Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, Ilir Alimehmeti ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend dhe protestat e opozitës.
I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Alimehmeti deklaroi se tensioni i krijuar së fundmi me tubimet e opozitës është e vetmja mënyrë që sistemi të dëgjojë shqetësimin dhe zërin e popullit.
Ai shtoi më tej se çështja e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal është një temë që i takon drejtësisë amerikane, ndërsa tha se në krahun shqiptar duhet të ketë një reagim për përfshirjen e kryeministrit në këtë aferë, pasi sipas tij në këtë mënyrë njolloset figura e Shqipërisë.
Alimehmeti deklaroi se në parlament është kthyer në hobi që të përjashtohen deputetët, madje edhe në raste kur nuk flasin fare duke iu referuar përjashtimit të Belind Këlliçit.
Sa i përket çështjes së vulës së PD, ai deklaroi se pala që ka më shumë mbështetës duhet të jetë pala që merr vulën dhe logon e partisë.
“Tensioni është krijuar për të rikthyer shërbimet e merituara te qytetarët. Sistemi këtu nuk dëgjon atë që po i thuhet nga popullata. E vetmja metodë që ka populli është duke ngritur zërin përmes disa lloje protestash që nuk janë të dhunshme. Tensione ka edhe në ndeshje futbolli kur krijohet një masë e madhe njerëzish. E rëndësishme është që është për rrjedhojë të një sjelljeje. Ky nuk është akti i parë në këtë rast. Kjo është si shurdhësia gjyqsore. Ne si qytetarë të thjeshtë e dimë që duhet të kalosh një kalvar për të marrë të drejtën në këto institucione.
Protestat janë reagime, nuk janë zgjidhje, ajo vjen nga organet përkatëse. Sa i përket McGonigal atë e ka marrë Kongresi në Amerikë. Në krahun tonë ka një urtësi, po flitet për zyrën e Kryeministrit këtu, si ka mundësi që këtu ka heshtje dhe as nuk diskutohet ky element. Të gjitha këto reflektohen në kurrizin tonë. Ne këtu marrim një njollë sepse aty flitet për Shqipërinë. Meqenëse rkyeminsitri është në detyrë, ndryshe me raste kur kryeministrat janë dorëhequr deri sa kanë vazhduar hetimet dhe më pas janë rikthyer. Kaq po kërkohet”, tha ai.
“Po të kemi një nevojë apo diçka tjetër a ia hap njeri më telefonin kabinetit shqiptar. Nëse ky rast dëmton opozitën ti minon rendin demokratik dhe shkon drejt diktaturës. Të jesh demokratik është të kesh opozitë, prandaj Perëndimi ka zgjedhur këtë formë që edhe ne duam ta mbrojmë.
Protestat fillojnë kur mekanizmat e tjera dështojnë. Ajo që po ndjek maxhoranca është si në Serbi ku në fillim zhdukën opozitën me mekanizmat e tyre dhe më pas bëjnë çfarë të duan. Në vite KLSH ka bërë raportime për dëme të ndryshme. Me këtë duhet të merret sistemi gjyqësor dhe prandaj e kap opozita këtë. Në parlament është bërë hobi të përjashtohen deputetë edhe kur nuk flasin, kjo qenka sjellje jo etike. Kjo i ndodhi zotit Këlliçi. Në momentin kur funksionet e shtetit nuk funksionojnë njerëzve u mbetet vetëm protesta.
Ttë gjitha fuqitë në vend i ka një dorë dhe nuk ndodh asgjë. Dëmi që duhet t’i bësh buxhetit të shtetit për të hapur një hetim është disa mijëra euro, këtu flitet për miliona dhe nuk hapet. Detyra e opozitës është të demonstrojë faktet dhe të flasë në çdo mënyrë. Pse ndalohet një parlamentar që të flasë në Kuvend, ata janë zgjedhur nga populli në fund të fundit. Sa më e lartë shurdhësia e tyre aq më i lartë do jetë zëri që do ngrihet”, shtoi.
“Unë mendoj se jemi në hapat e parë të mosbindjes civile. Po të kishim pasur shoqëri civile funksionale do shikohej se si protestohet. Sikur nga një person të protestontë nga 13 mijë organizatat jo qeveritare të regjistruara do ishin 13 mijë vetë aty. Le të shpresojmë që t’i thërrasin mendjes ata që duhet t’i thërrasin mendjes. Ata prandaj janë aty, për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve. Nuk është se të pyet ai atje me kë je, njësoj e ke çmimin. Ka një treg të lirë që vendos çmimet, jo borde.
Ajo që po shohim është se kur nuk reagohet situata bie. E kam për vite e vite me radhë. Kemi parë që kjo lloj situate i ka dhënë dorë atyre që kanë dashur të na bien në qafë. Kjo duhet të ndryshojë, nuk shkon kështu. Shoqëria civile te ne është zhdukur, nuk ka as sindikata, nuk i lejon kryeministri të ekzistojnë. Edhe opozitën po tenton ta zhdukë. Rruga normale është ajo e Kushtetutës që nuk është për të mbajtur pluhur në raft, është tjetër bisedë se ajo nuk respektohet me dëshirën e një personi.
Për cilat arsye një gjykatë e shtyn dy herë, tre herë këtë vendim. Pse duhet të ketë një kalvar kaq të gjatë. Çfarë ndodh, ka paaftësi, keqdashësi? Këtu duhet të ketë shpjegim, po vuajnë shumë njerëz. Nëse shteti do funksiononte si duhet nuk do kishte krizë, prandaj ikin ata që ikin.
Kjo është një tjetër bisedë për të thënë që vulën e komandon sistemi. Kjo krijohet nga njerëzit jo nga gjykatat. Po të shohim në parlament ata që marrin më shumë vota, qeverinë e formon ajo parti me më shumë deputetë. Mbajtja pezull e vendimit është për të krijuar këtë tension. Numri i njerëzve që e kanë kuptuar se çfarë po ndodh është rritur. Sa më shumë t’i fyhet inteligjenca e dinjiteti i njerëzve aq më shumë rritet zemërimi i tyre. Është shumë e thjeshtë, secili duhet të bëjë punën e vetë. Ne do dalim të protestojmë nëse ky shtet ka vendosur të jetë një kompleks çudirash”, tha ai.