• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“BMW X6” që do përdorej për të vrarë “Otin e Elbasanit” u vodh në Shkodër (Video)

17:28 : 21/02/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Automjeti tip “BMW X6” që u gjet në zonën e “ish-Konservimit” në Elbasan së bashku me tre kallashnikovë dhe municione brenda, dhe që do të përdorej nga Arben Spahiu e Arsen Preçi për të realizuar një atentat të mundshëm ndaj Elton Kilës, rezulton të jetë vjedhur në qytetin e Shkodrës.

Grabitja e mjetit është realizuar jo më larg se data 6 shkurt e këtij viti, rreth orës 20:00 të mbrëmjes.

Në një video që tregon pamjet e kamerave të sigurisë në lagjen “Xhabijë”, shihet një “skifter” i veshur me të zeza dhe me fytyrën e mbuluar me maskë kirurgjikale, që zbret nga një makinë BMW seria 5 ngjyrë e bardhë për të kryer vjedhjen.

Mjeti me të cilin grabitësi vjen, ndalon paralel me automjetin luksoz “BMW X6” dhe pasi ai zbret i duhen vetëm 20 sekonda për të hapur mjetin me anë të një pulti dhe të largohet menjëherë për të mos u identifikuar.

Dyshohet se për vjedhjen është përdorur një bllokues valësh çka ka bërë të mundur hapjen e derës, ndërsa nga hetimet ka rezultuar se edhe automjeti “BMW” me ngjyrë të bardhë është grabitur në Shkodër rreth 15 minuta para së të grabitej makina “BMW X6”.

Lexo edhe:

Dëshmia e Elton Kilës në “Plumbi i Artë”: Më dogjën biznesin, më thanë se Dumani do të më vriste

Dyshohet se do vrisnin Elton Kilën, GJKKO pushon çështjen për “besnikët” e Erion Alibejt

Një tjetër kamerë sigurie në dalje të Shkodër ka pikasur të dyja makinat duke lëvizur në sinkron më njëra-tjetrën ku kanë dalë nga qyteti me drejtim Tiranën, por ende nuk janë verifikuar personat që kanë kryer grabitjen, ndërsa dyshimet e policisë janë se nuk kemi të bëjmë me banorë të qytetit të Shkodrës.

Sakaq, në momentin që mjeti u gjet vetëm 50 metër larg banesës së Erion Alibejt, kundërshtarit të Elton Kilës (i njohur si ‘Oti i Elbasanit’”), brenda saj u gjetën 3 armë zjarri kallashnikovë, fishekë, targa të vjedhura, bidonë me benzinë dhe doreza që dyshohet se do përdoreshin për realizimin e atentatit.

Ndërkohë në koshin e mbeturinave që ndodhej jo shumë larg mjetit, policia gjeti një çantë supi që dyshohet se është hedhur nga Arsen Prençi nga pakujdesia, në momentin kur kanë kuptuar se janë pikasur nga uniformat blu. Brenda saj u gjet një armë zjarri pistoletë dhe dy dokumente greke të falsifikuara me foton e Arben Spahiut, të cilat kanë çuar policinë drejt zbulimit të autorëve.

 

Po ashtu në çantë janë gjetur edhe maska dhe doreza që do të përdoreshin me shumë gjasë për të humbur gjurmë pas realizimit të atentatit të katërt ndaj Kilës, por që dështoi sërish.

Shkak për eliminimin e tij mendohet të jetë një hakmarrje e lidhur me kunatin e Alibejt, Arben Spahiu. Ky i fundit është vëllai i Ardit Spahiut, i vrarë në Belgjikë dhe i Rigers Spahiut, i arrestuar në tetor të 2022 pasi u kap me një arsenal armësh.

Sakaq ditën e sotme Spahiu dhe Preçi janë pyetur nga trupi hetues lidhur me mjetin “BMË X6” dhe mjetet e falsifikuara të identifikimit, por kanë mohuar të kenë djeni.

Të dy të arrestuarit kanë mbajtur deklarim mohues përballë këtyre fakteve, ndërsa Spahiu është shprehur: “Nuk e di kush e ka bërë këtë. Dokumentet nuk janë të miat”, duke pretenduar se dikush mund të ketë dashur t’i bëjë keq.

Por pavarësisht deklarimeve mohuese, grupi hetimor ka bindjen se ata janë poseduesit e armëve të sekuestruara dhe shënjestra e atentatit të mbetur në tentativë ishte Elton Kila.

Dyshohet se atentati ndaj tij mund të jetë porositur nga burgu, me urdhër të Erjon Alibej për shkak të konflikteve të mëparshme dhe pazareve të drogës.

Aktualisht Arben Spahiu dhe Arsen Preçi akuzohen për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, por nëse provohet që dy të arrestuarit merrnin urdhra nga Alibej, dosja i kalon SPAK dhe akuza do të jetë për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Etiketa: arben spahiuArsen preciatentat ne tentativeelton kilaErion AlibeajGrabitet makina

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dëshmia e Elton Kilës në “Plumbi i Artë”: Më dogjën biznesin, më thanë se Dumani do të më vriste

13:13 : 11/11/2025
AKTUALITET

Dyshohet se do vrisnin Elton Kilën, GJKKO pushon çështjen për “besnikët” e Erion Alibejt

14:42 : 13/12/2024
AKTUALITET

Grabitet makina e turistëve italianë në Vlorë, autorët morën 2500 euro

17:36 : 10/05/2024
AKTUALITET

Njerëzit e “Krymit” flasin për mesazhin me kumbulla për mbyllje goje: Ja kush janë 3 hasmit tonë

09:13 : 31/10/2023
AKTUALITET

Arsen Preçi, postieri i çantave me para të “Krymit”, ia jepte Dumanit sa herë vriste

14:38 : 21/10/2023
AKTUALITET

Kunatit të Alibejt i dërgojnë 3 kumbulla në burg, mesazh nga Çopjat se do i vrasin? Kapet “Dragoviçi”

15:24 : 03/10/2023
Para

Shqetëson reparti i mbrojtjes, Partizani udhëton në Kukës me disa mungesa

TË GJITHA

Vritet efektivi i “Shqiponjave” në Maliq, plagoset një tjetër. Autori një ish-ushtarak i shpallur në kërkim

09:15 : 04/06/2026
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom