• Kontakt
Tuesday, August 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ish-kongresmeni amerikan në mbështetje të betejës së PD-së për Butrintin

11:22 : 18/02/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-kongresmeni amerikan Joseph DioGuardi është shprehur në mbështetje të kauzës së opozitës për mbrojtjen e Parlkut të Butrintit, duke anuluar procedurat kncensionare të nënshkruara nga qeveria “Rama”.

“Ju përgëzoj për punën tuaj të shkëlqyer për të rivendosur dinjitetin e shtetit shqiptar dhe për të forcuar më tej lidhjet e vërteta SHBA-Shqipëri”, shprehet Dioguardi.

Lajmin e bën me dije deputetja demokrate Ina Zhupa e cila njofton se ka marrë letrën në mbështetje të betejës së Butrintit, nga ish-kongresmeni Joseph DioGuardi.

“Letra që më ka adresuar ish kongresmeni Joseph DioGuardi më mbush me përgjegjësi dhe krenari për betejën e drejtë që po zhvilloj për Butrintin! Ish kongresmeni me origjinë arberëshe është gjithmonë zë i parë kur flitet për interesat kombëtare të shqiptarëve. Kongresmeni DioGuardi ishte njeriu i parë që ktheu vëmendjen e gjithë Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi Kosovën dhe gjendjen në të cilën ishte vendi. Është kënaqësi të njoftoj që kongresmeni ka shprehur angazhimin e tij për të ardhur në Shqipëri dhe do të jetë prezent në krahun tim, në krahun e Butrintit, në krahun e shqiptarëve, në krahun e kushtetutës në seancën publike që do zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese”, thekson Zhupa përmes rrjeteve sociale.

Ndërsa hKongresmeni DioGuardi shprehet ndër të tjera “jam i bindur se veprimet e AADF për të marrë përsipër menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit nuk përfaqësojnë as objektivat e politikës së jashtme të qeverisë së SHBA dhe as qëllim legjislativ të Kongresit të SHBA”.

Lexo edhe:

Kushtetuesja pro betonizimit të zonave të mbrojtura/ Zhupa: Turpi i ngelet gjykatës, e çojmë në Strasburg

“Kodi i mafias s’mund të jetë kodi penal i Shqipërisë”, Zhupa: Cënojnë gazetarët në ushtrimin e profesionit

LETRA 

E dashur deputete Zhupa

Lavdëroj me gjithë zemër luftën tuaj parimore, të guximshme dhe të vendosur për të shpëtuar Parkun Kombëtar të Butrintit nga marrja e paligjshme e menaxhimit nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim [AADF]. Në këtë mënyrë mund të jemi të sigurt se xhevahiri i kurorës së historisë së Shqipërisë menaxhohet vetëm dhe ekskluzivisht nga qeveria shqiptare dhe vetëm për të mirën e popullit shqiptar. Si ish-kongresmen i SHBA-së, kam ndjekur me shumë interes veprimet tuaja legjislative për ndryshimin e ligjit aktual shqiptar për Trashëgiminë Kulturore.

Kam investuar shumë nga koha ime për t’u shpjeguar administratës amerikane në Uashington, si dhe miqve të mi në Kongresin e SHBA, veprimet politikisht manipuluese dhe të paligjshme të ndërmarra nga AADF në lidhje me Butrintin. Siç mund ta dini, unë u kam shkruar disa anëtarëve të Kongresit të SHBA, duke përfshirë Kryetarin e Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë Robert Menendez, dhe administratores së USAID-it, Samantha Poëer, si dhe organeve të UNESCO-s në Paris.

Unë jam po aq i interesuar dhe mbështetës për sfidën juridike thelbësore që ju keni bërë përpara Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. Ky është një moment historik për të cilin ju duhet të ndiheni shumë krenare dhe unë po mendoj seriozisht të vizitoj Shqipërinë për të marrë pjesë në seancat publike në Gjykatën Kushtetuese, në mënyrë që të perceptohem si i interesuar drejtpërdrejt për çështjen e Butrintit për të raportuar më pas në

Kongresin dhe administratën amerikane.

Shfrytëzoj rastin të ritheksoj se, kur Kongresi i SHBA krijoi Fondet e Ndërmarrjeve, asgjë në ligjin përkatës nuk mund të “interpretohet se i quan Fondet e Ndërmarrjeve, si agjenci ose institucione të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara”.

Prandaj, jam i bindur se veprimet e AADF për të marrë përsipër menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit nuk përfaqësojnë as objektivat e politikës së jashtme të qeverisë së SHBA dhe as qëllim legjislativ të Kongresit të SHBA. Ndryshe nga ajo që propozohet tani për Parkun Kombëtar të Butrintit në Shqipëri, parqet tona kombëtare në pronësi publike në SHBA që janë vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s menaxhohen vetëm dhe ekskluzivisht nga Shërbimi ynë i Parqeve Kombëtare, një agjenci e Departamentit të Brendshëm të SHBA.

Në mbyllje, ju përgëzoj edhe një herë për punën tuaj të shkëlqyer për të rivendosur dinjitetin e shtetit shqiptar dhe për të forcuar më tej lidhjet e vërteta SHBA-Shqipëri.

Mezi pres t’ju takoj personalisht në Shqipëri.

Gëzuar Vitin e Ri 2023!

Sinqerisht,

Joseph J. DioGuardi

Etiketa: butrintiina zhupaJoseph DioGuardi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kushtetuesja pro betonizimit të zonave të mbrojtura/ Zhupa: Turpi i ngelet gjykatës, e çojmë në Strasburg

20:19 : 31/07/2025
AKTUALITET

“Kodi i mafias s’mund të jetë kodi penal i Shqipërisë”, Zhupa: Cënojnë gazetarët në ushtrimin e profesionit

12:35 : 30/07/2025
AKTUALITET

“Buxheti iu vidhet”/ Zhupa: Emergjencat nuk kanë mjetet e duhura për shuarjen e zjarreve

20:52 : 28/07/2025
AKTUALITET

“Policia me pushime”/ Ngjarjet kriminale në Sarandë, Zhupa: Qytetarët të pasigurt për jetën

12:06 : 22/07/2025
AKTUALITET

Zhupa: Ligji për zonat e mbrojtura është bërë për oligarkët, jo për banorët e Thethit

18:01 : 12/07/2025
AKTUALITET

Zhupa: Është vërtetuar antikushtetueshmëria e ligjit për zonat e mbrojtura

12:46 : 01/07/2025
Para

I kërkuar nga Spanja, arrestohet 22-vjeçari nga Fieri (Emri)

TË GJITHA

BE bën gati “Shengenin ushtarak”, 17 mld euro për transportin e pajisjeve dhe trupave ushtarake

21:07 : 05/08/2025

Trump vendosi tarifa prej 39%, presidentja e Zvicrës udhëton drejt SHBA-së për negociata

21:04 : 05/08/2025

Forcohet aleanca Moskë-Pekin/ Kina dhe Rusia përfundojnë ushtrimet detare 5 ditore në Detin e Japonisë

20:54 : 05/08/2025

Dëshiron kalimin te Interi, Lookman bojkoton përsëri stërvitjen me Atalantën

20:49 : 05/08/2025

BERZH miraton kredinë 30 milionë euro për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë

20:40 : 05/08/2025

Aksident në kryqëzimin e Savrës në Lushnjë/ Përplasen dy makina, plagosen shoferët

20:23 : 05/08/2025

“Ne nuk votuam për ChatGPT”/ Pranoi se ‘merr mendim’ nga IA, kritikohet kryeministri suedez

20:20 : 05/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com