• Kontakt
Sunday, November 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali McGonigal/ “Kemi hyrë në betejën finale”, Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës

18:55 : 26/01/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Skandali me korruptimin e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGanigal dhe “fshehja” e kryeministrit Edi Rama duke mos guxuar të dalë përballë opozitës për të sqaruar nivelin e përfshirjes së tij në këtë aferë amerikano-shqiptaro-ruse, për kreun e PD, Sali Berisha është e patolerueshme.

Në një deklaratë urgjente për mediat dhënë mbrëmjen e sotme nga selia blu, Berisha ka ripërsiëritur kërkesën e tij në drejtim të Edi Ramës për të dhënë dorëheqjen pasi ka paguar për të asgjësuar opozitën shqiptare.

“Jam sot këtu para jush, për të kërkuar largimin e menjëhershëm, dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës nga detyra e kryeministrit. Jam sonte këtu për të deklaruar, se për Partinë Demokratike, popullin opozitar, ky objektiv është absolut dhe i panegociueshëm. Prevalon, mbizotëron mbi çdo gjë tjetër, pa largimin e këtij armiku të egër të lirisë, identitetit dhe interesit të shqiptarëve, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë zhvillim tjetër. Demokratet dhe demokratët kudo që janë, në Shqipëri dhe jashtë saj, duhet të mobilizohen për betejën finale me këtë kalbësirë, me këtë monstër, me këtë demon të pushtetit”, tha Berisha.

I pyetur nëse do të thërrasë protesta për të kërkuar largimin e kryeministrit, Berisha tha se dorëheqja e Ramës do të kërkohet me të gjitha mënyrat, duke mos përjashtuar protestat.

“Me të gjitha mjetet e mosbindjes civile kjo kalbësirë do të shporret nga pushteti. Nuk mund të mbahet më. Ka kryer aktet më makabre, më të rënda. Kjo është beteja finale, absolutisht Shqipëria paqe, nuk do të mund të ketë më pa largimin e kësaj kalbësire. Ka përdorur paratë, shërbimet, kontraktuar njëshin e kundërzbulimit të FBI për t’i futur thikën PD dhe për ta nxjerrë nga skena politike. PD do t’i japë atij reston. Çdo demokrat është para alternativës të ekzistencës apo jo të PD, të mbrojtjes së saj me çdo çmim dhe kjo nënkupton largimin e Ramës. Shqipëria nis betejën finale kundër këtij armiku. Duhet të shkulim, të përmbysim, të heqim një minutë e më parë këtë kalbësirë nga maja e ekzekutivit shqiptar”, nënvizoi Berisha.

Lexo edhe:

Barometri i Sigurisë 2025: Korrupsioni dhe krimi, kërcënimet kryesore për shqiptarët

PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin

Ndër të tjera lideri i opozitës tha se çdo ditë nga sot do të jetë “Parlament” për opozitën shqiptare deri në momentin që të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti, pasi me të kryeministër qeverinë e kontrollon oligarku rus Oleg Deripaska.

“Nuk ka më Parlament. E patë sot. Parlamenti do të jetë çdo ditë deri në largimin e Edi Ramës., Largimi i Edi Ramës është objektivi kryesor i Partisë Demokratike dhe opozitës. Parlamenti është i Deripaska për sa kohë Edi Rama të jetë në krye të ekzekutivit. Kjo është një beteje për jetë a vdekje për demokracinë”, theksoi Berisha.

Etiketa: Charles McGonigalEdi RamaSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Barometri i Sigurisë 2025: Korrupsioni dhe krimi, kërcënimet kryesore për shqiptarët

17:19 : 01/11/2025
AKTUALITET

PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin

13:22 : 01/11/2025
AKTUALITET

Berisha: Motra e Ballukut u regjistrua vetëm dje në QKB pa objekt veprimtarie, Dumani e thërret “shefe”

19:49 : 31/10/2025
AKTUALITET

Vdekja e Fatos Nanos, Berisha: Personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit

19:14 : 31/10/2025
AKTUALITET

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama/ FOTO

15:09 : 31/10/2025
AKTUALITET

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

14:37 : 31/10/2025
Para

Humbja e Partizanit, Colella: Ndeshje e keqe, merkato nuk është në dorën time

TË GJITHA

Horoskopi, 2 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:23 : 01/11/2025

I dënuar me 35 vite burg, por ende në arrati: Bertil Alliaj ekzekuton kushëririn në prag të shtëpisë

23:16 : 01/11/2025

FOTO/ Vrau kushëririn në derë të shtëpisë, ky është Bertil Alliaj

22:54 : 01/11/2025

Vrasja e Dalan Alliajt në Selenicë, shpallet në kërkim kushëriri

22:33 : 01/11/2025

Vrasja në Selenicë, shoqërohen 5 persona në polici

22:22 : 01/11/2025

Kosovë/ Oda Amerikane kritikon miratimin e buxhetit 2026 nga Qeveria në detyrë

22:05 : 01/11/2025

Vjedhja e bizhuterive në Luvër, arrestohen tre të dyshuar të tjerë për grabitjen 88 mln euro

21:45 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com