• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“FT”: Rrjeti i paligjshëm i vëzhgimit të kamerave tregon fuqinë e krimit

18:36 : 15/02/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Media prestigjoze Financial Times shkruan për rrjetin e paligjshëm të vëzhgimit, i cili tregon fuqinë e krimit të organizuar në Shqipëri.

Policia shqiptare çmontoi më shumë se 500 kamera të paligjshme vëzhgimi, që dyshohet se janë vendosur nga bandat mafioze, për të monitoruar qytetarët dhe forcat e rendit. Ky skandal nxjerr në pah fuqinë e rrjeteve kriminale në Shqipëri.

Kamerat, rreth gjysma e të cilave ishin montuar në kryeqytet, u zbuluan gjatë një hetimi të nxitur nga një shpërthim pranë shtëpisë së një oficeri policie në qytetin verior shqiptar të Shkodrës.

Ndikimi i bandave kriminale është përmendur ndër arsyet kryesore që shqiptarët të largohen nga vendi i tyre dhe të shpërngulen në vende të tjera europiane, përfshirë Britaninë e Madhe.

“Policia çmontoi kamera të vendosura në shtylla elektrike, në rrugë, për të mbledhur informacione për qëllime kriminale,” tha policia shqiptare në një deklaratë ditën e martën.

Lexo edhe:

Vrasja e Kristian Markut/ Kqyren kamerat e sigurisë afër vendngjarjes, indicie për identifikimin e autorëve

Masakra e Shkodrës/ Kamerat “paralizojnë” hetimin, pse nuk u ruajtën pamjet

Bandat përdorën kamerat e kontrolluara nga distanca, për të monitoruar kundërshtarët dhe lëvizjet e policisë, sipas një raporti nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (Balkan Investigative Reporting Network), i cili citonte vendasit që dëshmonin për “kërcënime dhe frikë”.

Kryeministri Edi Rama tha se operacioni policor ishte “si një situatë Catch-22, pasi akuzohemi se nuk kemi marrë masa dhe akuzohemi gjithashtu kur marrim masa”.

“Fakti që policia veproi për këtë çështje, problem prej dekadash, do të thotë se qeveria është e prirur dhe e fokusuar në luftimin e krimit të organizuar”, tha Rama.

Ai shtoi se jo të gjitha kamerat ishin të lidhura me rrjetet kriminale dhe se “disa ishin për përdorim individual, megjithëse jo të ligjshëm”.

Ish-ministri i jashtëm dhe i drejtësisë Aldo Bumçi, tha se grupet kriminale kishin ndërtuar një rrjet botëror të trafikut të narkotikëve dhe po pastronin paratë në Tiranë.

Kartelet shqiptare të drogës punësojnë dhjetëra mijëra familje në vend për të rritur marijuanën, tha Bumçi, duke përdorur paratë dhe lidhjet me Europën perëndimore për të krijuar një rrjet global të kontrabandës së heroinës dhe kokainës.

Rama e kundërshtoi këtë pohim, duke thënë se “Kultivimi i kanabisit ka rënë në mënyrë drastike dhe operacionet e suksesshme policore në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë tregojnë për rritjen e efektivitetit në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe atij të brendshëm”.

Vitin e kaluar, Komisioni Europian e kritikoi Shqipërinë, një vend kandidat i BE, për një ligj të propozuar që ofron amnisti për depozitat deri në 2 milionë Euro në bankat shqiptare pa penalitete, duke tatuar transfertat me një normë deri në 10 për qind.

Një raport i Departamentit të Shtetit të SHBA i publikuar vitin e kaluar, thoshte se Tirana duhet të vazhdojë përpjekjet për reformën në drejtësi, të forcojë rregulloret dhe mbikëqyrjen kundër pastrimit të parave dhe të punojë për të zhdukur ndikimin e krimit të organizuar.

“Krimi i dhunshëm në Shqipëri shoqërohet shpesh me krimin e organizuar”, thuhet në të. “Gjyqtarët, prokurorët, policia dhe gazetarët kanë qenë subjekt i frikësimit dhe kërcënimeve”.

Etiketa: Financial Timeskamera sigurie

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e Kristian Markut/ Kqyren kamerat e sigurisë afër vendngjarjes, indicie për identifikimin e autorëve

09:47 : 15/01/2025
AKTUALITET

Masakra e Shkodrës/ Kamerat “paralizojnë” hetimin, pse nuk u ruajtën pamjet

16:24 : 01/11/2024
RAJONI

Prishtinë – Vendosen kamera sigurie në rrugët kryesore

20:53 : 03/01/2024
RAJONI

Sekuestrohen rreth 50 kamera sigurie në fshatra me serbë të Gjilanit, çfarë dyshohet

16:56 : 22/12/2023
AKTUALITET

“Financial Times” në veri të Shqipërisë: Aty ku burrat emigrojnë dhe gratë i dalin zot shtëpisë

22:27 : 24/05/2023
AKTUALITET

“Jeta e shqiptarëve një luftë, Qeveria me trafikantët”/ Financial Times: Rama mes skandaleve

12:40 : 15/03/2023
Para

Shqipëria nën monitorim nga BE për “mosbashkëpunim fiskal”

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Tela: Administrata ka punuar për PS, SPAK nuk ka dokumentuar asnjë rast të krimit zgjedhor

22:08 : 15/05/2025

“U sekuestrua telefoni i shoqëruesit të Tom Doshit”/ Lala shpjegon “goditjen” e SPAK ndaj njerëzve të PSD

22:05 : 15/05/2025

Zbutet Hamas: Gati të tërhiqemi/ Grupi ekstremist, negociata direkte me SHBA

22:00 : 15/05/2025

Akuzohet për shpërndarje pornografie me fëmijë, reagon futbollisti i Real Madrid

21:56 : 15/05/2025

Abilekaj: Çdo grup kriminal ka përfaqësuesin e tij në parlamentin e kësaj qeverie

21:53 : 15/05/2025

Gazetarja: SPAK të hetojë nëse Sara Mile ka sponsorë nga krimi i organizuar

21:50 : 15/05/2025

Misteret e Stambollit, a po përgatitet një takim historik mes Trump, Putin dhe Zelensky në Turqi?

21:45 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com