• Kontakt
Thursday, June 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inceneratori Fier/ Prokurori i SPAK, Dritan Prençi, fali Mirel Mërtirin (dokumenta)

22:32 : 28/02/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Duhet pranuar që në fillim-ndarja e dosjes së inceneratorëve në tre hetime të ndara, ishte një zgjidhje tejet e gabuar e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK).

Janë pothuajse të njëjtët zyrtarë të lartë, të njëjtët biznesmenë dhe të njëjtët persona “të tretë” të përfshirë në procedurat koncesionare të inceneratorëve të Elbasanit, Tiranës dhe Fierit, të angazhuar në hartimin dhe zbatimin e kontratëve që do u kushtojnë qytetarëve shqiptarë qindra miliona euro.

E megjithatë, procedurat për secilin incenerator janë ndarë në procedime penale të veçanta.

Lexo edhe:

EMRAT/ SPAK skualifikon 6 kandidatë nga gara për kreun e BKH-së, mes tyre dhe Haki Çakon

Në qeli që prej tetorit, GJKKO lë në fuqi “arrestin me burg” ndaj Ilir Metës

Në rastin më të mirë, kjo metodë sjell mungesë koordinimi mes prokurorëve të SPAK-ut, të cilët ndjekin çështjet në pavarësi të plotë.

Por, në rastin më të keq, krijohen dyshime se kjo ndarje hetimesh mund të favorizojë personazhe të caktuar të përfshirë në të skemë masive korruptimi dhe pastrimi parash, siç është cilësuar deri më tani nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion, SPAK.

Po marrim një shembull.

Biznesmenët bashkëjetues, Stela Gugallja dhe Mirel Mërtiri, janë marrë të pandehur në çështjen e inceneratorit të Elbasanit.

Por, këta dy personazhe mungojnë në listën e të pandehurve në hetimin e inceneratorit të Fierit, megjithëse roli i tyre duket i ngjashëm me atë që kanë pasur në aferën e koncesionit të plehrave të Elbasanit.

I shohim më konkretisht.

Në 12 Dhjetor 2022, SPAK njoftoi publikisht se ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim personat e dyshuar si të përfshirë në aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Në atë njoftim, ndër të tjera thuhet: “E pandehura Stela Gugalla në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k, i pandehuri Klodian Zoto në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k, si dhe i pandehuri Mirel Mërtiri në cilësinë e pronarit faktit të shoqërisë“Albtek Energy” sh.p.k, në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe në bashkëpunim me të pandehurin Lefter Koka, kanë përdorur një skemë fiktive të kryerjes së pagesave, të realizuar nëpërmjet dy shoqërive tregtare respektive, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre, të cilat në të vërtetë përbëjnë “përftim të parregullt” si rrjedhim edhe produkt të veprës penale të korrupsionit”.

Në këtë njoftim përmendet për herë të parë emri i personazhit Mirel Mërtiri.

Në foto: Njoftimi i SPAK-ut, ku Mirel Mërtiri konsiderohet si “pronar faktik” i kompanisë së regjistruar në emër të bashkëjetueses së tij, Stela Gugallja

Kompania “Albtek Energy”, e cila fitoi kontratën koncesionare me vlerë rreth 22 milionë euro për ndërtimin e landfillit dhe inceneratorit të Elbasanit në vitin 2014, rezulton formalisht në pronësi të Stela Gugallja.

Por, prokurorët që kanë hetuar inceneratorin e Elbasanit, Klodian Braho dhe Ened Nakuçi, kanë zbuluar se “pronari faktik” i kompanisë koncesionare është bashkëjetuesi i saj, Mirel Mërtiri.

Pra, është e kuptueshme se, për SPAK-un, Stela Gugallja ka shërbyer si “sopra-nome” në bizneset që kontrollohen prej bashkëjetuesit të saj, Mirel Mërtiri.

Më tej, prokurorët që kanë ndjekur aferën e Elbasanit, duket se kanë siguruar prova të mjaftueshme për të akuzuar Mirel Mërtirin për pjesëmarrje në një skemë fiktive të kryerjes së pagesave, ku “Albtek Energy” ka paguar shuma të majme për kompani të tjera, të lidhura me Klodian Zoton.

Deri në këtë pikë ka shkuar, për momentin, hetimi i aferës së inceneratorit të Elbasanit. Nga kjo dosje janë veçuar hetime të tjera, që po vijojnë për të zbuluar rolin e personazheve të tjerë, siç raporton vetë SPAK-u.

Tani kalojmë tek hetimi për inceneratorin e Fierit, i cili po ndiqet nga prokurori Dritan Prençi. Koncesioni me vlerë rreth 30 milionë euro, i kontraktuar në fund të vitit 2016, zotërohet në shumicë nga Klodian Zoto.

Në procedurat koncesionare dhe në zbatimin e kontratës gjenden sërish thuajse të njëjtët njerëz. Po ashtu, i njëjti grup biznesmenësh; Klodian Zoto-Stela Gugalla-Mirel Mërtiri, ka përfituar qindra mijëra eurove, nga pagesat e kryera për njëri-tjetrin.

Megjithatë, në vendimin për mbylljen e hetimeve dhe dërgimin e çështjes në gjykim, të njoftuar nga SPAK-u në datën 19 dhjetor 2022, mungojnë emrat e Stela Gugallja dhe Mirel Mërtirit, i konsideruar më herët nga prokurorët e SPAK-ut, Klodian Braho dhe Ened Nakuçi si “pronar faktik” i biznesmeve të bashkëjetueses së tij.

Në foto: Njoftimi i SPAK për dërgimin për gjykim të personave të akuzuar për inceneratorin e Fierit. Në listë nuk janë Mirel Mërtiri e Stela Gugallja

Të dhënat e siguruara nga “Boldnews.al” dëshmojnë se bizneset e administruara nga Stela Gugallja kanë marrë disa qindra mijëra euro nga shoqëria koncesionare e inceneratorit të Fierit, e zotëruar nga Klodian Zoto.

Stela Gugallja, krahas kompanisë “Albtek Energy”, rezulton të jetë pronare dhe administratore edhe në kompaninë e konsulencës “Consulting SE Partners”.

Kjo studio rezulton se ka përfituar rreth 300 mijë euro nga kompania koncesionare e inceneratorit të Fierit, “Integrated Technology Waste Treatment Fier”, për shërbime konsulence.

Studio e konsulencës “Consulting SE Partneres” është krijuar në Tetor të vitit 2017, pikërisht në kohën kur ka nisur efektivisht pagesa e shtetit shqiptar në favor të kompanisë koncesionare të inceneratorit të Fierit.

Në foto: Pagesat e koncesionarit të inceneratorit Fier për kompaninë e konsulencës së Stela Gugallja

Në përmbledhje; prokurorët e inceneratorit të Elbasanit kanë zbuluar qarkullim pagesash mes Stela Gugalljas (Mirel Mërtirit) dhe Klodian Zotos. Ndërsa prokurori i inceneratorit të Fierit nuk ka “dalluar” pagesa që Klodian Zoto i ka bërë Stela Gugalljas.

Mungesë koordinimi mes prokurorëve të çështjeve apo favorizim për personazhe të caktuar në hetimin e inceneratorit të Fierit?

Dyshimet janë të forta, ashtu siç ekzistojnë edhe pikëpyetje të mëdha publike se ka një mungesë të madhe vullneti për të hetuar “aferën e inceneratorëve”, e cila përbën një prej aferave financiare më skandaloze në vitet e pluralizimit në Shqipëri.

Etiketa: dritan prençiInceneratori i Elbasanitinceneratori i fieritinceneratori i tiranesKompania “Albtek Energy”mirel mertiriProkurori i SPAKspakStela Gugallja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ SPAK skualifikon 6 kandidatë nga gara për kreun e BKH-së, mes tyre dhe Haki Çakon

15:16 : 26/06/2025
AKTUALITET

Në qeli që prej tetorit, GJKKO lë në fuqi “arrestin me burg” ndaj Ilir Metës

14:23 : 26/06/2025
AKTUALITET

Kërkon lirinë/ Zbardhen argumentet e Metës në GJKKO: S’kam asnjë lidhje me pagesat për lobimin

12:58 : 26/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Do merreshin në pyetje 15 dëshmimtarë, shtyhet seanca për drejtorët e dosjes “5D”

12:02 : 26/06/2025
AKTUALITET

“Metamorfoza”/ SPAK kërkon 15 vite burg për Behar Bajrin dhe 14 vite për Pëllumb Gjokën

10:43 : 26/06/2025
AKTUALITET

Krimet zgjedhore/ Dumani: Kallëzimet e partive ishin të pasakta, sekuestruam dokumente të rëndësishme

10:25 : 26/06/2025
Para

VIDEO/ 'Plas sherri' në mes të Tiranës, vajza e tmerruar përpiqet të ndajë djemtë

TË GJITHA

VIDEO/ Plas grushti mes 3 vajzave në Vlorë, kapen për flokësh për një vend parkimi

16:45 : 26/06/2025

FOTO/ Kush është 25-vjeçari shqiptar që u vra nga biznesmeni italian gjatë grabitjejes

16:43 : 26/06/2025

Zyrtare/ Ronaldo vijon karrierën te Al Nassr, firmos kontratën e re

16:39 : 26/06/2025

Me audio dhe video/ Kush janë 6 rrëfimet e Alibejt që SPAK refuzon t’i lëshojë në gjyqin e “Plumbit të Artë”

16:27 : 26/06/2025

Tiranës i sos durimi, mesazh Jarmounit: Gjej ekip për t’u shitur!

16:16 : 26/06/2025

Aksident në aksin Fier–Vlorë, plagosen shoferi dhe dy turistë britanikë

16:13 : 26/06/2025

U21/ Dy shqiptarë për titullin europian, Weiper dhe Brajan Gruda në finale me Gjermaninë

16:05 : 26/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com