• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Nis hetimi për objektet fluturuese, Shtëpia e Bardhë: Kina ka program spiunimi ajror

08:42 : 14/02/2023
në BOTA

Lexo edhe:

Shtëpia e Bardhë: Mbyllja e qeverisë mund të përfundojë brenda javës

Ekonomia e Kinës ngadalësohet në nivelin më të ulët të vitit

SHBA e justifikoi rrëzimin e objekteve fluturuese të paidentifikuara, se ato përbënin rrezik për udhëtimin ajror civil. Administrata e Bidenit tha gjithashtu se nuk kishte “asnjë shenjë” se ballonat u takojnë alienëve.

Zëdhënësi për Sigurinë Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, e justifikoi në një konferencë shtypi rrëzimin e tri objekteve fluturuese të paidentifikuara ditët e fundit, duke thënë se ato përbënin rrezik për udhëtimin ajror civil.

Më 4 shkurt SHBA rrëzuan për herë të parë një objekt që besojnë se është një “ballonë spiune” kineze. Gjatë fundjavës, ushtria amerikane rrëzoi tri objekte të tjera të paidentifikuara fluturuese që u zbuluan mbi hapësirën ajrore të Amerikës së Veriut.

Kirby dha më shumë detaje mbi operacionet e fundit, duke thënë se qeveria e SHBA.së “nuk mund ta përjashtojë” mundësinë që objektet e paidentifikuara po kryenin vëzhgime.

“Ne nuk e dimë me siguri nëse ato përmbanin edhe një aspekt survejimi, por nuk mund ta përjashtojmë këtë”, tha ai. Ai tha se vendimet e SHBA-së për të rrëzuar objekte të paidentifikuara “bazohen thjesht dhe vetëm në atë që është në interesin më të mirë të popullit amerikan”.

Jo ufo apo alienë

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, tha se nuk ka “asnjë shenjë” se pas objekteve të paidentifikuara së fundi mbi SHBA fshihen aktivitete alienësh.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se problemi i objekteve të paidentifikuara përbën një “situatë shumë serioze”. Ai tha se grupet e shpëtimit janë duke analizuar objektet ajrore të rrëzuara mbi Amerikën e Veriut dhe në territorin veriperëndimor të Kanadasë, në Yukon.

Shtëpia e Bardhë: Kina ka program spiunimi ajror

Shfaqja e ballonave kineze mbi territorin e SHBA-së në fillim të këtij muaji, ndezi shqetësimet për veprimtari spiunazhi dhe vëzhgimi të zonave të ndjeshme ushtarake në SHBA.

Shtëpia e Bardhë tha se ka verifikuar që Kina ka një program vëzhgimi ajror që është i lidhur me Ushtrinë Çlirimtare Popullore (PLA), por tha se nuk i ka identifikuar ende objektet fluturuese të rrëzuara së fundmi.

Pekini, ndërkohë, tha se SHBA ka lëshuar vitin e kaluar 10 balona mbi hapësirën ajrore kineze. Kirby tha se “në hapësirën ajrore kineze nuk kishte pasur asnjë avion mbikëqyrës amerikan “.

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken mund të takohet me diplomatin e lartë kinez Wang Yi gjatë Konferencës së Sigurisë së Mynihut që zhvillohet këtë javë për të biseduar për ballonat./ DW

Etiketa: balona spiunekinaSHBAShtepia e Bardhe

Lajme të lidhura

BOTA

Shtëpia e Bardhë: Mbyllja e qeverisë mund të përfundojë brenda javës

16:50 : 20/10/2025
BOTA

Ekonomia e Kinës ngadalësohet në nivelin më të ulët të vitit

14:51 : 20/10/2025
BOTA

Luftëanija më e avancuar në botë mbërrin në Mesdhe, SHBA: Të gatshëm të mbrojmë aleatët

11:36 : 20/10/2025
BOTA

SHBA shkatërron një anije që trafikonte drogë, disa të vrarë (Video)

19:39 : 19/10/2025
BOTA

Kina akuzon SHBA-në për sulme kibernetike

15:14 : 19/10/2025
BOTA

SHBA/ Miliona protestojnë kundër presidentit Trump

14:41 : 19/10/2025
Para

SHBA/ Të paktën tre pesona të vrarë nga të shtënat në Miçigan

TË GJITHA

Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec

18:34 : 20/10/2025

“Synojmë vota nga elektorati gri”, Salianji: Kandidatët e pavarur janë të opozitës pa diskutim

18:33 : 20/10/2025

Dyshohet se urdhëroi atentatin ndaj gazetarit Ranucci, publikohet FOTO e Altin Sinomatit

18:22 : 20/10/2025

U kap duke shitur drogë, arrestohet shqiptar pa leje qëndrimi në Itali

18:13 : 20/10/2025

Vesa publikon FOTOT nga momentet intime me Mirlind Dakun

18:10 : 20/10/2025

Stoku i dosjeve, KLP: Duhet të rritet numri i prokurorëve në Shqipëri

17:56 : 20/10/2025

Vrasja e të riut shqiptar në Itali, Hekuran Cumani humb jetën duke mbrojtur të vëllanë

17:42 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com