• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“Boris – s’dua të të lëndoj, por e bëj me një raketë”, Johnson zbulon mesazhin kërcënues të Putin

09:33 : 30/01/2023
në BOTA, LAJMI I FUNDIT

Përplasja midis Britanisë së Madhe dhe Rusisë që nga nisja e luftës në Ukrainë ka qenë e ashpër dhe liderët e të dyja vendeve nuk i kanë kursyer asnjëherë kërcënimet dhe thirrjet e ashpra në drejtim të  njëri-tjetrit.

Por ajo çka ka zbuluar Boris Johnson në një seri dokumentarësh të BBC-së të quajtur “Putin kundër Perëndimit”, i cili do të transmetohet sonte, për kërcënimet e liderit të Kremlinit ndaj tij zbulon se urrejta mes dy vendeve është më e madhe seç imagjinohej.

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe thotë se Putin e ka kërcënuar atë me një sulm raketash nëpërmjet një telefonate “të jashtëzakonshme”, në prag të nisjes së aksionit ushtarak për të pushtuar Ukrainën.

Teksa Johnson i kishte kërkuar që të ndalte planin e tij duke i thënë se “lufta do të ishte katastrofë e plotë”, gjatë një telefonate shumë të gjatë mes tyre në shkurt të 2022, Putin i ishte drejtuar duke thënë: “Boris, nuk dua të të lëndoj, por, me një raketë, do të më duhej vetëm një minutë, ose diçka e tillë”.

“Por, unë mendoj se nga toni i zërit, ai ishte shumë i qetë… Thjesht po luante së bashku me përpjekjet e mia për ta detyruar atë të negocionte”, sqaroi Johnson.

Lexo edhe:

Trump konfirmon takim me Putinin në Budapest

Trump telefonon Putinin një ditë para takimit me Zelenskyn

Ndërkohë, ish-kryeministri britanik shton se e paralajmëroi Putinin se pushtimi i Ukrainës do të çonte në sanksione perëndimore dhe më shumë trupa të NATO-s në kufijtë e Rusisë.

“Ai më tha: ‘Boris, ti thua se Ukraina nuk do të bashkohet me NATO-n së shpejti… çfarë do të thuash me së shpejti?’ Dhe unë i thashë: “Epo, nuk do të bashkohet me NATO-n për një të ardhme të parashikueshme. Ju e dini këtë shumë mirë”, shtoi Johnson.

Johnson luajti një rol udhëheqës në nxitjen e mbështetjes perëndimore për Ukrainën vitin e kaluar, në një kohë kur lojtarët kryesorë, duke përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Italinë, po luhateshin.

Ai konfirmoi se kishte opinione të ndryshme në mesin e aleatëve perëndimorë, pasi disa hezitonin të hiqnin dorë nga varësia e tyre nga nafta dhe gazi rus. “Një argument që u vendos, veçanërisht nga miqtë tanë gjermanë, ishte se kur bëhej fjalë për sanksionet, kishin nevojë për paqartësi krijuese”, tha ai.

Etiketa: Boris Johnsonlufta ne ukrainevladimir Putin

Lajme të lidhura

BOTA

Trump konfirmon takim me Putinin në Budapest

20:03 : 16/10/2025
BOTA

Trump telefonon Putinin një ditë para takimit me Zelenskyn

18:30 : 16/10/2025
BOTA

Putin: Po furnizohemi me armë strategjike, marrëveshja bërthamore me SHBA nuk është domosdoshmëri

19:03 : 10/10/2025
BOTA

Rënia e avionit të Azerbajxhanit në 2024, Putin: Mbrojtja ajrore ruse ishte përgjegjëse

17:58 : 09/10/2025
BOTA

Putin: Rusia nuk do të sulmojë vendet e NATO-s, kjo do të ishte një marrëzi!

18:06 : 02/10/2025
BOTA

DOSJA/ Boris Johnson nën hetim për abuzim me fondet publike dhe lidhje të dyshimta biznesi

10:53 : 09/09/2025
Para

I zhdukur prej 1 jave/ Rama shfaqet pas skandalit “McGanigal”: Më kapi një flamë!

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com