• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vëzhgimi/ Patenta e re, Shqipëria më e shtrenjta në gjithë rajonin

22:34 : 21/02/2023
në AKTUALITET, SOCIALE

Ka shkaktuar reagime dhe debate të shumta një vendim i papritur i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor për dyfishuar çmimin e pajisjes me leje të drejtimit të automjeteve. Për të justifikuar këtë rritje të fortë të çmimit, drejtori i këtij institucioni Blendi Gonxhe është shprehur se vendimi ka për qëllim të unifikojë tarifat, të zgjasë kohën e përgatitjes teorike dhe praktike dhe sipas tij të luftojë informalitetin. Është e vështirë të kuptosh për momentin arsyet e vërteta të këtij vendimi që ka marrë ky institucion, por ajo që ka shkaktuar habi është rritja kaq e fortë e çmimit. Me këtë vendim Shqipëria bëhet vendi që e ka më të shtrenjtë marrjen e një leje drejtimi automjetesh në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Lapsi.al bëri një vëzhgim të tarifave për pajisjen me një patentë në vendet e rajonit. Çmimi mesatar i të gjitha vendeve është rreth 600 euro (690 lekë) ndërsa në Shqipëri çmimi minimal i propozuar është 850 mijë lekë (750 euro) për një patentë të tipit B. Nga ky vëzhgim shihet se ka pasur një rritje të lehtë tarifash në disa vende vitin e kaluar, por vetëm pjesa e praktikës, si kompensim për shkak të rritjes galoponte të çmimit të karburantit që ndodhi pas luftës në Ukrainë.

Kosovë

Në Kosovën fqinje autoshkollat kryejnë një trajnim bazë në teori dhe praktikë për shoferët me 20 orë praktike që kushtojnë 200 euro deri maksimumi 300 euro (345 mijë lekë). Edhe me rritjen e pësuar vitin e kaluar sërish Kosova ka tarifën më të ulët në të gjithë Ballkanin. Duhet thënë se vendi fqinj ka edhe numrin më të ulët të orëve praktike përpara daljes në testim.

Maqedonia e Veriut

Lexo edhe:

Dezinformimi tërheq klikime, faktet ndërtojnë besimin

SHBA/ Çmimi i naftës bie ndjeshëm, tregtohet më lirë se para konfliktit Iran-Izrael

Sipas një studimi që bëri një vit më parë TRT Ballkan, autoshkollat në Maqedoninë e Veriut kërkojnë deri në 400 euro (460 mijë lekë) për paketën bazë të mësimit teorik dhe praktik për kategorinë B. Në këtë vend disa autoshkolla ofrojnë zbritje për aplikantët e mundshëm. Vitin e kaluar edhe aty pati një rritje të lehtë të çmimeve për shkak të krizës që përfshiu Europën.

Serbia

Serbia është një nga vendet e rajonit që ka çmimet më të larta të marrjes së patentës, por sërish nuk e kalon Shqipërinë. Kostoja për trajnimin e plotë të një shoferi të ri në teori dhe praktikë është rreth 630 euro (725 mijë lekë). Disa prej autoshkollave ofrojnë mbulimin e provimit teorik dhe praktik me një testim dhe disa të tjera mbulojnë edhe certifikatën mjekësore.

Bosnje e Hercegovina

Në Bosnje Hercegovinë çmimi varion nga 500 në 600 euro për mësimin teorik, trajnimin praktik, testin teorik, ndihmën e parë dhe testin e drejtimit. Autoritetet atje kanë vendosur një çmim minimal mbrojtës për autoshkollat. Megjithatë në pjesë të caktuara të vendit nevojiten vetëm 255 euro për të marrë patentën nëse kandidati i kalon të gjitha provimet “me të parën”.

Mali i Zi

Mali i Zi konsiderohet si një nga vendet më të vështira në botë dhe i treti në Evropë për marrjen e patentës së shoferit. Atje ka koston më të ulët për marrjen e patentës që shkon nga 230 në 290 euro, por qytetarët e kanë shumë të vështirë ta marrin menjëherë për shkak të rregullave mjaft strikte. Ndaj shumë praktikantë detyrohen të kryejnë praktikë shtesë për të mos gabuar në provim. ©LAPSI.al

Çmimet e patentave në rajon

Mali i Zi – 290 euro (330 mijë lekë)
Kosovë – 300 euro (345 mijë lekë)
Maqedoni e Veriut – 400 euro (460 mije lekë)
Bosnje Hercegovinë – 550 euro (630 mijë lekë)
Serbi – 630 euro (725 mijë lekë)
Shqipëri – 740 euro (850 mijë lekë)

Etiketa: Cmimimali i zipatenta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dezinformimi tërheq klikime, faktet ndërtojnë besimin

19:59 : 26/06/2025
BOTA

SHBA/ Çmimi i naftës bie ndjeshëm, tregtohet më lirë se para konfliktit Iran-Izrael

20:17 : 24/06/2025
AKTUALITET

Bombardimi i Iranit/ Tregjet tronditen, nafta kap nivelet më të larta në 5 muaj

10:16 : 23/06/2025
AKTUALITET

5 drejtimet ku mund të goditet ekonomia shqiptare nga konflikti Izrael-Iran-SHBA

18:39 : 22/06/2025
AKTUALITET

Fermerët të pakënaqur me çmimin e shalqirit, 13 lekë kg me shumicë

17:15 : 22/06/2025
BOTA

Parlamenti i Iranit pro mbylljes së ngushticës së Hormuzit, si ndikon në çmimin e naftës

16:53 : 22/06/2025
Para

VIDEO/ Liverpool në gjunjë, Real Madrid i 'shpërfytyron' në 'Anfield'

TË GJITHA

Horoskopi, 29 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 28/06/2025

Korriku pritet të jetë muaji më i nxehtë i dekadës së fundit

22:48 : 28/06/2025

47 vatra zjarri ditën e sotme në Shqipëri, 2 prej tyre vijojnë aktive

22:37 : 28/06/2025

Aksion në Tiranë! Makina merr përpara barrierat ndarëse dhe pemën, arratiset por i bie targa

22:22 : 28/06/2025

‘Non grata’ e Berishës/ Ish-këshilltari i Trump: Nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet!

22:01 : 28/06/2025

A do ketë një shkrirje mes “Nismës Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

21:50 : 28/06/2025

Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën në Ukrainë

21:34 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com