• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“PD s’varet nga “Vula”, Tabaku thirrje për bashkim: Të dalim me 1 kandidat më 14 Maj

19:01 : 25/02/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

“E ardhmja e PD nuk varet nga asnjë lloj vendimi, por duhet të jetë zgjidhje politike”.

Ky ishte mesazhi i qartë që deputetja Jorida Tabaku dha për të dy grupimet e Partisë Demokratike teksa në emisionin “Kjo Javë” bëri thirrje për bashkimin e tyre dhe daljen me një kandidat në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Tabaku komentoi gjatë zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur tek gjyqi për çështjen e “Vulës” në Apel, që do të zhvillohet më 3 mars dhe protestën e së njëjtës ditë.

“Neve na bashkon opozitarizmi dhe këtë duhet ta ofrojmë. Unë kam qenë e mendimit se PD duhet të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhje. Për këtë arsye kam insistuar. Duhet patjetër të ofrojmë një alternativë. Duhet të ketë përpjekje të jashtëzakonshme për të pasur kandidatë të përbashkët. 14 maji duhet të tregojë se opozita ngrihet mbi interesin personal dhe ofron një alternativë më të mirë. Përtej një vendimi gjykate zgjidhja duhet të jetë politik”, tha Tabaku.

Më tej deputetja e PD deklaroi se duke qenë në një moment para zgjedhjeve lokale, PD nuk duhet të humbë mundësinë për të marrë pjesë në to pasi është një parti elektorale që të vetmen mënyrë për të ardhur në pushtet ka votën.

Lexo edhe:

Braktisja e kutive të votimit/ Tabaku: Qytetarët kanë humbur besimin te politika, duhet reflektim

“Paqja Fiskale”, Tabaku: Amnisti fiskale e fshehur, rrezikon ekonominë dhe buxhetin e shtetit

“Nuk pretendoj që unë do jem ajo që do i jap zgjidhje situatës. Sot ndodhemi në një situatë para zgjedhjeve lokale dhe unë besoj se nuk duhet të humbim mundësinë për të marrë pjesë në zgjedhje. PD është një parti elektorale dhe do zgjidhet vetëm me votë. Nuk kam ndryshuar qasje për protestat, unë kam qenë në pjesën më të madhe të tyre. Protestat e PD kanë treguar se krahas tyre duhen edhe shumë gjëra për të ardhur në pushtet. Ne duam që të zgjidhemi në fund dhe nuk vijmë dot në pushtet pa votën. Ne e kemi treguar se kjo qeveri e bën keq punën, por duhet të tregojmë se ne e bëjmë më mirë”, nënvizoi ajo.

Referuar situatës së krijuar në Parlament dhe përjashtimit të mbi 20 kolegëve të saj, Tabaku u shpreh se mazhoranca është duke dhunuar të drejtat e opozitës për të trajtuar çështje që shqetësojnë qytetarët të cilët i kanë votuar.

“Deputetët janë përjashtuar në mënyrë të padrejtë, por ne duhet të fokusojmë debatin aty. Që ti të përjashtosh 1/5 e Parlamentit është absurde sepse kërkojnë transparencë. Nga 2013 është bllokuar kush e di sa herë foltorja dhe nuk ka pasur përjashtime në këtë nivel. Përjashtimi kaq i thjeshtë për mua është e papranueshme. Sjellja e zonjës Nikolla ishte e papranueshme që të votojë për të hequr të drejtën e fjalës së deputetëve”, nënvizoi Tabaku.

Sa i përket çështjes “McGonigal”, Tabaku tha se kjo aferë vetëm sa e ka vërtetuar korrupsionin e qeverisë Rama, që është denoncuar më pare nga Partia Demokratike.

Sipas saj, nëse nuk do kishte përfshirje të qeverisjes në këtë rast nuk do përmendej as emri i Ramës në aktakuzë.

“Ne kemi kërkuar interpelancë që nuk u lejua dhe mocionin me debat. Komisioni hetimor duhet të ngrihet medoemos. Pas komisionit të inceneratorëve qeveria nuk ka dashur të lejojë asnjë komision tjetër”, tha Tabaku.

Etiketa: Jorida TabakuPartia Demokratikevula e PD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Braktisja e kutive të votimit/ Tabaku: Qytetarët kanë humbur besimin te politika, duhet reflektim

14:42 : 16/11/2025
AKTUALITET

“Paqja Fiskale”, Tabaku: Amnisti fiskale e fshehur, rrezikon ekonominë dhe buxhetin e shtetit

10:48 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Krimi i organizuar kontrollon vendin”/ PD kërkesë për debat në Kuvend

14:26 : 14/11/2025
AKTUALITET

PD njofton protestë para Kryeministrisë: Pas Lali Erit, radha e Ballukut dhe Ramaduros për t’u ndëshkuar

19:47 : 12/11/2025
AKTUALITET

“Pjesën më të madhe e marrin koncesionet”/ Tabaku: Ky nuk është buxheti i shqiptarëve, por i pakicës!

12:08 : 10/11/2025
AKTUALITET

PD: Buxheti 2026 do e zhysë më thellë në krizë arsimin dhe rininë shqiptare

13:44 : 08/11/2025
Para

Aksident në aksin Lin-Pogradec, përplasen dy makina

TË GJITHA

Nesër shtrëngata shiu dhe rrezik për përmbytje, ja zonat që pritet të preken

18:15 : 16/11/2025

Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Berat, makina përplas këmbësoren

18:05 : 16/11/2025

Wadephul apel vendeve të Ballkanit: Sundimi i ligjit, kusht i panegociueshëm për integrimin europian

17:47 : 16/11/2025

Protesta e 17 nëntorit/ Boçi: Pushteti ka hyrë në xhepat e shqiptarëve, kupa është mbushur

17:37 : 16/11/2025

Gazi amerikan kalon nga Greqia drejt Ukrainës, furnizimi nis nga janari

17:29 : 16/11/2025

Trump paralajmëron aksion në Venezuelë, SHBA grumbullon 15 mijë trupa ushtarake në Karaibe

17:16 : 16/11/2025

Makina me emigrantë bie në greminë, raportohet për një të vdekur dhe disa të plagosur

16:54 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com