• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Stjuardesa shqiptare ndërroi jetë në bordin e “Air Albania”, nisin hetimet në Angli

14:12 : 22/02/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Në Britaninë e Madhe ka nisur sot një hetim për vdekjen e stjuardesës shqiptare Greta Dyrmishi, pak pasi avioni i kompanisë “Air Albania” u ul në aeroportin Stansted të Londrës më 21 dhjetor të vitit të kaluar.

24-vjeçarja ishte pjesë e ekuipazhit të “Air Albania” dhe ndërroi jetë në rrethana të çuditshme, që u sqaruan nga kompania ajrore vetëm 1 javë pas ngjarjes, duke bërë me dije se kishim të bënim me një arrest kardiak.

“Më 21 Dhjetor, pasi zbritëm të gjithë udhëtarët e fluturimit drejt Londrës, një nga anëtarët e ekipit të kabinës, Greta Dyrmishi pësoi atak kardiak. Edhe pas të gjithë asistencës mjekësore të ofruar në moment, ne përsëri e humbëm”, thuhej në njoftimin e “Air Albania”.

Ndërkohë, një gjykatë në Essex (zona ku edhe ndodhet aeroporti Stansed) dëgjoi  sot ekspertët mjekësorë që trajtuan 24-vjeçaren në vendngjarje, duke thënë se Dyrmishi po udhëtonte nga kryeqyteti shqiptar, Tirana, për në Essex më 21 dhjetor, kur i ra të fikët papritur.

Ndihma e parë dhe CPR iu dha në vendngjarje, por ajo fatkeqësisht ndërroi jetë. Njësia e Shërbimit të Ambulancës Lindore të Anglisë tha se dy ambulanca, një automjet i ekipit të reagimit të zonës së rrezikshme dhe ambulanca ajrore e “Essex & Herts” iu përgjigjën raporteve për një grua të sëmurë rëndë në bordin e një avioni.

Lexo edhe:

“Air Albania” drejt falimentimit, por mbulon fluturimet me charter të Ramës? SPAK “fle gjumë”

36 mijë euro fluturimi me charter/ Kryeministria: Udhëtimi i Ramës u mbulua nga “Air Albania”

Mjekja ligjore e zonës së Essex, Michelle Brown tha në gjykatë se vdekja e Gretës do t’i nënshtrohej një hetimi të plotë dhe të dokumentuar.

“Kjo femër 24-vjeçare ishte në ekuipazhin e kabinës në një fluturim nga Shqipëria dhe ndodhej në pistë kur i ra të fikët dhe iu dha ndihma e parë bazë. Dhjetë minuta më vonë ajo nuk kishte puls dhe ndaj saj u krye CPR. Mjekët e trajtuan atë dhe konfirmuan se ajo kishte vdekur. Autposia pas vdekjes zbuloi se shkaku i saj i vdekjes ishte sindroma e vdekjes së papritur të të rriturve”, u shpreh mjekja Brown.

Ajo shtoi: “Në kohën e incidentit, stjuardesa ishte në pjesën e përparme pranë dyerve të një avioni në aeroportin Stansted. Ky rast është i përshtatshëm për një hetim të dokumentuar në kohën e duhur“.

Etiketa: air albaniaGreta Dyrmishivdes stjuardesa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Air Albania” drejt falimentimit, por mbulon fluturimet me charter të Ramës? SPAK “fle gjumë”

08:54 : 28/06/2025
AKTUALITET

36 mijë euro fluturimi me charter/ Kryeministria: Udhëtimi i Ramës u mbulua nga “Air Albania”

08:05 : 28/06/2025
SPORT

UEFA jep “ok”, Partizani zbulon stadiumin ku do të presë rivalët estonez

18:08 : 23/06/2025
AKTUALITET

Me probleme financiare, ‘Air Albania’ nuk paguan 5 mln euro ushqim pasagjerësh

09:33 : 22/06/2025
AKTUALITET

Air Albania braktis pasagjerët 10 minuta para nisjes nga Malpensa në Tiranë

16:46 : 09/06/2025
SPORT

Zyrtare/ Firmoset marrëveshja, ja si do të quhet “Arena Kombëtare” për 5 vitet e ardhshme

19:31 : 05/06/2025
Para

Berisha: Rama-McGonigal i vendosën gjoba 30 mln dollarë bizneseve shqiptare

TË GJITHA

UFC/ Ilia Topuria merr titullin kampion në peshën e lehtë, mund Charles Oliveira me “KO”

10:45 : 29/06/2025

Kriza politike në Kosovë, sot seanca e 39 për konstituimin e Kuvendit

10:39 : 29/06/2025

Vodhën biznesin/ Arrestohet 38-vjeçari në Lushnje, një tjetër në kërkim

10:26 : 29/06/2025

Veliaj “sajoi” rrugë te prona e Ajolës/ Gjykata: Shkelje e rëndë, por nuk shohim “konflikt interesi”

10:18 : 29/06/2025

Kreu i IAEA: Irani mund të rifillojë ndërtimin e një bombe bërthamore brenda pak muajsh

10:16 : 29/06/2025

Selmani largohet nga Tirana pas 2 vitesh, arrin akordin me Teutën

10:09 : 29/06/2025

Zjarret ‘pushtojnë’ Shqipërinë, 58 vatra zjarri në 24 orët e fundit

10:01 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com