• Kontakt
Wednesday, August 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Kam video me orgji”/ Deputetet e PS kërkuan përjashtimin e Berishës, ja ç’ndodh në Kuvend

18:29 : 13/02/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Dita ndryshon por pasqyra e seancave plenare në Parlamentin e Shqipërisë jo.

Opozita dhe mazhoranca janë përplasur sërish ashpër me deklarata që në nisje të seancës së sotme, teksa kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka nxehur gjakrat me vendimet për të ndërprerë fjalën e disa prej dputetëve demokratë.

Sakaq, një deklaratë e kreut të PD, Sali Berisha, ku është shprehur se ka video erotike që tregojnë se janë bërë orgji mes zyrtareve socialiste me ambasadorë të huaj dhe vet ëish-zyrtarin e korruptuar të FBI, Charles Mcgonigal në Tiranë, ka prodhuar debat të ashpër.

Kjo deklaratë e Berishës e bërë në daljet e tij nga selia blu është bërë shkak që disa deputete të PS t’i drejtohen me një shkresë Kuvendit për përjashtimin e tij nga seancat plenare.

Ishte fillimisht deputeti i PS Taulant Balla i cili i kërkoi Berishës të nxjerrë videot me të cilat bën presion, ose përndryshe të kërkojë falje ndaj deputetëve dhe zyrtareve socialiste.

Lexo edhe:

Berisha distancohet nga kompania që po lobon për të në DASH: Nuk jam zëdhënësi i saj

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

Kërkesa e socialisteve u parashtrua nga ish-ministrja e Financave Anila Denaj, e cila gjithashtu tha se Berisha duhet të kërkojë falje për ofendimet e bëra.

“Sali Berisha nuk shmang asnjë diskriminim, por ka marrë edhe statusin e atij që mund të nxjerrë çfarë të dojë nga goja. Ose të nxjerrë prova, ose të kërkojë falje publike ndaj subjekeve të dhunës së shfrenuar. Gjatë ushtrimit të mandatit, sanksionet e rregullores lidhen me shkeljen e veprimtarisë së Kuvendit. Kjo deklaratë është depozituar sot dhe e keni marrë sot e kërkojmë që të shqyrtohet menjëherë. Më vjen keq për kryetaren e Aleancës së gruas, të cilat nuk është hera e parë është deklaratë e përsëritur, kësaj here i është bashkuar emri i ambasadorëve. Kjo është një gjuhë lincuese. Gjuha etike në këtë parlament duhet të jetë e saktë për të gjithë. Për mua është legjislatura e parë, por gjuha etike është për të gjithë”, tha Denaj.

Por në momentin që Berisha u afrua në foltore për të marrë fjalën dhe shpjeguar pozicionin e tij, seanca u ndërpre deri në vendosjen e rregullit në sallë. Berisha gjithsesi iu rikthye Facebook-ut, për t’u thënë deputeteve të PS se asnjëherë nuk do ju flasë atyre me gjuhën e Edi Ramës.

“Unë kam censurë të plotë ndaj videove dhe mesazheve erotike që vijnë tek unë. Ç’kujton ti? Jam Sali Berisha unë, nuk jam Edi Rama. Nuk jam unë ai që e dinë çfarë heqin ministrat në mbledhjen e qeverisë me fjalorin rrugaç që përdor. Unë nuk fyej publikisht. Përmenda emra unë aty. Asnjë emër, përse ju djeg ju kjo”, tha Berisha.

Më tej ai hodhi një akuzë të rëndë në drejtim të kryetarit të Grupit të PS, Taulant Balla duke e akuzuar se ka qenë trafikant i qenieve njerëzore.

“Cilës nga ju i ka djegur deklarata ime? Thoni pak dhe unë të them të vërtetën. Elisa pyeti cilës i ka djegur më shumë që unë të bëj deklaratën që kërkoni. Po ka marrëzi më të madhe se kjo. Unë thash çfarë pësuar. Ase kam akuzuar McGonigalin, me erotizmat e tij do fshihni aktivitetin e tij në Shqipëri? nuk e kaloni me këto. Lat nam në historinë e Parlamentit ky moment.. Po ai zotëria e dini që ka nxjerrë viza për moldave? Po, apo mendon se edhe ajo moldavja ka një familje që ka rënë pre e këtij? Është kapur në flagrancë për të nxjerrë viza për trafik femrash ai që keni kryetar grupi”, shtoi Berisha.

Sali Berisha për herë të tretë më pas përsëriti në Facebook se akuza e tij që lidhej me një denoncim të bërë ndaj Charles McGonigal ditën e premte në konferencë shtypi, i ka futur frikën në palcë zonjave socialiste.

“Kjo është e pabesueshme, kjo është sikur si vetëakuzë. Edhe njëherë ju them, asnjë video e asnjë mesazh të videos erotike nuk do ta gjeni tek Sali Berisha, përveç rasti McGonigal, do të shkojnë të gjitha në drejtësi.  Ose krijoni një komision dhe hajdeni ti shifni. Tani na presin qytetarët”, tha Berisha duke lënë sallën për t’iu drejtuar sheshit ku e prisnin protestuesit e mbledhur prej orës 17:00.

Etiketa: protesta e PDSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha distancohet nga kompania që po lobon për të në DASH: Nuk jam zëdhënësi i saj

15:42 : 05/08/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

15:20 : 05/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Turizmi ka dështuar, shkak eurot e drogës

13:40 : 05/08/2025
AKTUALITET

Letra e Igli Hasanit, Berisha: Reagimi i “narko-ministrit” fakton farsën zgjedhore të 11 majit

13:33 : 05/08/2025
AKTUALITET

Kompania lobuese korrigjon letrën në DASH: Berisha është aktiv në politikë, por s’ka post në Qeveri

20:14 : 04/08/2025
AKTUALITET

Igli Hasani kërcënoi vëzhguesit ndërkombëtarë/ Ministria e Jashtme: Sqarime, jo presion

16:41 : 04/08/2025
Para

Kategoria Superiore/ Java e 22-të luhet të shtunën dhe të dielën, njihuni me sfidat

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 6 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:14 : 05/08/2025

Miliarda me tenderat e AKSHI-t/ BKH ushtron kontrolle në zyrat e “Soft & Solution” të Ermal Beqirit

23:07 : 05/08/2025

Paradoksi/ Greqia me numrin më të madh të bizneseve të vogla në BE, por me produktivitetin më të ulët

22:49 : 05/08/2025

Kualifikueset e Champions/ Rangers fiton në shtëpi, surprizën e bën kampioni i Qipros

22:45 : 05/08/2025

Krenar Çoçaj “harron” Luana Vjollcën, e zëvendëson me miss-in Endi Demneri. Kapen “mat” në Ibiza

22:38 : 05/08/2025

“Klub me drejtorë e këshilltarë fantazëm”/ “Guerrilsat” vijojnë reagimet kundër situatës te Partizani

22:23 : 05/08/2025

Shkenca ngre alarmin: Tokës po i mbaron oksigjeni më shpejt nga sa mendonim

22:21 : 05/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com