• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Tirana s’ka ujë, por fatura është e lartë”, qytetarët i ankohen Këlliçit për Veliajn

11:40 : 28/02/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Shqetësimi kryesor që qytetarët e Tiranës i drejtojnë kandidatit për kryebashkiak Belind Këlliçi, gjatë takimeve në rrugët e kryeqytetit është mungesa e ujit të pijshëm, që është premtuar në dy fushata elektorale radhazi nga kryetari aktual Erion Veliaj se do të rrjedhë pa ndërprerje 24 orë në rubineta.

Qytetarët e Tiranës gjithashtu detyrohen të paguajnë fatura të kripura (të fryra edhe me taska të panevojshme) për ujin që rrjedh në çezmat e tyre, ndërkohë që detyrohen të blejnë ujë të ambalazhuar për të konsumuar në përditshmëri.

Referuar këtij shqetësimi, një qytetar që Këlliçi takoi në rrugët e Tiranës u shpreh: “Kryetari i bashkisë duhet të ketë parasysh një gjë, çmimin e ujit. Ne po e paguajmë shumë shtrenjtë ujin dhe e paguajmë dy herë, por nuk na vjen uji i pijshëm në rubinet. Ne e paguajmë 60 mijë lekë ujin se unë blej edhe bidonin e ujit të pijshëm. Meqenëse uji nuk më vjen i pijshëm në rubinet unë detyrohem të blej bidonin. Pra ky nuk është 35 mijë lekë më. Është 65 mijë. Ti nuk ma sjell ujin e pijshëm, por taksën ma merr. Gjithë Tirana blen me bidona“.

Një tjetër banor i kryeqytetit thotë se kosto e ujit rritet edhe për shkak të energjisë së harxhuar nga pompat e ujit.

“Është pallat  11-katësh, imagjino. Ujë tek ne s’ka“, tha ai.

Lexo edhe:

Avokati i Erion Veliajt tërhiqet nga mbrojtja: Jam në konflikt interesi! Ç’do të ndodhë nesër në Kushtetuese

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

Ndërsa një tjetër banor thekson se nga mungesa e depozitës, ujin e pret të vijë dy herë në ditë nga një orë.

“Në njësinë 9, në pjesën veriore uji ndalon gjithmonë në orën 10 të darkës, vjen gjithmonë në orën 5 të mëngjesit. Absolutisht asnjëherë nuk ka qenë i pijshëm, në asnjë moment“, rrëfeu një tjetër banor.

Ndërkohë një tjetër kryeqytetas shpërtheu kundër kryebashkiakut Veliaj duke e quajtur halabak, për të gjitha faturat e fryra të ujit që mbërrijnë në dyert e qytetarëve edhe pse është i pakonsumueshëm.

“Ai më jep mua ujë të papijshëm. Ujin unë e blej edhe vjen më fut 84 mijë lekë ujë. Ç’është ky? Ç’është ky halabak mo?“, u shpreh i indinjuar ai.

Çmimi i ujit në Tiranë është rritur ndjeshëm që kur Erjon Veliaj u vendos në krye të Bashkisë, pasi familjarët që jetojnë në kryeqytet paguajnë 65 lekë/m3.

Vit pas viti, Veliaj ka premtuar ujë të pijshëm dhe furnizim pa ndërprerje, por premtimet kanë rezultuar gënjeshtra dhe ende në vitin 2023, qytetarët detyrohen ta blejnë ujin duke u kushtuar dyfish në fund të muajit.

Etiketa: Belind KëlliçiErion Veliajuji i pijshem

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Avokati i Erion Veliajt tërhiqet nga mbrojtja: Jam në konflikt interesi! Ç’do të ndodhë nesër në Kushtetuese

14:09 : 30/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025
AKTUALITET

Erion Veliaj padit për shpifje Aulon Kalanë

11:09 : 29/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Mafia kontrollon energjinë diellore, Balluku dhe qeveria po rrezikojnë sigurinë energjetike të Europës

20:53 : 28/10/2025
AKTUALITET

Ankimi në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin nga detyra, Erion Veliaj do të jetë i pranishëm në seancë

14:15 : 28/10/2025
AKTUALITET

Zyrat ligjore ndërkombëtare raport për arrestimin e Veliajt: Po persekutohet politikisht

13:00 : 28/10/2025
Para

Horoskopi i muajit Mars/ Meri Shehu zbulon shenjën më me fat

TË GJITHA

Sekretari amerikan i Thesarit: SHBA dhe Kina kanë arritur marrëveshjen për TikTok

17:25 : 30/10/2025

Thirrja e Bashës në SPAK: Hetimet për “21 Janarin” u rihapën pas provave audio të ardhura nga SHBA

17:15 : 30/10/2025

Erdogan akuzon Gjermaninë për heshtje ndaj Gazës, Merz refuzon anëtarësimin e Turqisë në BE

17:12 : 30/10/2025

Pas presioneve nga BE, qeveria rrit taksat për peshkaqenët e tenderave të AKSHI-t

17:02 : 30/10/2025

Netanyahu kërcënon Hamasin: Nëse fuqitë e huaja nuk e çarmatosin, do ta bëjmë ne

16:52 : 30/10/2025

Lukoil pranon ofertën për shitjen e aseteve jashtë Rusisë

16:43 : 30/10/2025

Çështja “Gërdeci”, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu

16:31 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com