• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Partia e Lirisë thirrje popullit: Më 11 shkurt, të gjithë në protestë kundër regjimit

16:21 : 07/02/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Numri dy i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i ka bërë thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë në protestën kombëtare të thirrur nga opozita më 11 shkurt, në Tiranë.

Opozita thotë se kryeministri Edi Rama është nën akuzë për implikimin e tij në aferën “McGonigal”.

“Për çdo shqiptar të ndershëm është e qartë se Edi Rama dhe Qeveria e tij përfaqësojnë thjesht dhe vetëm një sekt të dekompozuar në çdo qelizë nga krimi dhe korrupsioni, trafiqet dhe pastrimi i parave të pista të gjeneruara prej tyre.

Ndaj në 11 shkurt, ora 12:00 i gjithë populli shqiptar do të jetë në këmbë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë, në protestën kombëtare të thirrur nga opozita kundër këtij regjimi mafioz, që shqiptarët janë të vendosur ta shkulin nga rrënjët në zyrën e Kryeministrit”, thotë Blushi.

Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi:

Lexo edhe:

Minatorët protestë jashtë Kuvendit, Tabaku: Policia u soll me ta si halabakë rrugësh, i morën zvarrë

Pensionistët protestojnë para Kuvendit për minimumin jetik: Nuk e mbyllim dot muajin!

“Edi Rama është sot nën akuzë dhe i faktuar botërisht për implikimin e tij të drejtpërdrejtë në aferën korruptive shtetërore “McGonigal”. Akuzat e ngritura nga drejtësia amerikane për:

– Shpërdorim të detyrës;

– Ndikim të paligjshëm të zyrtarëve publikë;

– Minimin mafioz të pluralizmit politik;

– Trafik të paligjshëm influencash;

– Korrupsion aktiv;

i vënë vulën rolit mafioz të Edi Ramës në këtë superskandal, që meriton të hetohet sa më parë nga SPAK, e ngritur posaçërisht për të ndëshkuar korrupsionin në nivelet më të larta shtetërore.

Në dritën edhe të fakteve të reja të pakundërshtueshme dhe shokuese të publikuara çdo ditë nga mediat amerikane, në veçanti nga prestigjozet Neë York Times dhe CNN, është tashmë e provuar se mes Edi Ramës dhe McGonigal nuk ka patur kurrë një bashkëpunim për çështje rajonale siç gënjen publikisht Kryeministri, por vetëm një aferë të zezë mafioze, personale dhe politike, për të asgjësuar, me paratë e korrupsionit qeveritar, demokracinë, pluralizmin politik dhe shtetin ligjor në Shqipëri.

Një biznes i vërtetë, prapa të cilit fshihen edhe liçenca për shpime nafte për subjekte të lidhura me çështjen, që fakton një tjetër akuzë, të bërë më herët edhe nga opozita, për trajtimin e Shqipërisë dhe pasurive publike të shqiptarëve, si plaçkë trafiku dhe pronë private të Edi Ramës.

Në kushtet kur edhe Senati dhe Kongresi në SHBA po kërkojnë me forcë hetimin e gjithëanshëm të aferës ku është implikuar një ish-zyrtar i lartë i FBI, i bëjmë thirrje SPAK të nisë menjëherë hetimet për Kryeministrin Rama, i cili po përpiqet në këtë periudhë të shkatërrojë provat, të intimidojë dhe shantazhojë dëshmitarët dhe të pengojë me çdo mjet antidemokratik kërkesën kushtetuese të opozitës për transparencë dhe llogaridhënie para Kuvendit, nëpërmjet interpelancës dhe një komisioni hetimor parlamentar për zbardhjen e kësaj afere mafioze, me dimensione të mëdha, që rrezikon rëndë Sigurinë Kombëtare dhe ka cenuar si kurrë më parë marrëdhëniet miqësore dhe aleancën strategjike me SHBA.

Është detyrim kushtetues i Kuvendit të Shqipërisë, të pranojë kërkesën e opozitës me 13 pyetje për interpelancë me Kryeministrin dhe për të nisur pa vonesë pranimin e kërkesës tjetër për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për të hetuar të gjithë veprimtarinë antikushtetuese dhe të paligjshme të Edi Ramës, që prej kohësh e ka kthyer institucionin të cilin drejton në një çerdhe korrupsioni, nepotizmi, manipulimi dhe trafikimi mafioz të influencave.

Për çdo shqiptar të ndershëm është e qartë se Edi Rama dhe Qeveria e tij përfaqësojnë thjesht dhe vetëm një sekt të dekompozuar në çdo qelizë nga krimi dhe korrupsioni, trafiqet dhe pastrimi i parave të pista të gjeneruara prej tyre.

Ndaj në 11 shkurt, ora 12:00 i gjithë populli shqiptar do të jetë në këmbë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë, në protestën kombëtare të thirrur nga opozita kundër këtij regjimi mafioz, që shqiptarët janë të vendosur ta shkulin nga rrënjët në zyrën e Kryeministrit.”

Etiketa: 11 shkurtPartia e Liriseprotestetedi blushi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Minatorët protestë jashtë Kuvendit, Tabaku: Policia u soll me ta si halabakë rrugësh, i morën zvarrë

12:23 : 30/10/2025
AKTUALITET

Pensionistët protestojnë para Kuvendit për minimumin jetik: Nuk e mbyllim dot muajin!

10:58 : 30/10/2025
AKTUALITET

Minatorët e Spaçit protestë para Kuvendit, kërkojnë rritje të pensioneve dhe kushte të mira pune

10:17 : 30/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Rama po tallet me një hipokrizi të frikshme me gratë e Onkologjiut/ Protestë para Ministrisë së Shëndetësisë

11:31 : 21/10/2025
AKTUALITET

Minatorët e Spaçit akuzojnë kompaninë “TETE Albania” se po hakmerret me shkarkime nga puna

13:31 : 18/10/2025
AKTUALITET

Protesta për UÇK në Tiranë, qytetarët me pankarta në duar: Gjykatë raciste serbe-ruse

17:24 : 17/10/2025
Para

VIDEO/ “Ka rënë kokë e këmbë në dashuri me ty”, Olta i mbush mendjen Deas për Amosin

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com