• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Programi STEM në 60 shkolla, nis faza e dytë e projektit për edukimin digjital të të rinjve

19:10 : 26/01/2023
në AKTUALITET, SOCIALE

Programi i gjeneratës së re digjitale në Shqipëri STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Matematikë), aplikimi i të cilit nisi vitin e kaluar, pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit mes Fondacionit Vodafone Albania dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, nis fazën e dytë të trajnimit të mësuesve e të nxënësve të moshës 12- 14 vjeç, program i cili këtë vit do të shtrihet në 60 shkolla në mbarë vendin.

Ky projekt ka për qëllim zhvillimin e aftësive digjitale tek nxënësit, në mënyrë që ata të mendojnë zgjidhje inovative dhe të krijojnë një të ardhme më të mirë për të gjithë me ndihmën e teknologjisë.

Zhvillimi i aftësive digjitale nëpërmjet STEM-it dhe nëpërmjet kontributit të këtij projekti, pa dyshim do të rrisë edhe aftësitë e komunikimit tek nxënësit, kreativitetin, besimin, këmbënguljen dhe zgjidhjen praktike të problemeve të ndryshme që mund të hasin nxënësit në jetën e përditshme.

Faza e parë e këtij projekti u mbyll me sukses në muajin qershor me pjesëmarrjen e 15 shkollave. Gjatë kësaj faze u trajnuan 30 mësues. U prezantuan më shumë se 50 projekte nga të cilat 4 prej tyre u përzgjodhën si projektet më të mira.

Projektet që merituan dy çmimet e para, u realizua nga nxënësit e shkollës “Sulë Harri” në Elbasan. Si një premtim i mbajtur, Fondacioni Vodafone Shqiperi (Vodafone Albania Foundation)dhuroi 10 laptopë për nxënësit e kësaj shkolle, si mbështetje që këta fëmijë të vazhdojnë dashurinë e tyre për teknologjinë dhe të vijojnë me krijimin e projekteve të cilat sjellin zgjidhje të mirëmenduara teknologjike për të përmirësuar, lehtësuar apo bërë më të sigurtë jetën në komunitet.

Lexo edhe:

Mazhoranca nuk merr pjesë në Komisionin e Edukimit, Boçi: Lojëra politike, kanë frikë

Dështon urdhri i ministrisë së Arsimit, nxënësit vijojnë me celularë në shkollë

Gjatë takimit në ambientet e shkollës “Sulë Harri” me nxënësit fitues, dhe stafin e mësuesve në prani edhe të ministres së Arsimit dhe Sportit, znj. Evis Kushi, CEO e Vodafone Albania, znj. Katia Stathaki, premtoi se vazhdimësia e STEM-it do të mbetet një prioritet: “STEM është pjesë e programit Generation Next, i fokusuar në edukimin digjital të brezave të rinj. Suksesi i fazës së parë ishte befasues për të gjithë, nisur nga projektet e prezantuara. Ndaj na lindi dëshira që të dhurojmë këto pajisje teknologjike, në mënyrë që ju të zhvilloni më tej njohuritë tuaja. Gjithashtu, jemi krenarë të lançojmë edhe fazën e dytë të projektit STEM, i cili do të shtrihet edhe më gjerë, në 60 shkolla publike në rang kombëtar. Kjo fazë do të jetë edhe më konkurruese për të gjithë pjesëmarrësit.”

Kurse ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Evis Kushi, u shpreh: “Jam e lumtur nga bashkëpunimi me Vodafone Foundation për nënshkrimin e marrëveshjes për programin Generation Next dhe suksesi që pati në fazën e parë. Theksoj rëndësinë e digjitalizimit dhe teknologjisë për brezin e ri”.

Generation Next eshte pjese e Programit Skills Upload Jr i cili financohet nga Fondacioni Vodafone Group, si pjesë e agjendës strategjike për aftësimin digjital në Evropë (duke investuar 40 milionë euro në tregjet evropiane) dhe që do të shtrihet edhe përgjatë 3 viteve të ardhshme. Aftësimi digjital është pjesë e objektivave të Vodafone.

Programi Generation Next është projekti i parë i zbatuar në shkollat publike shqiptare me një kurrikul të miratuar, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.

Etiketa: evis kushiministria e arsimitProgrami STEMVodafone

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mazhoranca nuk merr pjesë në Komisionin e Edukimit, Boçi: Lojëra politike, kanë frikë

18:27 : 14/10/2025
AKTUALITET

Dështon urdhri i ministrisë së Arsimit, nxënësit vijojnë me celularë në shkollë

20:42 : 26/09/2025
AKTUALITET

Konflikt interesi/ Si zyrtarët publikë firmosin vetë për miratimin e librave të tyre si tekste shkollore

17:11 : 24/09/2025
AKTUALITET

A u konsultuan me prindërit? Ministria e Arsimit distancohet nga zbatimi i projektit “Smart City”

09:06 : 10/08/2025
AKTUALITET

Kamera mbi kamera: Projekti ‘Smart City’ në shkolla ngre pikëpyetje për të dhënat personale

08:10 : 30/07/2025
AKTUALITET

Paradoksi i Ministrisë së Arsimit: Shkolla dhe nxënës po, mësues jo!

20:16 : 24/06/2025
Para

EMRAT/ Plagosje me thikë në Shkodër, 44-vjeçari u qëllua nga daja i tij

TË GJITHA

Operacion policor vdekjeprurës në Brazil, të paktën 40 persona humbin jetën

15:31 : 29/10/2025

Shumë shpejt mund të bëjmë blerje online përmes ChatGPT

15:25 : 29/10/2025

EMRI/ E rëndë në Itali, 67-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës

15:17 : 29/10/2025

Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën

15:15 : 29/10/2025

Ish-deputeti i PS, Etjen Xhafaj emërohet në krye të Postës shqiptare

14:59 : 29/10/2025

Shkoi në Itali si turist, i riu shqiptar kapet duke shitur kokainë për 40 euro doza!

14:48 : 29/10/2025

Kontrabandë mallrash nga Shqipëria drejt Kosovës, e pëson tregtari 43-vjeçar

14:36 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com