• Kontakt
Friday, July 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Washington Post’ ‘hedh dritë’ mbi aktivitetin e McGonigal, lidhja me Ramën

14:29 : 13/02/2023
në AKTUALITET, BOTA, POLITIKE

Ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal, akuzohet se është përfshirë në Shqipëri, në shkëmbimin klasik të parave për favore, duke u mbështetur në marrëdhëniet e tij me zyrtarët amerikanë dhe kryeministrin shqiptar, Edi rama, për të dhënë rezultatet që donin klientët e tij.

Media amerikane, ‘Washington Post’, i ka kushtuar një artikull historisë së zyrtarit të lartë të FBI që është duke u gjykuar nga autoritetet amerikane.

Gazeta shkruan sot se, McGonigal, ka marrë para për të çuar përpara interesat e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, ndërsa ky i fundit është i zhytur deri në grykë në këtë skandal.

Por jo vetëm kaq, sipas saj, ky skandal mund të jetë një goditje për reformën në drejtësi në vend.

Një zëdhënëse e kryeministrit Edi Rama ka konfirmuar se ai është takuar disa herë më McGonigal. Gazeta shkruan se kjo histori korrupsioni e komplikon edhe narrativën e thjeshtë të dosjes ruse.

Lexo edhe:

“Fantazma” e Unazës/ Balluku favorizoi Arbër Abazin, “zhvatën” miliona euro nga tenderi pa garë

Bushati: Veliajn e la në burg Rama! Edhe zgjedhjet në Tiranë i vendos ai

Artikulli:

“Në një deklaratë, Manjola Hasa, një zëdhënëse e Ramës, tha se kryeministri u takua me McGonigal disa herë, por u prezantua me Nezën nga McGonigal dhe nuk kishte njohuri për marrdhëniet mes dy personave. “Sa i përket akuzave në aktakuzën e zotit McGonigal, ato nuk kanë asnjë lidhje me kryeministrin shqiptar apo ndonjë zyrtar shqiptar,” tha Hasa.

Akuzat kundër McGonigal në Shqipëri në një farë mënyrë komplikojnë një narrativë të thjeshtë të një zyrtari të FBI-së të kthyer nga rusët, të cilën e kanë avancuar disa që kur janë shfaqur akuzat për punën e tij me Deripaskën.

McGonigal akuzohet se ka marrë para për të çuar përpara interesat e Ramës, ndërkohë që disa analistë po ngrinin shqetësimet për interesa ruse që po përpiqeshin të influenconin kundërshtarët e kryeministrit.

Sipas aktakuzës, McGonigal inkurajoi FBI-në që të hapte një hetim penal në vitin 2018 për një lobist amerikan që vepronte në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, opozita kryesore e Partisë Socialiste të Ramës.

Një pjesë e informacioneve kundër lobistit, thanë prokurorët, kanë ardhur nga Neza dhe e kanë origjinën në zyrën e Ramës.

Individi nuk përmendet në aktakuzë, por duket se përputhet me lobistin dhe ish-punonjësin republikan të Kapitolit, Nick Muzin, që u vu nën vëzhgim në të njëjtën periudhë pas një artikulli të marsit 2018 në “Mother Jones”, ku ngriheshin pikëpyetje nëse tarifat e tij të këshillit mund të ishin paguar nga një kompani me interesa ruse, duke nxitur një hetim në Shqipëri. Për këtë rast, nuk u ngrit asnjë akuzë.

Në një email, Muzin tha: “Nuk kam asnjë arsye të besoj se kam qenë viktimë e këtij hetimi të rremë. Por nëse do të isha, kjo është për të ardhur keq dhe shpresoj se drejtësia do të vihet në vend”.

Alfred Lela, një zëdhënës i Partisë Demokratike të Shqipërisë, e quajti pretendimin se McGonigal inkurajoi FBI-në të hapte një hetim penal ndaj një shtetasi amerikan, i cili po vepronte si lobist për partinë e Lelës, ‘një nga zbulimet më brutale’.

“Ju keni FBI-në, një degë të nderuar të zbatimit të ligjit në SHBA, të përdorur për të kryer veprime të pista të politikës shqiptare,” tha ai, duke shtuar se partia nuk është kontaktuar nga FBI për këtë akuzë.

Puna e McGonigal në Shqipëri solli në orbitën e tij ish-agjentë të tjerë.

Të dhënat e kompanive në Shqipëri tregojnë se në shkurt 2019- pesë muaj pasi McGonigal u tërhoq nga FBI- ai dhe Neza blenë secili 25 përqind të aksioneve në një firmë hetimore me bazë në vend, e identifikuar nga të dhënat e kompanive shqiptare si ‘Law Office & Investigation’.

Një tjetër partner në firmë ishte Mark Rossini, një ish-agjent i FBI-së, karriera e të cilit në fushën e zbatimit të ligjit përfundoi kur ai u shpall fajtor për akses të paligjshëm në dosjet e FBI-së në vitin 2007, ne emër të të dashurës së tij aktore.

Rossini është rishfaqur vitet e fundit si një konsulent ndërkombëtar- dhe ekspert për Shqipërinë, duke u shfaqur në intervista me mediat shqiptare për të paralajmëruar ndikimin rus mbi kundërshtarët politikë të Ramës.

Një person me njohuri për llogaritë e biznesit të Rossini-t tha se kompania shqiptare nuk kryente asnjë punë dhe nuk kishte asnjë klient.

Në gusht, Rossini u padit për korrupsion në një rast që përfshinte pagesa për guvernatorin e Porto Rikos. Ai është deklaruar i pafajshëm,” shkruan gazeta.

Etiketa: Edi RamaFBIhetimemcgonigalskandal

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Fantazma” e Unazës/ Balluku favorizoi Arbër Abazin, “zhvatën” miliona euro nga tenderi pa garë

22:33 : 10/07/2025
AKTUALITET

Bushati: Veliajn e la në burg Rama! Edhe zgjedhjet në Tiranë i vendos ai

21:58 : 10/07/2025
AKTUALITET

Salianji: Ramës i tremben njerëzit e lirë, jam viktimë e regjimit të tij

21:13 : 10/07/2025
AKTUALITET

Rama sërish në gjunjë para Melonit, diplomacia në version “show personal”

16:46 : 10/07/2025
BOLD BLOG

“Ramë i xanun”

13:12 : 10/07/2025
AKTUALITET

“Ka shkretuar kombin nga të rinjtë e vet”, Berisha: Rama burgos kundërshtarët!

12:17 : 10/07/2025
Para

VIDEO/ Armaldo habit: Do iki të martën

TË GJITHA

Rama u “gjunjëzua” sërish para Melonit, mediat italiane: Veprimi është kthyer në ritual

23:06 : 10/07/2025

Horoskopi ditor, 11 korrik 2025

23:00 : 10/07/2025

Abilekaj: Shteti po zëvendësohet nga “cubat” e Ramës

22:57 : 10/07/2025

Fitore e pastër, cila është skuadra e vetme shqiptare që triumfoi në Ligën e Konferencës

22:52 : 10/07/2025

Aksioni në Theth, Lala: Benet Beci promovoi vilat për vota

22:48 : 10/07/2025

Gega pas barazimit të Partizanit: Skuka është special, kemi nevojë për përmirësime

22:34 : 10/07/2025

“Fantazma” e Unazës/ Balluku favorizoi Arbër Abazin, “zhvatën” miliona euro nga tenderi pa garë

22:33 : 10/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com