• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Seanca për McGonigal/ Berisha bën thirrje për protestë para Parlamentit të mërkurën

20:22 : 06/02/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Duke mos u privuar aspak nga përgatitjet për protestën e 11 shkurtit, që e ka cilësuar nisje të një revolucioni pa kthim, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kërkuar nga demokratët dhe kryesisht qytetarët e Tiranës që të protestojnë edhe me 8 shkurt para Parlamentit.

Kërkesa e Berishës përkon me seancën plenare të së mërkurës në Kuvend, ku PD do t’i drejtojë 13 pyetje kryeministrit Edi Rama në lidhje me aferën McGonigal dhe lobimin e tij 225 mijë euro për të asgjësuar opozitën përmes korruptimit të ish-zyrtarit të FBI.

Nisur edhe nga fakti se disa deputetë socialistë kanë paraqitur në Këshillin e Etikës në Kuvend kërkesë për të përjashtuar 8 deputetë të PD, që sipas tyre bllokuan foltoren në seancën e shkuar, Berisha kërkon që asgjë të mos bëhet e thjeshtë për “regjimin” e Ramës.

“Të mërkurën në orën 10:00, Rama ka urdhëruar Lindën e Parlamentit të përjashtojë 8 deputetë, kur ne kemi seancën e pyetjeve për McGonigalin, që ta marrin vesh shqiptarët. T’ua shpjegojmë shqiptarëve të gjitha. Pasnesër në orën 10:00, sepse opozita sakrificë është, ne e kemi thirrur atë në Parlament. Ftoj qytetarët e Tiranës që të vijnë aty jashtë Parlamentit. Të jenë aty. Të thonë zërin e tyre. Nuk mund t’i lihet Parlamenti një krimineli si ai. Ai e dinte se ishte një kriminel se çdo kriminel tjetër në vend”, tha Berisha.

Sa i përket protestës së paralajmëruar në 11 shkurt, Berisha tha se duhet të bëhet gjithçka që të jetë protesta më e madhe që ka njohur vendi, ndërsa shtoi se ky është një revolucion dhe zinxhiri i protestave do vijojë.

Lexo edhe:

Florian Binaj tha se nuk do të dalë në fushatë përkrah tij, reagon Berisha

“Bashkë me Ramën janë pronarë të hotelit 100 mln euro”, Berisha: Veliaj nuk ka asnjë akuzë për “5D”

“Me votën jemi korrekt, nuk preket vota. Data 11 është sipari i një revolucioni, që do të ndalet vetëm me përmbysjen e Edi Ramës”, është shprehur Berisha.

Më herët gjatë ditës, Berisha në një takim me kandidatët e PD për zgjedhjet lokale të 14 majit e cilësoi u ndal gjatë te afera McGonigal, duke e cilësuar thikë pas shpine që Rama i nguli NATO-s dhe SHBA-ve.

“Kryeministri ynë shkon dhe blen njeriun më kryesor në agjencitë e zbulimit për sigurinë e SHBA-së. Ka krijuar një skandal jashtë imagjinatës. Ai ndrydhet në Surrel dhe përpiqet ta kalojë. Është e pakalueshme. Çdo ditë mediat e mëdha amerikane trajtojnë këtë akt të turpshëm. Këtë akt të papërgjegjshëm. Në fushën e sigurisë, i futi thikë pas shpine SHBA-së. Nëse ju fut thikë pas shpine SHBA-së, që janë përgjegjës për mbrojtjen e vendeve të lira, këtë akt e ke kryer ndaj NATO-s dhe ndaj vendeve të lira”, tha Berisha.

Lideri opozitar nuk u ndal me kaq, por zbërtheu në detaje atë që e quajti strategji të Ramës për të shkatërruar Partinë Demokratike, duke përdorur lobingun në Amerikë nëpërmjet McGonigal dhe shpikjen e çështjes së financimeve ruse me Muzin, por edhe “marrjen peng” falë saj të ish-kryedemokratit Lulzim Basha.

“Rama nuk duhet ta priste McGonigal me ish-agjentë të Sigurimit të Shtetit, por ta priste me të gjithë ekipin e sigurisë kombëtare, por nuk e bëri, sepse e donte si asset personal. Nuk mund të sillet një kryeministër i një vendi partner, ndaj një kombi që i detyrohemi më shumë se kujtdo tjetër. Imagjinoni që vendi i madh i lirisë, që rrezaton vlera në mbarë botën, imagjinoni ju që janë angazhuar për të shkatërruar një forcë politike në vend. Padiskutim që këta njerëz nuk përfaqësonin SHBA-të, por përfaqësonin Edi Ramën. Imagjinoni ju që këtë gjë donin t’ja bënin PD-së, që edhe po të kishte ndonjë financim rus, hetimi duhet të bëhej transparent, por jo të merrej peng PD. Ndërkohë Rama i hap dosje për pastrim parashë Lulzim Bashës. Ja mbylli dosjen, nuk e çoi në Gjykatë të Lartë, duke i thënë, tani unë të kam në dorë ty, ke 6 vite burg minimum. E futi në xhep atë. As sot nuk thotë, mori apo nuk mori para ruse”, tha Berisha.

Etiketa: afera McGonigalEdi Ramakerkon perjashtiminSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Florian Binaj tha se nuk do të dalë në fushatë përkrah tij, reagon Berisha

13:22 : 10/10/2025
AKTUALITET

“Bashkë me Ramën janë pronarë të hotelit 100 mln euro”, Berisha: Veliaj nuk ka asnjë akuzë për “5D”

13:13 : 10/10/2025
AKTUALITET

Berisha bën deklaratën “bombë”: Veliaj u nxorr nga burgu 3 netë më parë, u dërgua në drejtim të paditur

13:10 : 10/10/2025
AKTUALITET

Rama fsheh shpenzimet e tij/ Berisha: Ky akt shkel Kushtetutën! Po vepron njësoj si Enver Hoxha

12:53 : 10/10/2025
AKTUALITET

Washington Examiner: Lidhja e ngushtë e Ramës me Sorosin ndikoi te vendimet për sanksionet e SHBA në Shqipëri

11:45 : 10/10/2025
AKTUALITET

Celibashi i pret hovin Ramës: Nuk ka zgjedhje në Tiranë më 9 nëntor

10:56 : 10/10/2025
Para

Mbani frymën për Prime! Tre banorë të rinj do të hyjnë nesër në shtëpinë e BBVIP

TË GJITHA

Pas sherrit të avokatit të Kryemadhit, plas grushti në Gjykatën e Vlorës, arrestohet një person/ Detaje

14:27 : 10/10/2025

Kombëtarja shqiptare zbret në aeroportin e Nishit në Serbi

14:26 : 10/10/2025

Misteri i krimit të dyfishtë/ I la shqiptarit gjysmën e pronës, zbardhet testamenti i pronarit grek

14:17 : 10/10/2025

Grabit shoferin e taksisë nën kërcënimin e një shiringe, në pranga shqiptari në Greqi

14:13 : 10/10/2025

Mallra kontrabandë nga Greqia në Shqipëri, 2 të arrestuar. E pëson edhe doganieri i Kakavijës/ EMRAT

14:00 : 10/10/2025

Situata në grupin K, fitorja kundër Serbisë i jep Shqipërisë frymëmarrje dhe vendin e dytë

13:57 : 10/10/2025

U filmuan nga qytetarët duke folur me fjalor të papërshtatshëm, pezullohen dy efektivët në Kamëz

13:42 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com