• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Aktiv1isti/ LISTA e përdoruesit: Prokurorë, drejtorë e policë në shërbim të Ramës

22:34 : 07/02/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, VIDEO

Patronazhistët janë pasuar nga “Aktiv1sti”. Zërat se aplikacioni më i ri i krijuar nga Partia Socialiste, është një makineri “like-sh” dhe ndjekësish në rrjetet sociale, për të testuar fuqinë elektorale të Partisë Socialiste para zgjedhjeve lokale të 14 majit, janë konfirmuar mbrëmjen e sotme.

Një dokument me 266 faqe ku renditen mijëra punonjës të administrates, mjekë, efektivë e drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, prokurorë të SPAK dhe punonjës të gjykatave e prokurorive në rrethe, tregon se me urdhër të kryeministrit Rama të gjithë janë vënë në “rresht për një” për të treguar besnikërinë e tyre ndaj qeverisë duke shkarkuar aplikacionin në telefonat e tyre celularë.

Ka qenë fillimisht eksperti i IT-së Gentjan Progni, ai që ka publikuar detaje nga lista duke shkruar në një postim në rrjetin social Facebook: “90% e user-ave të “Aktiv1st” siç e shihni dhe në listën më poshtë janë punonjës të administratës! Për shkak të limitit të fotove kemi postuar vetëm disa”.

Në listën që në vetve përbën një skandal edhe më të madh se ai i patronazhistëve, dalin emrat e 139 oficerëve të policisë, 69 punonjësve të Tatimeve, 16 të punësuarve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, 306 punonjësve të Doganave dhe 36 të punësuarve pranë Prokurorive. Aty nuk mungojnë as 5 të punësuar pranë zyrës së Avokatit të Popullit dhe 27 punonjës gjykatash.

Nuk mungojnë në listë as të punësuar në sektorin privat, në kompani pronarët e të cilave i kanë premtuar besnikëri Edi Ramës, ose të tjera që janë detyruar të jenë pjesë e aplikacionit “Aktiv1st-i” i PS, ku duhet të bëjnë Like, Share dhe komente në postimet e shefit të qeverisë, ministrave apo edhe drejtorave rajonalë e kryebashkiakëve.

Lexo edhe:

Dekretimi i ministrave, shkelje kushtetuese/ Këlliçi: Rama u tall me qytetarët dhe deputetët

“I lidhur me krimin”/ Çollaku: SHBA ka gjithë magazinën e Sky dhe Encro, e dinë me kë flet Rama

Skandali me listën e përdoruesve të “Aktiv1sti” është denoncuar sot në mbrëmje edhe nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili tha se administrate shtetërore po shndërrohet në seksion të Partisë Socialiste.

Berisha e cilësoi të rëndë faktin që Edi Ramës i tregojnë “besnikëri” edhe prokurorë të SPAK apo oficerë të policisë.

“Para pak minutash me erdhi lista e pafundme e aktivistëve që kanë marrë aplikacionin “Aktiv1isti”. Cilido që lexon këtë liste konstaton se kemi të bëjmë me një përpjekje kriminale për të shndërruar administratën në një seksion të PS. Kjo listë ka 32 prokurorë, kjo është reforma e Sorosit, kjo listë ka me dhjetëra dhe qindra policë, kjo është policia e Edi Ramës. Ky duhet të largohet një orë e më parë dhe të dërgohet aty ku e ka vendin”, tha lideri i opozitës.

Sa i përket mënyrës si funksionin aplikacioni, Boldnews.al në një artikull të publikuar pak kohë më parë shpjegonte se ai është i ngjashëm me një portal i cili publikon të gjitha aktivitetet e kryeministrit, ministrave, drejtorive të ndryshme, kryeparlamentares dhe deputetëve të PS-së. Punonjësit janë të detyruar që të marrin pjesën propagandistike të postimeve dhe t’i bëjnë share dhe like në faqet e tyre në rrjetet sociale.

Për të kontrolluar sa lajme propagandistike ka shpërndarë një punonjës, shërben një numërues pikësh që shkon drejtëpërdrejtë në duart e drejtuesve të institucioneve. Një share shpërblehet me një pikë, ndërsa një like shpërblehet me 0-5 pikë. Çdo punonjës është vënë nën trysni duke e shpërndarë aplikacionin tek njerëz të afërt që të bëjnë share në faqen e tyre.

Sa më shumë pëlqime dhe shpërndarje të bësh në postimet e ministrave, kryeministrit dhe drejtorive të ndryshme në rrjetet sociale, aq më shumë pikë merr dhe më ‘favorit’ je.

Sipas burimeve të Boldnews.al, punonjësit kanë nisur të thirren nga drejtuesit e institucioneve ku punojnë duke ua bërë të qartë se monitorohen vazhdimisht nëse janë ose jo aktivë në këtë aplikacion propagandistik.

Disa që nuk kanë arritur të kënaqin shefat janë paralajmëruar se mund të penalizohen në vijim, deri në humbje të vendit të punës. Aplikacioni fillimisht ka qarkulluar në zyranë propagandistike të kryeministrit në muajin prill të vitit të kaluar ku është testuar për disa kohë. Pasi e kanë konsideruar si të suksesshëm e kanë shpërndarë duke e bërë të detyrueshme në të gjithë administratën shtetërore.

LEXO EDHE:

Superskandali i qeverisë/ Aplikacioni Aktivisti çmend administratën

Etiketa: Aktiv1stiEdi Ramapatronazhistet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dekretimi i ministrave, shkelje kushtetuese/ Këlliçi: Rama u tall me qytetarët dhe deputetët

22:10 : 18/09/2025
AKTUALITET

“I lidhur me krimin”/ Çollaku: SHBA ka gjithë magazinën e Sky dhe Encro, e dinë me kë flet Rama

21:34 : 18/09/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Edi Rama nuk do opozitë, do ministra kokëbosh dhe robota

21:25 : 18/09/2025
AKTUALITET

“Rama nis mandatin e katërt”/ Reuters: Imazhi i Shqipërisë i dëmtuar nga skandalet e korrupsionit

20:02 : 18/09/2025
AKTUALITET

Tomorri: Regjimet prodhojnë cirk, në Parlament Rama do kalojë çfarë t’i dojë qejfi

19:18 : 18/09/2025
AKTUALITET

Në parlament ndodhi fiks ajo që duhej të ndodhte

16:43 : 18/09/2025
Para

Amos lë shtëpinë e Big Brother Vip, Olta "shpërthen" në lot

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com