• Kontakt
Sunday, July 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncimi/ Shlyen lekët që bleu lopën, “Kursim Kredi” i kërkon sërish paratë

22:11 : 01/02/2023
në AKTUALITET, SOCIALE

Mehdi Behluli nga Manza e Durrësit në vitin 2013 mori një kredi te Shoqëria “Kursim Kredi” në Hamallaj, Durrës. Ai mori 2 milionë Lekë, që me gjithë interesa, shkonin për të paguar 2 milionë e 600 mijë Lekë (të vjetra).

“Në vitin 2013 ka marrë 23 milionë lekë të vjetra hua tek shoqëria “Kursim Kredi” në Hamallaj. I kam likujduar normalisht sipas kredisë. Më duheshin për të blerë një lopë. Ishim në fshat. Nuk kishim lekë gjendje, për të mos blerë qumësht në vende të tjera u detyrova me ble një lopë për vete. I plotësova letrat me përfaqësues, kryetar bordi dhe kryetar zyre, zotin Qemal Lashi, i ndjeri që nuk është sot. Shkojmë në Durrës, marrim lekët atje, unë mora lopën, erdha në shtëpi. Mora 2 milionë për ta paguar 2 milionë e 600 mijë. Bota merr shtëpi me kredi, merr makina me kredi, ne na u nxi jeta me një dy milionësh këtu, për të marrë një bisht lope”, tha denoncuesi.

Në vitin 2016 Mehdiu shlyen plotësisht kredinë dhe këtë e vërteton me një sërë dokumentesh.

“U likuiduam sipas kontratës që kemi bërë”, tha ai.

Por nga 2019-ta e deri më sot ai nuk është më i qetë, pasi mëson, se kjo shoqëri financimi e ka hedhur në gjyq dhe i kërkon ta paguajë shumën e marrë.

Lexo edhe:

Denoncimi/ Policia e Fierit traumatizon 12-vjeçarin, i bëjnë kontroll fizik dhe i heqin çorapet!

Filmoi masakrën në Shkumbin, kërcënohet gazetari Osman Stafa

“Që në 2019 na erdhën letrat nga Zyra Përmbarimore. Kemi folur në telefon, i kemi sqaruar, i kemi likuiduar. Kemi fol edhe në telefon me ata të Tiranës, me administratorin, na kanë thënë do të sjellim policinë, bjerini Lekët. Na ka ardhur Përmbarimi”, tha denoncuesi.

Denoncuesi thotë se nuk ka ditur asgjë për asnjë vendim gjykate kundër tij. Por në një vendim të gjykatës së Durrësit më 7 Tetor 2019 ka dalë një urdhër ekzekutimi ku kërkues ka qenë shoqëria “Kursim Kredi” Hamallaj.

Denoncuesi nënshkroi një deklaratë noteriale me ish-kryetarin e bordit të shoqërisë në fjalë, ku ky i fundit pranon, se Mehdiu ka shlyer çdo detyrim.

Veç kësaj, Mehdiu disponon edhe një pasqyrë kalendarike, që vërteton këstet e shlyera për të gjithë periudhën

Po ashtu ka një mandat arkëtimi, firmosur nga arkëtari Gjin Cani, ku vërtetohet edhe shuma e fundit e paguar që është 8300 Lekë dhe është një mbyllje kredie, shlyerje totale e kredisë dhe është firmosur nga arkëtari.

Zoti Behluli ka dhe një vërtetim nga Banka e Shqipërisë, e cila gjithashtu provon, se Mehdi Behluli nuk ka kredi të palikujduar në emrin e tij. Ish-arkëtari e pranon që zoti Behluli i ka bërë pagesat sipas rregullave, por administratorja nuk i ka hedhur në sistem.

Gazetari: E ka shlyer kredinë, apo nuk e ka shlyer?

Gjin Cani, ish-arkëtar: E ka shlyer.

Gazetari: Pse kanë ndodhur këto gjëra, zotëri?

Gjin Cani, ish-arkëtar: Këto i ka bërë administratorja. Nuk i futi në sistem. I la dokumentacionet jashtë sistemit për të gjithë këta, që paguanin.

Gazetari: Unë, me ç’kam parë dokumentet…

Gjin Cani, ish-arkëtar: As që bëhet llaf! Ta them unë: Po!

Gazetari: Ai mban përgjegjësi për dokumentet, që na ka treguar dhe ju keni bërë atë që… shlyerja përfundimtare. Pashë edhe pasqyrën, sipas kalendarit, që janë bërë pagesat e kësteve dhe nuk ka detyrime.

Gjin Cani, ish-arkëtar: Jo! Ajo nuk i ka në sistem. Duke mos i pasur në sistem ajo shin lëmin. Bën qejf si të dojë vetë!

Gazetari përpiqet të kontaktojë me administratoren.

Gazetari: Si je, i nderuar? Si dukesh? Mirë? Mund të kontaktoj pak me znj.Sidorela Jupa, që është administratorja?

Sportelisti: Ato janë në Durrës. Sa kanë ikur. Po këtu, ka ndonjë njeri, që mund të kontaktoj?

Gazetari: Jam Andrelin Prifti, gazetar i emisionit investigativ Stop në Tv Klan.

Sidorela Jupa, administratore: Po!

Gazetari: Kemi një shqetësim të një gazetari dhe deshëm që ta konsultonim pak bashkë.

Sidorela Jupa, administratore: E kuptoj! Atëherë, unë për momentin jam në lëvizje. Kështu që, a të kontaktoj unë?

Edhe pse pritëm, administratorja nuk ka marrë kurrë në telefon. Për këtë,”Stop” shkoi sërish në filial. Por aty nuk kishte asnjë person. Madje pasi gazetari kërkoi që të merrte kontakt në telefon, administratorja kësaj radhe nuk e hapi.

“Ky mesazh shkon për ju zonja Jupa pasi nuk mund të ngarkoni një qytetar të rregullt që tashmë është shlyer me ju. Si mundeni ju që në 2023 ende ta shqetësoni këtë qytetar i cili vërteton me fakte dhe prova që nuk ka asnjë detyrim ndaj shoqërisë suaj”, tha ai./tvklan.al

Etiketa: denoncimkursim kredi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Denoncimi/ Policia e Fierit traumatizon 12-vjeçarin, i bëjnë kontroll fizik dhe i heqin çorapet!

08:00 : 18/07/2026
AKTUALITET

Filmoi masakrën në Shkumbin, kërcënohet gazetari Osman Stafa

19:29 : 17/07/2026
AKTUALITET

Denoncim i fortë nga protesta, qytetari: Më larguan nga spitali se kushërinjtë tanë dolën në tubim

21:14 : 07/07/2026
AKTUALITET

Tre vjet pas prezantimit të projektit, Muzeu i Arkivave 1 milionë euro ende gllabëron para!

20:57 : 02/07/2026
AKTUALITET

Çifti Dumani mashtrojnë sërish me mobilerinë “Luna”, 2800 € për një kuzhinë ‘fantazëm’

20:57 : 01/07/2026
AKTUALITET

Berisha në Berlin: Denoncova diktaturën autokratike të Ramës

12:03 : 27/06/2026
Para

Korrupsioni në vend/ Bozdo: Rama, dizenjatori i sistemit që kemi sot

TË GJITHA

Kriza e luftës, bota po konsumon më pak naftë

10:11 : 26/07/2026

Aksident i trefishtë në aksin Peqin-Elbasan, plagosen dy persona

09:54 : 26/07/2026

Temperaturat e larta rrisin rastet e virozave, shtohet fluksi në urgjencat pediatrike

09:45 : 26/07/2026

Australia kundërshton tarifat e reja të SHBA-së, Albanese: Do e diskutoj me Trump!

09:34 : 26/07/2026

Berlin/ Furgoni përplas turmën në Paradën e Krenarisë, një viktimë dhe 16 të plagosur

09:24 : 26/07/2026

Këmbimi valutor 26 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

09:04 : 26/07/2026

Nga tjetërsimi i tokës te fundosja e godinave, hijet mbi investimet strategjike

08:50 : 26/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş