• Kontakt
Tuesday, September 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Afera McGonigal/ Basha shfaqet pas 1 viti dhe komenton korruptimin e ish-zyrtarit të FBI

19:04 : 17/02/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Në kohën kur opozita ka formalizuar akuzat në drejtim të Edi Ramës në lidhje me aferën McGonigal, me Sali Berishën që ka artikuluar se kryeministri pagoi ryshfet në mënyrë që agjenti i FBI-së në të sajonte historinë e lobimit rus dhe financimeve, me qëllimin për të dëmtuar Partinë Demokratike, në skenë pas rreth një viti është shfaqur me zë dhe figurë Lulzim Basha.

Në dy intervista të dhëna për dy ekrane të ndryshme televizive, ku ishte i ftuar për të folur me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Basha nuk mundi t’i shpëtonte pyetjev mbi skandalin që lidhet me korruptimin me 225 mijë euro të McGonigal.

Sipas shpjegimit që ish-kreu i PD i bëri çështjes, afera McGonigal tregon mënyrën se si segmente të politikës shqiptare paguajnë për të përbaltur kundërshtarin politik dhe për të çimentuar pushtetin e tyre.

Basha i bashkohet kështu akuzave të opozitës, si PD zyrtare të Sali Berishës dhe grupimit Alibeaj përkundrejt kryeministrit Rama, se ai ka paguar për të korruptuar ish-zyrtarin e FBI me qëllim asgjësimin e forcës kryesore opozitare.

“Kjo është një pikë e sqaruar. Njësoj si në rastin ‘McGonigal’ balta e hedhur ndaj meje ka pasur vetëm një funksion, çimentimin e një pushteti që kurrë nuk e ka pasur interesin kombëtar dhe interesin publik si gjëja më e çmuar për t’u mbrojtur por përkundrazi është treguar i gatshëm të përbaltë kundërshtarët politikë interesat e veta personale. Kjo është një shpifje i bashkohet shpifjeve që bota mbarë i ka marrë vesh se janë paguar për qëllime të ngushta politike vetë protagonistët e ngjarjeve i kanë hedhur poshtë”, tha Basha për ReportTv.

Lexo edhe:

Berisha: FBI të hetojë udhëtimet e Ramës dhe Sorosit, transportonin para dhe drogë me valixhe

Berisha: Linda ndërhyn rëndom në tenderat e AKSHI-t, Daniel Shima u rrëmbye e u torturua për 4 orë

Ndërkohë në emisionin “Zona Zero”, ai u shpreh: “Fatkeqësisht në Shqipëri ka një mekanizëm të lig në funksion të një interesi të lig, të errët. Lufta ndaj meje nuk kufizohet vetëm nga skandali McGonigal. Por edhe me sulme të tjera  që intensifikohen në prag të zgjedhjeve. Është një formë për të eliminuar kundërshtarin. Në fund të gjitha rrëzohen”.

Dy pohimet e sotme janë edhe qëndrimet e para të shprehura qartë nga Lulzim Basha sa i përket debatit mbi aktakuzën e drejtësisë amerikane për ish-agjentin e FBI-së, ku përmendet 14 herë edhe kryeministri Edi Rama.

Më parë ish-kreu i PD kishte reaguar vetëm me një postim në Twitter, pas thirrjeve të përsëritura të Berishës në drejtim të tij për të folur në lidhje me çështjen. Basha asokohe shkruante në postimin e tij: “E drejta vonon por nuk harron! Me SHBA në krah Shqipëria mund dhe do të bëhet vendi i mundësive për shqiptarët”.

Sakaq, Sali Berisha 10 ditë më parë e shpjegoi hap pas hapi sipas tij “strategjinë” që Rama ndoqi për t’i vënë shkelmin pluralizmit dhe për të asgjësuar partinë kryesore të opozitës.

Sipas shpjegimit të Berishës, fillimisht përmes McGonigal, Rama kopsiti çështjen me financime ruse në PD dhe me të futi në xhep Lulzim Bashën duke e kërcënuar me 6 vite burg.

“Rama nuk duhet ta priste McGonigal me ish-agjentë të Sigurimit të Shtetit, por ta priste me të gjithë ekipin e sigurisë kombëtare, por nuk e bëri, sepse e donte si asset personal. Nuk mund të sillet një kryeministër i një vendi partner, ndaj një kombi që i detyrohemi më shumë se kujtdo tjetër. Imagjinoni që vendi i madh i lirisë, që rrezaton vlera në mbarë botën, imagjinoni ju që janë angazhuar për të shkatërruar një forcë politike në vend. Padiskutim që këta njerëz nuk përfaqësonin SHBA-të, por përfaqësonin Edi Ramën.

Imagjinoni ju që këtë gjë donin t’ja bënin PD-së, që edhe po të kishte ndonjë financim rus, hetimi duhet të bëhej transparent, por jo të merrej peng PD. Ndërkohë Rama i hap dosje për pastrim parashë Lulzim Bashës. Ja mbylli dosjen, nuk e çoi në Gjykatë të Lartë, duke i thënë, tani unë të kam në dorë ty, ke 6 vite burg minimum. E futi në xhep atë. As sot nuk thotë, mori apo nuk mori para ruse”, tha Berisha.

Më tej ai shtoi se hapi i dytë pasi shtiu në dorë Bashën, ishte që Rama kërkoi të godiste opozitarët e vërtetë, që ishin kundër një plani për bashkëqeverisje që ishte arritur mes tyre.

“Etapa e dytë e këtij skenari ishte goditja e atyre që kërkonin të prishnin ujdinë për bashkëqeverisje mes PS dhe PD. McGonigal nisi hetimet, por jo në rrugë ligjore, se këto gjëra nuk bëhen fluturimthi. Ai i nisi për llogari të pushtetit të Ramës.

Duhej me çdo kusht që opozita të ishte një stoli, një fasadë e Edi Ramës. Ky vend i vogël u godit edhe ky në zemër të demokracisë. U godit opozita, por pa opozitë nuk ka demokraci. Nuk mjaftoi kjo fazë, demokratët u ngritën dhe nuk pranuan asgjë të pavërtetë. U ngritën për të mbrojtur idealet për të cilat ata kishin sakrifikuar më shumë se gjithçka tjetër. Etapa e tretë ishte oburra t’u marrim logon dhe flamurin për të mos i lejuar të hyjnë në zgjedhje”, sqaroi lideri i opozitës.

Sipas ish-kryeministrit, etapa e fundit ishte marrja e logos së PD-së, për të pamundësuar hyrjen në zgjedhjet lokale të opozitës dhe për t’i krijuar Ramës mundësinë për të marrë 60 bashki.

Etiketa: afera McGonigalLulzim BashaSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: FBI të hetojë udhëtimet e Ramës dhe Sorosit, transportonin para dhe drogë me valixhe

13:41 : 01/09/2025
Screenshot
AKTUALITET

Berisha: Linda ndërhyn rëndom në tenderat e AKSHI-t, Daniel Shima u rrëmbye e u torturua për 4 orë

11:33 : 01/09/2025
AKTUALITET

“KLGJ e mbron me urdhër politik”/ Berisha: Irena Gjoka e ka vendin në burg, por e mban në detyrë Rama

10:57 : 01/09/2025
Lajmet e Dites

“A dini gjë ku është?”/ Berisha: Endri Fuga është arratisur, pas dëshmisë në SPAK!

10:37 : 01/09/2025
AKTUALITET

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Troplini, avokati kryesor i karteleve qeveritare të drogës!

10:25 : 01/09/2025
AKTUALITET

Maliqi: Vjeshta do jetë vendimtare për opozitën dhe demokracinë

22:12 : 28/08/2025
Para

Meta mbledh Kryesinë: Banda e Rilindjes po bllokon iniciativat tona ligjore

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 2 Shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:04 : 01/09/2025

Enigma e Lindjes së Mesme dhe aspiratat e Netanyahut/ Kush do të sundojë në Gaza?

22:58 : 01/09/2025

Juventusi zbulon shifrat e transferimit në zyrtarizimin e Edon Zhegrovës

22:45 : 01/09/2025

Andi Mustafaj heq dorë nga drejtimi i Departamentit “Brain Gain” në PD

22:35 : 01/09/2025

Legjenda e Hollywood-it, Denzel Washington: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre

22:32 : 01/09/2025

EMRAT/ I riu shqiptar v*et me th*kë kushëririn në Britani

22:25 : 01/09/2025

Vizionarët e rinj/ “The Times” shpall figurat më me ndikim në IA, kryeson Sam Altman

22:09 : 01/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com