• Kontakt
Monday, May 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fadromave të IKMT-së “i ngec zinxhiri” në gjykatë

Gjysma e shembjeve të ndërmarra gjatë aksioneve në dukje politike kundër ndërtimeve pa leje shpallen të paligjshme nga gjykatat.

17:23 : 16/02/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Në qershor të vitit 2021, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, IKMT, nisi operacionin e koduar “Bregdeti ynë”.  Operacioni i reklamuar nga kryeministri Edi Rama kishte si qëllim të deklaruar prishjen e objekteve pa leje ndërtimi të ndërtuara gjatë vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave përgjatë plazheve në të gjithë vendin.

Si pjesë të operacionit Ministria e Brendshme njoftoi edhe prishjen e ngrehinës së një pike karburanti në rrugën kombëtare Fier-Lushnje.

“Operacioni për shembjen e ndërtimeve pa leje nisi në qershor të këtij viti dhe rifilloi në shtator përgjatë gjithë vijës bregdetare,” thuhet në deklaratën e shpërndarë nga Ministria e Brendshme në ‘Facebook’ gjatë asaj kohe.

“Aktualisht veç zonave bregdetare po shemben objekte pa leje edhe përgjatë akseve kombëtare”, shtoi Ministria.

Por pronarët e ngrehinës së shembur nuk ishin dakord me vendimin për shembjen e objektit – i përbërë nga një strehë metalike dhe një kioskë e të njëjtit konstruksion.

Lexo edhe:

1 Maji/ Qori: Punëtorët shqiptar nëpërkëmben se kanë një kryeministër që punon për oligarkët

Frontex heton akuzat kundër Greqisë

Ata u ankuan në Gjykatën Administrative në Tiranë duke argumentuar se godina në fakt ishte me leje ndërtimi dhe kishin qenë duke kryer vetëm riparime, për të cilat po ashtu kishin zbatuar procedurat.

Gjykata u dha të drejtë dhe me vendimin e datës 26 prill 2022, gjeti se në nxitim për të prishur objektin, IKMT nuk kishte mbajtur asnjë akt që të provonte paligjshmërinë e godinës që po prishte.

“Gjykata vlerëson se aktet administrative janë në kundërshtim të hapur dhe flagrant me dispozitën urdhëruese të nenit 100, germa a) të K.Pr.Adminsitrative, e cila parashikon detyrimin e organit publik të paraqes rrethanat e faktit të cilat kanë motivuar nxjerrjen e aktit administrativ”, shkruhet në vendimin e gjyqtarit Eriol Roshi.

Inspektorati pretendoi në gjykatë se vendimmarrja e tyre nuk kishte “asnjë handikap ligjor” për të qenë e pavlefshme.

Kjo nuk ishte hera e vetme që vendimet e IKMT-së janë rrëzuar në gjykatë.

Bazuar në dokumentet e marra në përgjigje të kërkesave për informacion nga gjykatat administrative Tiranë, Vlorë, Shkodër dhe Durrës – të cilat mbulojnë territorin e prekur nga aksioni “Bregdeti ynë”, BIRN gjeti se IKMT në katër vitet e fundit humbi gjysmën e çështjeve në të cilat ishte palë.

Të dhënat tregojnë se IKMT humbi 79 nga 159 çështje që u shqyrtuan nga gjykatat administrative në vitet 2019-2022.

Vendimet e shqyrtuara nga BIRN tregojnë se në shumë raste, IKMT nuk paraqiti prova në gjykatë për të dëshmuar paligjshmërinë e subjekteve të sanksionuara dhe në raste të tjera aktet e përpiluara prej inspektoriatit u gjetën të pavlefshme.

Drejtuesja e IKMT-së, Dallandyshe Bici i tha BIRN në një përgjigje me shkrim se gjyqtarët përdorin standarde të shumëfishta në vendimet e tyre duke favorizuar subjektet. Ajo shtoi se shumë nga gjyqtarët që i kanë marrë këto vendimeve janë larguar nga procesi i vetingut.

“Jemi përballur dhe me raste njëanshmërie apo favorizuese ndaj subjekteve kundërvajtës, për të cilat nga ana e gjykatës nuk janë administruar provat e disponueshme nga IKMT, në formën dhe mënyrën e duhur ligjore,” shkruan Bici.

“Gjithashtu është fakt se shumë gjyqtarë të cilët kanë gjykuar në këto procese gjyqësore janë shkarkuar nga organet e vetingut për mospërmbushje të profesionalizmit dhe perfomancës së rolit të gjyqtarit apo dhe shkarkime për rrethana edhe më të rënda se këto,” shtoi ajo.

Standarde të ndryshme

Kontrolli i territorit mbetet një prej sfidave kryesore për Shqipërinë. Bazuar në të dhënat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës llogaritet se pas viteve 90’ deri në vitin 2020, u ngritën mbi 320 mijë ndërtime pa leje.

Ndërkohë, megjithë përbetimet e qeverisë dhe aksionet e prishjeve të ndërmarra herë pas here, ndërtimi i paligjshëm vijon. Vetë qeveria konstatoi në vjeshtë të vitit që shkoi të paktën 15 godina shumëkatëshe të ndërtuara pa leje apo në tejkalim me disa kate të lejeve të ndërtimit në Tiranë. Këshilli i Ministrave vendosi t’i konfiskojë pallatet shumëkateshë dhe shtesat bazuar në një vendim kontrovers që pretendon t’i vendosë ato në shërbim publik.

Ndërkohë, në bregdet apo në zonat periferike, sipas IKMT-së deri në shkurt 2023, nëpërmjet aksionit “Bregdeti ynë” janë prishur 499 ndërtime të paligjshme.

IKMT i tha BIRN në një përgjigje me shkrim se aksioni i shembjeve të ndërtimeve pa leje do të vazhdoj.

“Prishja e objekteve në zonat bregdetare vijon dhe është pjesë e punës së IKMT-së, IMT-ve si dhe strukturave të tjera që ushtrojnë përgjegjësi dhe ndërveprojnë në këto zona”, tha Inspektoriati.

Endri Shabani, drejtuesi i lëvizjes politike “Nisma Thurje, e cila ndërmori verën e kaluar një aksion për të mbrojtur plazhet publike, tha se aksionet e IKMT-së janë selektive dhe u shërbejnë interesave të caktuara.

“IKMT dhe të gjitha institucionet e tjera janë në funksion të një grupi të vogël njerëzish që duan të pasurohen dhe ata kanë konkurrencë nga biznesmenët e vegjël”, tha Shabani.

Shabani shkon më tej, ndërsa thotë se shembjet në bregdet nuk janë bërë për të zbatuar ligjet aktuale apo se janë shkelur ligjet, por ‘janë padrejtësi’.  Sipas tij ata që kanë leje i kanë ato sepse kanë korruptuar sistemin.

“Sepse ky që ka paguar lekë, ky që ka kërcënuar kryetarin e bashkisë, ky që ka ligjin e investitorëve strategjikë në avantazhin e vet, ai ka leje”, deklaroi ai.

Shabani nuk është i vetëm në akuzat e tij kundër IKMT-së. Akuzat për veprime selektive të IKMT-së janë të përsëritura. Inspektoriati Kombëtar i Mbrotjes së Territorit, është indetifikuar në vitin 2018 nga Departamenti Amerikan i Shtetit si institucion që kryen shembje të ‘paligjshme’ dhe ‘selektive’.

Në gjykatë me tre fotografi

Në dhjetor të vitit që shkoi IKMT hodhi në erë një hotel 7 katësh në bregdetin e Kavajës në pronësi të biznesmenit Irfan Hysenbelliut me pretendimin se ai ishte ndërtuar pa leje.

Hysenbelliu e akuzoi kryeministrin Rama se po hakmerrej për shkak të qëndrimeve kritike të mediave të tij ndaj qeverisë. Kryeministri këmbënguli se IKMT po zbatonte vetëm ligjin dhe se do i jepte fund ndërtimeve pa leje.

Përfaqësues të kompanisë u ankuan se vendimi i prishjes dhe ndërhyrja e IKMT-së u bë pa u dhënë atyre kohë për t’u mbrojtur dhe pa pritur vendimet e gjykatës ku ishin depozituar padia dhe kërkesa për masë sigurimi.

“Erdhën në mëngjes pa asnjë paralajmërim, vendosën shirit sigurie në të gjithë territorin e resortit dhe polica nxori punonjësit e turistët me forcë jashtë”, tha Folitjona Puravelli, drejtoreshë juridike e kompanisë Erjoni shpk, shoqëri që kishte në pronësi ‘Prestige Resort’.

Rasti i shembjes së resortit nuk është shqyrtuar akoma në themel nga gjykata. Megjithatë, në vendimet e gjykatave administrative të shqyrtuara nga BIRN, ankimi për veprime pa paralajmërim dhe pa njoftim brenda afateve, ishin dy ndër arsyet kryesore pse gjyqtarët vendosin kundër IKMT-së.

Zbatimi i ligjit dhe procedurave nuk duket sikur është pjesë e rutinës së punës IKMT-së edhe në fusha të tjera të kompetencës së inspektoriatit.

Për shembull, më një vendim të 27 qershorit 2022, Gjykata Administrative Tiranës pranoi pjesërisht një padi ndaj IKMT-së nga një subjekt i akuzuar për ndotje, pasi sanksionimin me gjobë dhe procesverbali i inspektimit nuk i ishin bërë me dije subjektit siç parashikohet në ligj.

Gjykata arsyeton ndër të tjera se njoftimi i palës për masën administrative është i detyrueshëm për të mundësuar ankimimin e saj apo kundërshtimin e vendimit.

“Nuk rezulton që ky vendim t`i jetë komunikuar subjektit, ndonëse në përmbajtje të tij i njihet e drejta e ankimit në gjykatë brenda afatit 10 ditor nga data e njoftimit të vendimit,” shkruhet në vendim e Gjykatës Administrative Tiranë.

“Pra, rezulton që ky akt është nxjerrë në shkelje thelbësore të rregullave proceduriale”, shton gjykata.

Vendimet e gjykatave zbulojnë se IKMT ka kryer shkelje jo vetëm ndaj subjekteve por edhe ndaj inspektorëve. Në një rast Inspektorati ka humbur një gjyq përballë një inspketori vendor të bashkisë së Kavajës, të cilin e kishte gjobitur për mosushtrim të detyrës.

Vendimi i gjykatës i gushtit 2019, tregon se IKMT e kishte gjobitur me 300 mijë lekë inspektorin e bashkisë që drejtohej në atë kohë nga opozita, por u padit nga ky i fundit me pretendimin se shkelja nuk ekzistonte dhe se IKMT po synonte të intimidonte punonjësit vendorë.

Gjykata e gjeti padinë të drejtë. Në arsyetim e saj thuhet se si provë për shkeljet IKMT kishte sjellë një akt kontrolli që nuk kishte as numër as datë dhe që kishte në përmbajtje tre foto objektesh, por pa sqaruar kontekstin dhe as pse inspektori i bashkisë ishte përgjegjës për to.

Sipas gjykatës nuk kishte asnjë rrethanë për t’i verifikuar tre fotot.

“Gjykata çmon se paraqitja thjesht e tre fotografive të objekteve përkatëse, pa sqaruar kontekstin faktik dhe ligjor të tyre, nuk është e mjaftueshme për të provuar kundravajtjen”, shkruhet në vendim.

E pyetur nga BIRN mbi shkeljen e procedurave administrative, Bici tha se kishte një vlerësim pozitiv për punën e Inspektoriatit në këtë drejtim.

“Përsa i përket referimit tuaj të përkthyer në përqindje statistikore, ku një pjesë e proceseve gjyqësore të humbura për shkak të mospërmbushjes së proçedurës së njoftimit apo paligjshmërisë së veprimeve të IKMT, do të ndaja një qëndrim ndryshe nga i juaji,” tha ajo.

“Duhet marrë parasysh se natyra dhe dinamika inspektuese në fushën e veprimtarive/zhvillimeve ndërtimore shoqërohet me vështirësi dhe problematika nga më të ndryshmet,” shtoi Bici, ndërsa theksoi se ka bindje të plotë se “institucioni udhëhiqet në mbrojtjen e interesave të ligjshëm shtetëror dhe komunitar.”/ BIRN

Etiketa: Dallandyshe BicDrejtuesja e IKMT-sëligjndertesashembjeshkelje

Lajme të lidhura

Screenshot
AKTUALITET

1 Maji/ Qori: Punëtorët shqiptar nëpërkëmben se kanë një kryeministër që punon për oligarkët

11:32 : 01/05/2025
BOTA

Frontex heton akuzat kundër Greqisë

08:26 : 29/04/2025
AKTUALITET

Shkelje e Kodit/ Edi Rama bën fushatë të financuar nga “palë të treta” me diasporën

08:16 : 12/04/2025
AKTUALITET

PLANI/ Shembje dhe kulla pas Muzeut Kombëtar, do të rrafshohen rreth 35 ndërtesa

15:48 : 08/04/2025
AKTUALITET

Berisha: Do të falet çdo gjobë për dritat, ujin, ndërtimet dhe kamatat

19:40 : 04/04/2025
dav
AKTUALITET

Punësimet në Bashki, Komisioneri: 38% e rasteve të monitoruara të zëna në kundërshtim me ligjin

08:05 : 02/04/2025
Para

Komisioneri Pubik kërkon shkarkimin e prokurorit Robert Kote

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 19 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 18/05/2025

Exit Poll-et/ Kryetari i Bukureshtit në epërsi të papritur në zgjedhjet në Rumani

22:55 : 18/05/2025

VIDEO/ Ylber Ramadani i shënon super gol portierit serb dhe i jep fitoren Leçes

22:46 : 18/05/2025

Kryeministrja e Italisë ndërmjetëson bisedime mes Ursula von der Leyen dhe JD Vance

22:45 : 18/05/2025
Në foto: Projekti i miratuar në vitin 2018 dhe projekti i ndryshuar i vitit 2024

Ndryshon sërish projekti i kullës te Sahati i Tiranës, çunat e APEX-it i marrin “frymën” qendrës

22:37 : 18/05/2025

Joe Bideni është diagnostikuar me kancer ‘agresiv’ të prostatës

22:26 : 18/05/2025

Papa Leo XIV takohet me Zelensky, çfarë u diskutua mes tyre

22:16 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com