Turqia në luftë edhe me flakët, vijojnë operacionet për shuarjen e zjarrit në port

Lexo edhe:

Turqia nuk është në luftë vetëm me pasojat e tmerrshme që la tërmeti dhe tentativës për të nxjerrë sa më shumë perona të gjallë nga rrënojat, por edhe me flakët në portin Iskenderun.

Tym i dendur vazhdon të ngrihet nga porti ndërsa zjarrfikësit dhe të paktën dy avionë zjarrfikës tentojnë të shuajnë flakët. Porti jugor turk mbeti i mbyllur pas dëmeve të mëdha nga tërmeti i së hënës dhe zjarrit që shpërtheu mes kontejnerëve në terminal.foto galeri foto galeri Ministria e Bujqësisë dhe Pylltarisë e Turqisë tha të mërkurën se përpjekjet për të luftuar flakët ishin në vijim.

“Ekipet tona po punojnë vazhdimisht në portin e Iskenderunit për të neutralizuar zjarrin nga ajri dhe toka”, shkroi ministria në Twitter.

Lajme të lidhura

Para