• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Specialisti i trafikut për shoferin e autobusit pas aksidentit: Ishte i shokuar

21:42 : 28/02/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Shoferi i autobusit të unazës i cili një ditë më parë shkaktoi aksidentin masiv në kryeqytet, ku mbetën të plagosur 9 persona, u arrestua mbrëmjen e së hënës. Për autoritetet hetimore është e qartë se ai ishte në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Pamjet filmike nga kënde të ndryshme, tregojnë se shoferi Agron Xhafa devijon nga rruga e tij dhe merr para makinat e tjera. Por momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet që e çuan 63-vjeçarin që të humbte kontrollin e mjetit. Vetë ai është shprehur se nuk ka qenë i vetëdijshëm. Shoferi pretendon se vuan nga zemra e diabeti dhe në momentin e aksidentit ka pasur gjendje të fikëti.

Specialisti i trafikut urban, Gerhard Baka tha se aktualisht “grupi hetimor po analizon të gjitha provat e nevojshme për të dalë në një konkluzion nëse kemi të bëjmë me një humbje të vetëdijes, gjendjes psikofizike të drejtuesit të mjetit, apo kemi të bëjmë me një anomali teknike të automjetit”.

Baka tregon se ishte ai personi i parë që pati kontakt me shoferin e autobusit. Specialisti i policisë shprehet se 63-vjeçari ishte në gjendje shoku, aq sa nuk ishte në gjendje t’i jepte emrin e tij dhe se u kthjellua pasi kishte mbërritur në spital.

“Unë mund t’ju konfirmoj që duke qenë se kam mbërritur shumë shpejt në vendngjarje dhe kam marrë kontakt me drejtuesin e mjetit, mund t’ju konfirmoj që në momentin e parë që kam marrë kontakt, kam konstatuar që ai ka qenë në një shok post-traumatik si pasojë e aksidentit, ku zotëria në fjalë nuk komunikonte, nuk jepte as gjeneralitetet e emrit të vet kur e intervistoja, nuk më jepte as a kishte nevojë për ndihmë mjekësore apo jo.

Pra le të themi që ishte në një shok total dhe këtë e kam konstatuar vetë, deri në momentin që kemi bërë të mundur transportimin në ambientet e spitalit, ku aty më vonë është qartësuar, kthjelluar dhe ka filluar të sqarojë rrethanat për aq sa ai mbante mend. Kur realisht nuk është se ka deklaruar ndonjë gjë shumë të madhe sepse ka deklaruar që nuk mban mend se çfarë ka ndodhur, vetëm kur është bërë koshient në spital dhe kërkonte informacion më të detajuar për të ditur rrethanat se çfarë ka ndodhur”.

Lexo edhe:

EMRI/ Aksidenti në Korçë, ky është drejtuesi i motorit që humbi jetën

U aksidentuan në aksin Korçë-Pogradec, turistët francezë dërgohen drejt Traumës

“Janë kryer ekzaminime, po kryhen ekzaminime. Nga grupi hetimor është administruar edhe kartela mjekësore e drejtuesit të mjetit, libreza mjekësore, për të parë patologji që ai mund të ketë pasur, sepse presupozohet dhe ka informacione që ai vuan nga një sëmundje afatgjatë, siç është diabeti dhe mjekohet në lidhje me këtë. Por mbetet për t’u verifikuar më tej nga grupi hetimor”.

Pasagjerët që ndodheshin në autobus kanë dhënë versione të ndryshme. Disa janë shprehur për hetuesit se nuk kanë vënë re asgjë që të tregonte probleme shëndetësore tek shoferi, të tjerë se e kanë parë me djersë të ftohta.

“Ka deklarata kontradiktore. Kemi të bëjmë me deklarata ku dikush shprehet që nuk ka parë. Kemi të bëjmë me deklarata ku shprehen që e kanë parë drejtuesin e mjetit duke qenë në djersë të ftohta dhe i pavetëdijshëm. Këto ngelen për t’u verifikuar sepse duhen administruar të gjitha provat për të arritur në një konkluzion. Është herët për të përcaktuar se cili është shkaktari determinant në këtë aksident”, shton Baka.

Po çfarë ndodh nëse vërtetohet që shoferi e ka humbur kontrollin e autobusit vërtetë për shkak të një problemi shëndetësor?

“Duhet të kalojë në ekzaminim të detajuar mjekësor, pra duhet të ritestohet, nëse është në gjendje psiko-fizike për të drejtuar një automjet të kësaj kategorie. Kjo është kategoria më e vështirë e përdorimit të mjeteve, ku kërkon një certifikatë të aftësimit profesional të veçantë që të autorizon për të përdorur këtë kategori mjetesh sepse ke përgjegjësi për jo më pak se 170-180 (persona)”, shprehet specialisti.

Baka po ashtu thotë se personat që vuajnë nga diabeti nuk janë të ndaluar që të marrin një certifikatë të tillë, ndërsa shton se “ka një komision të veçantë që mblidhet për këtë kategori mjetesh, komision mjekësor i cili përcakton dhe jep miratimin nëse ky drejtues mjeti është i aftë apo jo për të drejtuar një kategori të tillë mjeti”.

Etiketa: aksidentishoferishokuar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ Aksidenti në Korçë, ky është drejtuesi i motorit që humbi jetën

18:51 : 30/10/2025
AKTUALITET

U aksidentuan në aksin Korçë-Pogradec, turistët francezë dërgohen drejt Traumës

15:24 : 26/10/2025
AKTUALITET

Michele D’Angelo del nga burgu, kthehet në Itali pasi u përfshi në aksidentin ku vdiq 15-vjeçari shqiptar

13:53 : 24/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ Ndërron jetë në spitalin e Traumës 22-vjeçari që u aksidentua një muaj më parë në Vlorë

08:53 : 18/10/2025
AKTUALITET

Aksidenti në Rrugën e Arbrit, familja prej 5 anëtarësh dërgohet te Trauma (EMRAT)

19:36 : 05/10/2025
AKTUALITET

Shqiptari nuk e ndal grevën e urisë para parlamentit grek: Të zbardhet vdekja e djalit tim!

16:17 : 27/09/2025
Para

Protesta e 3 Marsit, Kryemadhi zbulon detaje

TË GJITHA

“Nuk kam bërë asgjë për 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen tmerrin e arrestimit në Itali

19:32 : 30/10/2025

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025

Kanalet pro ruse në Telegram si “armë informative” kundër Kosovës

19:11 : 30/10/2025

Trump kufizon pranimin e emigrantëve në SHBA, ja kush kanë përparësi

18:52 : 30/10/2025

EMRI/ Aksidenti në Korçë, ky është drejtuesi i motorit që humbi jetën

18:51 : 30/10/2025

Vuçiç: Njohja e Kosovës nga Siria ishte e pritshme, Serbia do të ketë një përgjigje

18:32 : 30/10/2025

Boom-i i ndërtimit në Tiranë! Shumë beton, pikëpyetje dhe pak… hetime

18:30 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com