• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama në grepat e FBI-së?!

19:25 : 30/01/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Robert Papa

Prej dy vitesh Rama është në grepat e FBI-së për kontaktet me një ish-sigurims shqiptar dhe një agjent potencial rus, Mcgonigal.

Dhe për ironi, hetimi ka nisur prej një e-maili nga agjenti i FBI, i cili përdorte një emër të sajuar dhe kishte një celular me numrin e kompanisë A së ish-sigurimsit shqiptar, personit A.

Rama në hetimet dyvjecare del shpesh. Madje në një rast, zyra e tij shërben si informatore e FBI për të nisur një hetim  kundër lobingjeve të një partie kundërshtare (ka gjasa  ndaj Bashës, por mund të jetë edhe kundër Metës). Hetimet nuk i ka kryer zyra e Nju-Jorkut as ajo e Uashingtonit, por zyra e FBI në Los Anxhelos. Kjo e ka goditur më shumë Ramën, sepse kongresmeni Rohabaher ka hapur një hetim në atë zyrë rreth skandalit  për 80 mijë dollarët e fotos me  Obamën. U provua se paratë kishin ardhur nga Qipro. FBI-ja e Los Anxhelosit, ka plot  në atë dosje ku Rama del  shpesh.

A është Rama vetëm i hetuar dhe vetëm i përgjuar?

Lexo edhe:

Sali Berisha tregon shënimin që i la Altin Dumanit në SPAK

Gazeta amerikane: Drejtuesit e FBI të mos injorojnë skandalin Rama-McGonigal

Cili e ka informar FBI se çka ndodhur dhe çfarë është thënë në takimet në zyrën e kryeministrit? Ose zyra e tij përgjohet nga njerëzit e inteligjencës amerikane, ose ka informuar personi A, që pa tjetër ka deponuar apo edhe vetë Rama është marrë në pyetje nga FBI. Rama hesht, sepse e di që ka gabuar rëndë. Mendjemadhësi apo babëzi pa fund?

A nisi përplasja me Kim, pasi ajo e ka bërë të ditur për dosjen që ka FBI me hetime ku del aq shpesh edhe ai? Nuk është rastësi. Nëse ju kujtohet, ambasadori Lu ka shkuar te Berisha me dosjen e Bashën, me lobingjet ruse. Rama nuk shkoi në festimet e 4 korrikut.

Çdo vizitë në Nju-Jork e liderëve të huaj përgjohet nga FBI, pa diskutim. FBI ka me fakte se cilët kanë kontaktuar, darkuar  apo edhe kanë investuar me Ramën. Nuk ka zot e as Soros që e shpëton dot, as përgjimet as hetimet e as dosjen.

A ka faj FBI, kur një vend aleat kryen takime me persona të dyshimtë, ish-operativë sigurimi apo plane për të të ndërhyrë edhe te hetimet e FBI-së?

Rama kujton se SHBA funksionon si qeveria e tij. Gabon. Ai nuk ka miq, as këtu si edhe aty në Shqipëri.

Para se të vinte në pushtet, gëzohej kur e priste ndonjë pronar restoranti dhe falej te shtëpia e Soros. I lutej Harasanit ta çonte te CNN. Pasi fitoi, shkëputet nga ata që e ndihmuan dhe nuk u hapte as telefonin atyre që e mbështetën. Shpall konsull një biznesmen si Sal Rusi, por ka kohë që biznesmeni  është larguar prej tij. Rastësi? Jo. Nis një biznes bankar me një tjetër biznesmen këtu, ku e shoqja del si lojtare. FBI heton çdo gjë.

Soros ka ndikim skajor te Departamenti i Shtetit, por jo te FBI. Mund të ketë mollë të kalbura por FBI ka integritet. Po u cenuan interesat e sigurisë kombëtare, Amerika shet gjithkënd.

Gjyqi i Uashingtonit nuk e ka në akuzë pastrimin e parave dhe ky është gjyqi ku  kryeministri ynë përmendet 6 herë në aktakuzë, por gjyqi i Nju-Jorkut e ka pastrimin e parave.

Faktet janë: kryeministri Rama është i hetuar dy vjet nga FBI, por edhe më shumë po të kemi parasysh hetimin për foton e Obamës. Nuk është i akuzuar, sepse është nënshtetas shqiptar. Por nëse ai  ka marrë Green Card mes të vëllait, loja ndryshon.

McGonigal ka tronditur besimin  ndaj FBI dhe FBI do jetë e ashpër ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Fakti që agjenti i FBI, pa kontaktuar Ambasadën Amerikane, i bën presion Ramës në zyrën e tij, tregon se agjenti ka ditur shumë gjëra ndaj Ramës. Personi A, tha  se “jam takuar vetëm 2 minuta me Ramën  pasi më ftoi Mcgonigal”. Agjenti i FBI ka ndenjur gjatë me Ramën. Këto nuk janë sqaruar nga Rama.

A ka pasur presion nga agjenti i FBI mes fakteve të rënda? A i ka kërkuar Rama të sulmohet Basha dhe Berisha?

Rama është në pozicion të vështirë politikisht, pa diskutim, edhe sikur të ketë rënë viktimë e padijes protokollare apo kompleksit se të huajt janë më të ditur dhe çdo foto apo drekë e darkë me zyrtarë të huaj të lartë është një fitore aq sa shkon te absurdja: E kam mik Mcgonigal. Pra e çon lidhjen personale.

Tani e dimë që Mcgonical trajtohet si njeri me vese, tradhtar i Amerikës edhe i korruptuar. Kaq mjafton për të kuptuar se me cilët ka miqësi kryeministri ynë. Pra, ose është i çmendur dhe i thotë mik gjithkujt që hyn në zyrën e tij, ose realisht lidh miqësi me personat e ofruar nga ish-operativët e Sigurimit dhe hyn në marrëdhënie mafioze milionash. Si sulltan fal tendera deri hidrocentrale për oligarkë rusë. Nuk ka nevojë të kërkojë pagesa as nga ish-sigurimsa apo “krimbat” si Mcgonigal. Ju kërkon veç diçka: Luftoni kundërshtarët e mi. Ja pra pse i thoshte Berishës a e kalon dot oqeanin? Sepse kishte në lidhje miqësore me armikun e SHBA, tradhtarin e betimit ndaj kombit amerikan, “mollën e kalbur” të FBI, Mcgonigal.

Më thuaj me kë rri, të të them kush je. Pse ka kaq dashuri dhe afrimitet ndaj karaktereve të tilla? Nuk qenka rastësi pra, elementi kriminal i futur në Parlament prej tij. Sepse i duhen të vjedhë votat, ndërsa në Amerikë lidhet ose më të dënuar në Francë si Soros, ose me pjesën e e korruptuar të administratës këtu. Thjesht një spekulim, por kur ai nuk flet, gjithkush mund të spekulojë.

Etiketa: mcgonigal

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sali Berisha tregon shënimin që i la Altin Dumanit në SPAK

09:36 : 21/04/2025
AKTUALITET

Gazeta amerikane: Drejtuesit e FBI të mos injorojnë skandalin Rama-McGonigal

13:30 : 10/04/2025
AKTUALITET

Mbledhja e Grupit të PS, Meta: Na paska ndodhur shndërrimi i drejtësisë nga evropiane në ruse

14:00 : 26/02/2025
AKTUALITET

Berisha: Çdo ditë që kalon po e afron Edi Ramën me qelitë e McGonigalit

20:18 : 17/11/2024
AKTUALITET

A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Ja si përgjigjet Rama

22:35 : 31/10/2024
AKTUALITET

Gazetari: Agjentët e FBI kanë mbi një muaj në Tiranë, ja çfarë po hetojnë

22:58 : 24/09/2024
Para

Harta e re gjyqësore dhe operacioni “Fijet”, ja çfarë pritet të ndodhë

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025

Video/ Egnatia rikonfirmohet kampione, tifozët dhe lojtarët “bëhen një”

22:28 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com