KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Altin Shkurti

Lexo edhe:

Gjyqtari Altin Shkurti ka kaluar sot vetingun. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli sot vendimin ku shprehej se Shkurti është konfirmuar në detyrë.

Vendimi u mor nga trupa e KPK, e kryesuar nga znj. Etleda Çiftja, znj. Suela Zhegu relatore, znj. Alma Faskaj anëtare .

Gjyqtari Altin Shkurti i Gjykatës së Rrethit Tiranë u përball të mërkurën më 1 shkurt 2023 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për barrat e provës për pasurinë për të cilat deklaroi se i kishte kundërshtuar me dokumente, si dhe për disa gjetje në kriterin profesional. Shkurti u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës.

Altin Shkurti i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2000 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Lajme të lidhura

Para

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati