• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkolla si vend krimi – Dhunë kafshërore mes nxënëseve të “Kongresit të Manastirit” në Tiranë

17:19 : 24/02/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, SOCIALE

Shkolla – institucioni që shoqëria pret të jetë model në edukimin dhe formimin e nxënësve, duket se është shumë larg të qenit e tillë.

Këtë e dëshmojmë dhe disa pamje të publikuara së fundmi në rrjetet sociale.

Në një video që është kthyer në virale, shfaqen disa nxënëse që përleshen fizikisht me njëra-tjetrën. Fjalori banal me të cilin protagonistet, vajza të mitura shajnë njëra-tjetrën është i larmishëm. Rreth tyre, djem e vajza të tjerë, bashkëmoshatarë të adoleshenteve që përleshen duke shkulur flokët e njëra-tjetrës, duke u qëlluar me grushte e shqelma, formojnë grupin e tifozëve. Të tjerë duken të përqendruar teka filmojnë me celular luftimin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alexis🦂 (@aleksiapeleshi)

Ngjarja u raportua se ka ndodhur pranë ambienteve të shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” në Tiranë. Alesa Peleshi, blogeria e cila ka shpërndarë pamjet në rrjetet sociale, dënoi dhunën dhe bullizmin.

Lexo edhe:

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Laprakë finlandezi

Vrau me thikë djalin e tij, Prokuroria dërgon në gjyq Hekuran Gjonin

Në një reagim, “Kongresi i Manastirit” saktësoi se ngjarja “ka ndodhur në datën 15 shkurt 2023 në orën 14:00, rreth një kilometër larg shkollës”, ndërsa konfirmoi se nxënëset e përfshira janë pjesë e institucionit arsimor.

Pas publikimit të pamjeve u vu në lëvizje dhe policia, që njoftoi shoqërimin e 5 nxënësve.

Shkolla si vend krimi

Shkollat në vend janë kthyer shpesh dhe në vende krimi vitet e fundit.

Sherret mes nxënësve, nxënës që ofendojnë mësues, mësues që ofshajnë dhe dhunojnë nxënës, janë ndodhi të rëndomta që shfaqen herë pas here, duke ngritur shpesh pikëpyetje nëse shkolla e ka humbur misionin e saj. Zotimet e policisë ndërkohë, për shtimin e efektivëve në mënyrë rritjen e sigurisë në institucionet arsimore kanë rezultuar propagandë.

Megjithatë, ngjarje shumë më të rënda se këto kanë ndodhur brenda mureve të institucioneve që kanë marrë përsipër edukimin e brezave të rinj.

Kujtojmë se në një shkollë nisi historia traumatike e përdhunimit të një vajze në Kavajë disa vite më parë, ku protagonist ishte roja i instituionit. Ky i fundit, pjesë e personelit që duhet të kujdesej për fëmijët, u kthye në përdhunues.

Debat hapi edhe zbulimi disa muaj më parë se në një shkolle të Beratit, punonte si mësues një i dënuar për krime seksuale me të mitur.

Në Tepelenë, një mësues u dhunua fizikisht në Janar. Një prej autorëve, pas aktit, dëshmoi në polici se ishte kthyer nga jashtë vendit posaçërisht sepse e motra, nxënëse e mësuesit në fjalë, i kishte shprehur shqetësimin se ishte ngacmuar seksualisht. Mësuesi vu në pranga dhe u akuzua dhe për një tjetër rast ngacmimi seksual, ndaj një tjetër nxënëseje të mitur.

Me këto ndodhi të kobshme që shfaqen në shkollat shqiptare, ato tjetërsohen duke dështuar në misionin e tyre. Kthehen në një përbindësh të frikshëm për fëmijët, shëndeti mendor i të cilëve në këtë moshë cilësohet nga ekspertët e fushës shumë vulnerabël, duke lënë pasoja të pashlyeshme për pjesën tjetër të jetës.

Etiketa: bullizemsherrshkolleTiraneVajza

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Laprakë finlandezi

10:29 : 16/11/2025
AKTUALITET

Vrau me thikë djalin e tij, Prokuroria dërgon në gjyq Hekuran Gjonin

09:52 : 16/11/2025
AKTUALITET

Teliti: Tirana buxhet 500 mln euro, por pa çerdhe e shkolla! Ku shkojnë paratë e qytetarëve?

19:25 : 15/11/2025
SHOW BIZ

Përplasje fizike mes dy prezantueseve, çfarë ndodhi mes Enxhi Nasufit dhe Neada Muçajt?

17:34 : 15/11/2025
AKTUALITET

Mashtroi një person dhe i mori 21 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

12:00 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Po na cënon fëmijët”/ Kundër ligjit për Barazinë Gjinore, qytetarët protestë te sheshi “Skënderbej”

11:49 : 15/11/2025
Para

“O Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do”, Berisha pritet me brohoritje në Bulqizë

TË GJITHA

“Shkolla iu dhurua për resort oligarkëve”/ Zhupa: Mësimi në Sarandë në kushte jo normale

10:39 : 16/11/2025

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Laprakë finlandezi

10:29 : 16/11/2025

Monopolet, oligopolet dhe nevojtorja e Autoritetit të Konkurrencës

10:19 : 16/11/2025

Vrau me thikë djalin e tij, Prokuroria dërgon në gjyq Hekuran Gjonin

09:52 : 16/11/2025

Zbardhet dinamika e atentatit në Shkodër, arrestohen 2 autorët (EMRAT)

09:44 : 16/11/2025

Aksidentohet në punë, humb jetën 45-vjeçari shqiptar në Greqi

09:33 : 16/11/2025

Nesër protesta te Kryeministria/ Teliti tregon detaje, çfarë pritet

09:23 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com