• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rambuje 2.0

13:13 : 07/02/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED

Nga Ilir Kalemaj

Pranimi i planit franko-gjerman nga Kurti, duke anashkaluar edhe gjashtë pseudo- kushtet që i para-vendosi është në fakt një lajm i mirë për Kosovën. Në fakt nuk kishin kaluar as 24 orë ky një gabim i ashtuquajtur teknik (ndoshta matje pulsi e opinionit publik) e kishte quajtur Republika e Kosovës në ëebsajtin zyrtar të qeverisë së Serbisë. Gjë për të cilën, siç u shpreh dhe vetë, kryeministrja Brnabic qe shqetësuar aq shumë, sa e kishte gdhirë pa gjumë.

Pranimi i vonuar nga Kurti, një dakordësim i plotë me tekstin e planit franko-gjerman që të paktën Vucic dhe Kurti personalisht kanë muaj që e kanë mbi tryezë, është një dritë jeshile drejt  pezullimit permanent të fushatës së ç’njohjeve të Serbisë apo bllokadës institucionale që i ka bërë kërkesave për antarësim të Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare, çka e ka vonuar njohjen përfundimtare të shtetit me të paktën një dekadë. Natyrisht si çdo marrëveshje ka anët e saj të kompromisit që në rastin konkret është implementimi pa humbur kohë i asosacionit të komunave serbe i cili ka qenë qysh në krye të herës kal i betejës elektorale të Kurtit.

Por kryeministri Kurti duhej të sillej si shtetar qysh sa erdhi në pushtet, në vend që të deklamonte se negociatat me Serbinë ishin prioriteti i tij i shtatë a i tetë, a thua bëhej fjalë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me një vend të botës së tretë. Apo kur nëpërmjet taktikave guerrilase përpiqej të fitonte kohë politike duke i dhënë vëmendje të pamerituar çështjes së targave që u kthye në bumerang për qeverinë e tij. Apo të risillte si hipoteza çështjen e reciprocitetit me krijimin e asosacionit të komunave shqiptare në jug të Serbisë, kur në fakt kjo duhej të ishte kërkuar me insistim nga krejt klasa politike në Kosovë qysh kur u shtrua për diskutim dhe u dakordësuan palët me ndërmjetësimin e Brukselit për asosacionin apo sic e quan Kurti Zajednicën e Kosovës.

Pranimi me zë dhe figurë nga ana e Kurtit e planit franko-gjerman pas drekës me Lajçakun sot, natyrisht që hapi siparin e kritikave nga opozita që përqëndrohen kryesisht te mungesa e transparencës nga ana e Kurtit. Vençarisht në lidhje me pikëpyetjet për asosacionin nëse do të jetë krejtësisht në përputhje me vendimin e Kushtetueses dhe sidomos në lidhje me afatet e njohjes së ndërsjelltë. Natyrisht opozita dhe sidomos PDK që ka qenë më e zëshme në këto artikulime e di fort mirë që asosacioni është propozuar të jetë në përputhje të plotë me vendimin e Kushtetueses, të ketë natyrë jo-ekzekutive dhe ka dhe një propozim konkret nga ana e një ojf-je gjermane në Prishtinë për modalitetet të cilat mund të ishin diskutuar. Duke filluar me kuvendimin kombëtar të udhëhequr nga ambasadori amerikan në Prishtinë.

Lexo edhe:

Po tani, ç’pritet të ndodhë?

Lufta me Izraelin/ Kalemaj: Synimi, fillimi nga pika zero i programit bërthamor të Iranit

Gjithashtu opozita e di që çështja e njohjes nga Serbia do të marrë kohën e vet por kjo nuk është arsye për të minuar procesin apo hedhur në erë planin franko-gjerman. Përkundrazi realitetet e reja politike kërkojnë larpamësi shtetari nga ana e Kurtit, maturi politike nga ana e opozitës dhe unifikim të spektrit politik shqiptar për të shtyrë përpara proceset integruese euro-atlantike. Kjo është e vetmja rrugë dhe rruga me më pak kosto. Njëfarë Rambuje e dytë.

Etiketa: ilir kalemajrrambuje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Po tani, ç’pritet të ndodhë?

19:48 : 22/06/2025
AKTUALITET

Lufta me Izraelin/ Kalemaj: Synimi, fillimi nga pika zero i programit bërthamor të Iranit

18:03 : 18/06/2025
BOLD BLOG

Lufta Izrael-Iran dhe pasojat aftashkurtra

19:55 : 16/06/2025
AKTUALITET

Disfata e opozitës/ Kalemaj: Nuk funksionuan strukturat dhe pjesa e drejtimit politik në qarqe

19:03 : 16/06/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Përfitimet e Netanjahut afatshkurtra, sulmi e fut rajonin në spirale të rrezikshme

15:51 : 14/06/2025
AKTUALITET

Rama 4 dhe një histori deja vù

11:37 : 09/06/2025
Para

Muçaj: Do dërgojmë në Turqi 10 mjekë të specializuar për kërkimet nën rrënoja

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com