeni bëri një ndeshje super ndaj Partizanit, duke triumfuar me rezultatin e pastër 3-0.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Parit Uruçi gaboi më pak dhe u tregua më i saktë se Partizani në sulm, në pritjen e topit të parë dhe në bllok, për të dalë me suksesin e merituar nga kjo sfidë. 25-18, 25-23 dhe 25-21 ishte verdikti përfundimtar i seteve në favor të Erzenit.

Në fund ishte radha e festës së shijakasve që iu gëzohen trofeut të merituar, ndërsa vlerësimi MVP si lojtari më i mirë i finales shkoi për Asmend Kulën, protagonist i një ndeshjeje fantastike.

Kështu Shqipëria dhe Kosova mbyllin me sukses një tjetër organizim sportiv mes dy vendeve, ndërsa finalet e Ligës Gjergj Kastrioti, përveç krerëve të të dyja federatave u ndoqën edhe nga kryeministri kosovar Albin Kurti. I pranishëm në këto finale ishte gjithashtu edhe presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli.

Etiketa: erzeniSkenderbeuvolejboll“Gjergj Kastrioti”

Lajme të lidhura

SPORT

Kategoria e Parë/ Skënderbeu mposht Pogradecin me gol në shtesë, tre pikë dhe për Burrelin

18:07 : 19/09/2025
AKTUALITET

Gjimnazi “Gjergj Kastrioti” në Durrës ende pa projekt, shkolla në Veterrik kthehet në stallë

21:20 : 09/09/2025
AKTUALITET

“Për një B, fjala Balla bëhet Palla”/ Ministri nuk ia kursen ndjekësit: A e ke pa sa e kishte… (FOTO)

13:22 : 02/09/2025
AKTUALITET

Skandal/ Qumështi “Erzeni” transportohet në kamionçina të hapura, në diell përvëlues! AKU hesht

17:30 : 16/08/2025
SPORT

U dhunua nga dy të rinj në Korçë, Saleh Nasr kërkon largimin nga Skënderbeu

17:26 : 16/08/2025
SPORT

Skandal në Botërorin e volejbollit, testet e gjinisë përjashtojnë Vietnamin nga gara

17:26 : 15/08/2025
Para

“Vëllai ia fali përdhunimin e gruas”,fqinji: E kishin frikë! Si u vra babai i Hutrës

TË GJITHA

Shiste doza kokaine dhe qarkullonte me a*më, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

09:25 : 28/09/2025

Sllovakia në këmbë/ Protesta masive kundër qeverisë së Robert Ficos

09:22 : 28/09/2025

Thirrje për drejtësi/ Vrasja e dy vajzave të reja shkakton zemërim publik në Buenos Aires

09:06 : 28/09/2025

OKB: Sulmet ajrore izraelite në Gaza ndodhin çdo 8 ose 9 minuta

08:53 : 28/09/2025

Këmbimi valutor 28 shtator 2025, çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja

08:37 : 28/09/2025

Pas sulmit masiv rus mbi Kiev, Polonia mbyll hapësirën ajrore dhe nis avionët luftarakë

08:26 : 28/09/2025

Për koncesionet në hetim, buxheti ka dhënë deri tani gati 400 mln euro

08:15 : 28/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com