• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Në kulmin e aferës McGonigal, Rama sjell Alabbarin/ Firmoset marrëveshja e portit të Durrësit

11:27 : 30/01/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Marrëveshja e projektit “Durrës Yacht & Marina”, kaq shumë e kritikuar nga opozita në vend për shkak të dyshimeve që lidhen me kompanitë “off-shore” të përfshira në këtë investim dhe dhurimin e 1.5 milionë metër katrorë truall te privati, është nënshkruar sot në Kryeministri nga shefi i qeverisë Edi Rama dhe pronari i “Emaar Group”, Mohamed Alabbar.

Ishte Alabbar ai që mori fjalën i pari pas shtrëngimit të duarve me Ramën, duke thënë se është gati të lëshojë edhe lot, pasi kishte një vit që grupi i tij punonte me palën shqiptare për këtë projekt.

“Jam gati të lëshoj lot gëzimi, ju falenderoj nga zemra, ky është një projekt kaq i madh. Këta njerëz që punojnë me ne po drejtojnë një nga projektet më të mëdha në botë”, tha Alabbar.

“Jemi me kaq fat ku jemi sot, sepse ajo që kemi rritur është vetëm fillimi. Kemi punuar fort, duke besuar se do të ndodhte, por në të njëjtin kohë shohim entuziazmin e njerëzve për vizionin tuaj. Jemi shumë krenar për këtë arritje. Disa nga gjërat që ne po bëjmë aty, që nuk jam bërë askund në botë. Është një nga projekte më të përparuara në botë. Kemi një ekip të plotë shqiptar dhe ky epik po shtohet. Këta njerëz që punojmë me ne nga Shqipëri, po drejtojnë një nga projektet më të përparuara në Evropë. Disa nga gjerat që po bëjmë këtu janë më të përparuara se edhe në Dubai”, shtoi ai.

Duket se në shenjë reflektimi për akuzat e forta që janë adresuar në drejtim të tij nga Shqipëria mbi “fijet e dyshimta” të kësaj marrëveshje, Alabbar u drejtua shqiptarëve në një moment duke thënë se me këtë projekt: “Nuk do t’ju zhgënjej”.

Lexo edhe:

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

Ndërkohë, kryeministri Rama e vendosi theksin te punësimi kur shpjegoi efektet pozitive sipas tij të këtij projekti.

Sipas tij me çeljen e kantierit të ndërtimit do t’i hapet rruga një transformimi të paimagjinueshëm për vendin dhe Shqipëria do të konkurrojë në rajon për nivelin e turizmit.

“Durrës Marina hyn në ekonominë shqiptare si lokomotivë, si një konkurrent në tregun ndërkombëtar. Do sjellë një impakt të jashtëzakonshëm në rritjen e shpejtësisë së zhvillimit ekonomik dhe si konkurrent në tregun ndërkombëtar që do ofrojë jo vetëm shërbime të një cilësie të padiskutueshme, por edhe punësim cilësor dhe shumë profile pune të mirëpaguara për shumëkënd që do të punojë që ta shohë të ardhmen jashtë vendit dhe do sjellë në vend njerëz për të punuar këtu”, tha Rama.

Por, projekti i ri i Portit të Durrësit është kundërshtuar fort nga opozita dhe kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se për këtë mega aferë korruptive është përgatitur një padi për në Gjykatën Kushtetuese.

Gjithashtu Berisha ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor për marrëveshjen e bashkëpunimit ekonomik me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka kundërshtuar projektin për Portin e Durrësit, duke e cilësuar një skemë tipike pastrimi parash.

Meta në një analizë financiare të projektit pak kohë më parë tha se me vetëm 6.8 % financim nga aksionerët dhe bankat, pra rreth 130 milion euro, realizohet një operacion qarkullimi prej 3.2 miliardë euro.

Sipas tij, rreth 600 milion euro nuk hyjnë në shtet dhe një ndërhyrje e tillë, do të cënojë rëndë të ardhurat në buxhet.

“Afera e Portit të Durrësit, është një çmenduri tjetër rilindase, që ka përcaktorë makuterinë, babëzinë, pastrimin e parave, mungesën e transparencës, dhe shkatërrimin e interesit publik. Nga një vlerësim i planit të financimit të projektit, duket qartë se kemi të bëjmë me një skemë tipike pastrimi parash. Vetëm me 6.8 % financim nga aksionerët dhe bankat, (të investimit 2 miliard euro), pra rreth 130 milion euro, realizohet një operacion qarkullimi prej 3.2 miliard Euro. Nuk ka transparencë se cili është interesi publik i kësaj skeme pastrimi parash. Me statusin e investitorit strategjik të skemës, nuk është e qartë nëse TVSh e munguar do të jetë 20% e 2 miliard, rreth 400 milion euro. Pa përmendur 8% të infrastrukturës, 160 milion euro dhe 3% për të pastrehët 60 milion euro. Pra, rreth 600 milion euro që nuk hyjnë në shtet”, shpjegoi kreu i PL.

Sakaq, lëvizja e sotme e Ramës që sjell kreun e “Emaar Group” në Tiranë për të dhuruar një shfaqje ku nuk mungon as përlotja, në një kohë që projekti për portin e Durrësit ishte vulosur me votimin në Kuvend nga mazhoranca, duket më shumë si një përpjekje për t’i shpëtuar një tjetër skandali, siç është korruptimi me 225 mijë euro i ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal.

Teksa çështja në SHBA po hetohet dhe miku i Ramës rrezikon mbi 20 vite burg, kryeministri iu fsheh llogaridhënies për këtë skandal, duke qëndruar larg syrit të medias për rreth një javë.

Ai u shfaq vetëm sot me një video në Facebook ku u shpreh se ishte prekur nga gripi i stinës dhe e kishte kaluar në mënyrën më të keqe të mundshme, duke e quajtur madje “një flamë”.

Ndërkohë, opozita prej një jave i kërkon Ramës dorëheqjen dhe nisjen e hetimeve nga SPAK për detajet e zbuluara nga dosja hetimore amerikane, ku theksohet se shefi i qeverisë shqiptare është takuar katër herë me McGonigal, me udhëtimet e ish-zyrtarit të FBI në Tiranë që u mbajtën të fshehta.

Etiketa: afera McGonigalafera porti i durresitEdi RamaMohamed Alabbar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

20:16 : 08/10/2025
AKTUALITET

Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

18:18 : 08/10/2025
AKTUALITET

Zhupa: Mazhoranca rrëzon çdo mocion opozitar, Kuvendi funksionon si noter i qeverisë

17:12 : 08/10/2025
AKTUALITET

Udhëtimi i Adams trajtohet si vizitë private nga qeveria shqiptare

17:01 : 08/10/2025
AKTUALITET

Rama paguan vizitën e Adams/ Revoltë në Nju Jork: Asnjë kryebashkiak nuk duhet të pranojë dhuratë nga qeveritë e huaja

12:28 : 08/10/2025
Para

Ilir Meta e nis ditën duke shkuar në selinë e PD-së, takohet me Berishën

TË GJITHA

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

09:48 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, gjykata lë në burg autorin, xhaxhain dhe rojen e sigurisë

09:39 : 09/10/2025

Kryetarja e Bashkisë Mödling promovon librin e Fate Velajt

09:26 : 09/10/2025

VIDEO/ Përndoqi “Noizyn”, ekstradohet nga Dubai “Cllevio”

09:16 : 09/10/2025

Trump njofton armëpushimin në Gaza: Hamasi do të lirojë pengjet të hënën

08:58 : 09/10/2025

Aksidenti tragjik në Fushë-Arrëz, humb jetën 51-vjeçari

08:48 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, sot jepet masa e sigurisë për autorin, xhaxhain dhe rojen e gjykatës

08:34 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com