• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Veliaj dhe Qefalia bëjnë “pazar” me të vdekurit: 1 mln USD për zgjerimin e varrezave!

23:11 : 02/03/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka filluar “pazar” edhe me të vdekurit. Afrimi i datës së zgjedhjeve e ka frikësuar, ndërsa institucioni që drejton po shpejton bërjen e tenderave. Dhe, pasi e “ndriti” me rrugët apo lagjet gjithë gropa, Lali Eri ka kthyer “sytë” edhe nga të vdekurit, duke tentuar që të bëjë ‘para’ edhe me tendera me procedura tepër të dyshimta.

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, Bashkia e Tiranës finalizoi tenderin me procedurë të hapur “zgjerimi i hapësirave të varresave publike Tufinë”. Një tender që ka të bëjë me territorin në ish-komunën e Dajtit, ku disa kohë më parë ka qenë deputet i zonës Xhemal Qefalia.

Madje, dikur Qefalia ka qenë edhe kryetar i komunës me të njëjtin emër, Dajti. Ndërkohë, në atë zonë vepron dhe operon firma “Dajti Park 2007”, e cila ka bërë kërdinë me tenderat e asaj zone.

Faksimile: Bashkia e Tiranës shpalli fitues firmën “Dajti Park 2007” për zgjerimin e varrezave të Tufinës

Sipas dokumenteve që disponon redaksia jonë, para pak ditësh Bashkia e Tiranës shpalli fituesin e këtij tenderi. Fondi limit i kësaj procedure ishte 91.516.148 lekë pa TVSH, ose me TVSH rreth 1 milionë USD. “Burimi i financimit janë të ardhurat nga Bashkia e Tiranës për vitin 2022, të miratuara nga Këshilli Bashkiak” thuhet në këtë dokument. Pra kanë qenë para’ të mbetura stok, të cilave u ka dalë pronari 1 vit me vonëse, në vitin 2023. Por, le të vijojmë dhe të analizojmë këtë procedurë!

Lexo edhe:

Avokati i Erion Veliajt tërhiqet nga mbrojtja: Jam në konflikt interesi! Ç’do të ndodhë nesër në Kushtetuese

“Sfidon rregullat e politikës”, Washington Post artikull për Florjan Binajn: Do të çlirojë vendin nga partitë!

Në dokumente shkruhet se kohëzgjatja e kontratës është pesë muaj kalendarik duke nisur nga data e lidhjes së kontratës së sipërmarrjes për të njëjtin objekt. “Me anë të këtij njoftimi ju informojmë se, në këtë procedurë kanë marrë pjesë ofertuesit ‘L.T.E CONSTRUCTION’ me vlerë të ofertës 53.590.426 lekë pa TVSH. Firma ‘DAJTI PARK 2007’ ka pasur një vlerë 57.503.314 lekë pa TVSH” thuhet në këto dokumente, pra rreth 4 milionë lekë të rinj më shumë sesa oferta më e ulët.

Por, duke qenë se kemi të bëjmë me binomin Veliaj-Qefalia, fitues është shpallur oferta e renditur e dyta. Në këtë rast, dy zyrtarët e Partisë Socialiste kanë bërë “pazar” me të vdekurit, duke përfituar para’ edhe nga nga kjo procedurë.

Skema, ashtu si në tenderët e tjerë, është e njëjtë! Skualifiko ofertat më të ulëta për të shkuar te firma e preferuar, e cila në këtë rast ka qenë “Dajti Park 2007”.

Në dokumente shkruhet se firma që ofroi më pak, “L.T.E CONSTRUCTION” u skualifikua pasi s’ka punë të ngjashme. Megjithëse renditen një seri punimesh për rikonstruksione apo ndërtimesh, sërish kjo firmë u s’kualifikua për t’i hapur rrugën Qefalinjve për të fituar një tjetër tender, në zonën e tyre, kësaj herë në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Etiketa: bashkia tiraneErion Veliajvarrezat e qytetitXhemal Qefalia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Avokati i Erion Veliajt tërhiqet nga mbrojtja: Jam në konflikt interesi! Ç’do të ndodhë nesër në Kushtetuese

14:09 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Sfidon rregullat e politikës”, Washington Post artikull për Florjan Binajn: Do të çlirojë vendin nga partitë!

12:08 : 30/10/2025
AKTUALITET

Fushata për Tiranën/ Florian Binaj prezanton planin e veprimit me përfaqësuesit e opozitës

16:00 : 29/10/2025
AKTUALITET

Erion Veliaj padit për shpifje Aulon Kalanë

11:09 : 29/10/2025
AKTUALITET

Ankimi në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin nga detyra, Erion Veliaj do të jetë i pranishëm në seancë

14:15 : 28/10/2025
AKTUALITET

Zyrat ligjore ndërkombëtare raport për arrestimin e Veliajt: Po persekutohet politikisht

13:00 : 28/10/2025
Para

Ja përse duhet ecni 5 minuta për çdo gjysmë ore që rrini ulur

TË GJITHA

SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

08:13 : 31/10/2025

Këmbimi valutor 31 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:10 : 31/10/2025

Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për këtë të premte

08:08 : 31/10/2025

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com