• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Një tërheqje e Berishës, hap i vogël për një ndryshim të madh

19:13 : 20/02/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Bardh Frangu

Zhvillimet në Shqipëri janë tepër shqetësuese për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Për më keq nuk ka asnjë shenjë të vetme që të ngjallë shpresën se mund të dilet nga kjo krizë e thellë politike dhe morale, përkundrazi gjithnjë e më shumë kemi shenja të dukshme se ky shtet po futet nën kthetrat e mafisë, e cila ka kohë që dikton edhe vullnetin e qytetarëve të shprehur nëpërmjet një vote plotësisht të kontrolluar nga pushteti.

Është e dukshme se transicioni në këtë vend vazhdon të zhvillohet në dy binarë paralel; në njërin nëpërmjet përballjes së komunizmit me antikomunizmin dhe në një tjetër nëpërmjet elementit gjeografik, përkatësisht përballjes Veri-Jug. Në kontekst të kësaj më duhet të ritheksoj një pandehmë profetike të një miku nga Tirana, i cili në prag të zgjedhjeve të viti 2013, më pat thënë tekstualisht: “Nëse fitojnë socialistët, demokratët mund të kthehen në pushtet vetëm atëherë kur Kosova do të bashkohet me Shqipërinë”. Kjo gjë po dëshmohet gjithnjë e më shumë. Kjo gjë u dëshmua edhe në zgjedhjet e pjesshme lokale, ku demokratët fituan vetëm qendrën kryesore të Veriut, përkatësisht Shkodrën.

Kur kësaj i shtojmë faktin se gjuha para së gjithash është çështje politike, shohim se sulmet që i bëhen standardit të gjuhës janë po në këtë vijë të ndarjes territoriale, e cila mund të jetë me pasoja të paparashikueshme për vendin. Një refleksion të tillë ndarjeje paraqet edhe Ballkani i hapur, i cili në thelbin e vetë është një krijesë ortodokse.  Në këtë kontekst provohet të ndërtohet edhe narracioni se Veriu sikur përfaqëson ndryshimet demokratike, ndërsa Jugu sikur përfaqëson një konservim të diktaturës komuniste, të identifikuar me socialistët, të cilët vazhdojnë të kenë shenjë dalluese propagandën si një lloj dhune të ngjashme me atë të diktaturës. Mjafton të analizohet vetëm propaganda e kryebashkiakut të Tiranës dhe të bindeni për këtë.

Sigurisht që konflikti ndërmjet të majtës, të identifikuar si bartës të ish diktaturës dhe të djathtës, të identifikuar si bartës të logjikës antikomuniste, është një konflikt që për gjatë kohë do ta mbajë Shqipërinë të mbërthyer në një konflikt, i cili do të pengojë krijimin e hapësirave për iniciative qytetare, kaq të nevojshme për zhvillimin e demokracisë. Kështu është gati e pamundshme të krijohet klimë e nevojshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Lexo edhe:

36 mijë euro fluturimi/ Berisha: Do kërkojmë prap Komision Hetimor për udhëtimet me çarter të Ramës

Berisha nxjerr të dhënat: Kutitë e votimit u mbushën jashtë dhe u zëvendësuan në qendrat zgjedhore

Po çështja është si mund të dilet nga kjo krizë dhe cili mund të jetë njëri nga hapat që do të mund të diktonte një rrugë shpëtimi. Ndërsa socialistët kanë arritur që në një masë të madhe ta kriminalizojnë edhe shoqërinë dhe ta kontrollojnë atë nëpërmjet krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të pakrahasueshëm me cilindo vend të Evropës, demokratët të ndodhur në një situatë të riorganizimit të brendshëm partiak, me në krye liderin e tyre Berisha, i cili si i sanksionuar nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar kësaj gare politike i është futur si shumë i  hendikepuar, pak gjasa ka që të ndodhë ndonjë ndryshim i mundshëm.

Në kontekst të kësaj besoj se një hap i mirë do të ishte sikur Berisha publikisht të hiqte dorë nga ambiciet e tij për kryeministër dhe të fokusohej vetëm në udhëheqjen e partisë. Në këtë kuptim ai do të ndiqte shembullin e liderit të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti, i cil vazhdon të jetë kryetar i partisë, por pa pasur ndonjë funksion në ekzekutivin e shtetit. Kështu në një mënyrë Berisha do të ishte edhe më i pranueshëm jo vetëm për elektoratin e partisë së tij, por edhe për elektoratin gri si dhe për faktorin ndërkombëtar, përkatësisht për diplomacinë e huaj, përfaqësuesit e të cilës nuk do të ishin të obliguar që të kishin punë me të. Për më tepër, ndërsa tek ne shqiptarët edhe për shumë kohë do të vazhdojë të dominojë logjika e partisë shtet, Berisha do të ndjehej si njeriu i parë, gjë e nevojshme për egon e tij prej antikomunisti dhe lideri të pakontestueshëm.

Hapi ngjit me të do të ishte ai i formimit të një qeverie në hije. Kaq e nevojshme është kjo jo vetëm për elektoratin e të djathtës, por për qytetarët shqiptarë në përgjithësi që të shohin se cili do të ishte modeli qeverisës dhe cilët do të ishin emrat  që do të përfaqësonin këtë qeveri në përpjekje për ndërrim të pushtetit. Sigurisht që shumë i rëndësishëm do t ishte emri i kryetarit të kësaj qeverie në hije, përkatësisht i kryeministrit. Për situatën aktuale mirë do të ishte që emri i kryeministrit të vinte nga shoqëria civile, ndërsa nëse vije nga partia, së paku të ishte një nga ata që në jetën publike nuk ka përdorur zhurmën si argument (gjë e zakonshme kjo për politikanët shqiptarë) dhe që është një emër i respektuar sa në veri po aq edhe në jug. Këta dy hapa të vegjël do të kishin ndikim edhe në zgjedhjet lokale që janë në prag e në veçanti për ato qendrore që për gjendjen në të cilën ndodhen demokratët nuk janë fare larg.

/lapsi.al/

Etiketa: Bardh FranguSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

36 mijë euro fluturimi/ Berisha: Do kërkojmë prap Komision Hetimor për udhëtimet me çarter të Ramës

13:55 : 27/06/2025
AKTUALITET

Berisha nxjerr të dhënat: Kutitë e votimit u mbushën jashtë dhe u zëvendësuan në qendrat zgjedhore

13:21 : 27/06/2025
AKTUALITET

“Petron e nxorën kartelet nga Parlamenti”, Berisha përplaset me Koçin

11:32 : 26/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Troplinët e paguan 10 milion euro emërimin e ministrit të Brendshëm

11:09 : 26/06/2025
AKTUALITET

Berisha përplaset me PS-në në Kuvend për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

10:42 : 26/06/2025
AKTUALITET

Berisha publikon të tjera PAMJE: Ja si komisionerët kriminelë kontrollonin çdo votë

13:32 : 24/06/2025
Para

Së shpejti Instagram dhe Facebook do të bëhen me pagesë, ja përse

TË GJITHA

Vlora turistike me djegie mbetjesh

20:00 : 27/06/2025

Tragjedi në futbollin spanjoll, vdes mbrojtësi 23-vjeçar pas një aksidenti me makinë

19:53 : 27/06/2025

Tragjedi në Francë, tre të vdekur pas rrëzimit të një avioni të vogël

19:44 : 27/06/2025

Trump: Nëse Serbia sulmon Kosovën, nuk bën tregti me SHBA

19:39 : 27/06/2025

Paradoks në Francë, Lyoni bie në Ligue 2, por do të luajë në Europa League

19:34 : 27/06/2025

Ngërçi për konstituimin e Kuvendit, Fatmir Limaj konfirmon se ka pranuar takimin me Kurtin

19:26 : 27/06/2025

62 të vrarë në Gaza nga forcat izraelite

19:22 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com