• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

BE rrit me 500 milionë euro ndihmën ushtarake për Ukrainën

Ministrat e Jashtëm të BE-së bien dakord për ndihma të mëtejshme ushtarake për Ukrainën. Varshava do t’i kërkojë zyrtarisht Berlinit miratim për transferimin nga arsenali i saj i tankeve gjermane ‘Leoprad‘ në Ukrainë.

08:40 : 24/01/2023
në BOTA
Sistemi i mbrojtjes nga ajri Patriot

Sistemi i mbrojtjes nga ajri Patriot

Bashkimi Europian sërish e ka shtuar ndihmën ushtarake për Ukrainën. Ministrat e Jashtëm të BE-së miratuan (23.01.2023) në Bruksel një ndihmë të mëtejshme prej 500 milionë eurosh, përmes së cilës do të financohen blerjet e përbashkëta të armëve dhe municionit, bëjnë të ditur diplomatët. Kësisoj që nga fillimi i sulmit rus ndaj Ukrainës shuma e vënë në dispozicion arrin në 3,6 miliardë euro.

Këto para dalin nga një fond i posaçëm në buxhetin e BE-së, i ashtuquajturi fond për facilitetin e paqes, në të cilin Gjermania si ekonomia më e madhe në grupin e 27 vendeve financon rreth një të pestën e fondit. Përveç kësaj ministri i Jashtëm Ukrainas Dmytro Kuleba i lidhur përmes video-konferencës u ka kërkuar homologëve të tij në BE tanke, sanksione të mëtejshme kundër rusëve dhe përshpejtimin e procesit të anëtarësimit, sikurse shkruan ai vet në rrjetin e komunikimit Twitter. “Ne na duhen hapa të guximshëm e me vendosmëri, për të siguruar fitoren e Ukrainës më 2023”, thekson ai.

Tanket e prodhimit gjerman tip Leopard
Tanket e prodhimit gjerman tip Leopard

Ministrat e Jashtëm të BE-së u konsultuan gjithashtu për paketën e 10-të sanksioneve kundër Rusisë, që do të miratohet në njëvjetorin e sulmit rus ndaj Ukrainës, më 24 shkurt. Sipas diplomatëve është parashikuar ndër të tjera që të vendoset një tavan për çmimin e naftës dhe derivateve të saj. Për këtë është i nevojshëm një vendim unanim mes vendeve anëtare.

Polonia do të paraqesë kërkesë zyrtare për transferimin e tankeve gjerman “Leopard” 

Lexo edhe:

“Boshti shqiptaro-kroat kundër Serbisë”, Vuçiç: E pashë në Kinë se çfarë e pret botën

Të dhënat: Një në pesë “të punësuar” punojnë pa pagesë pranë familjes

Në debatin për furnizimin e Ukrainës me tanket gjermane të tipit “Leopard” po bëhen lëvizje: Polonia do t’i kërkojë lejen qeverisë gjermane, që të miratojë dërgimin nga Varshava të tankeve “Leopard” nga arsenali i saj në Ukrainë. Këtë e vuri në dukje kryeministri polak, Mateusz Moraviecki. Ai nuk përmendi një datë konkrete se kur do të shtrohet kjo kërkesë.

Më parë erdhi deklarata e ministres së Jashtme gjermane Annalena Baerbock, sipas së cilës qeveria gjermane nuk do ta pengojë furnizimin e tankeve Leopard në Ukrainë përmes Polonisë. Duke folur në intervistë me televizionin francez LCI, Baerbock tha, se “nëse na pyesin, nuk do të nxjerrim pengesa”, por “deri tani nuk na kanë pyetur për këtë”. Krahas Polonisë edhe Finlanda është shprehur e gatshme të dërgojë tanke Leopard nga arsenali i saj në Ukrainë. Por meqënëse këto tanke janë prodhim gjerman, është i nevojshëm miratimi i qeverisë gjermane për furnizimin e këtyre arsenaleve në vende të treta.

Tschechien | Gymnich Treffen | Annalena Baerbock und Josep Borrell

BE rrit presionin ndaj Berlinit

Në BE po rritet presioni ndaj Gjermanisë për të furnizuar Ukrainën me tanket “Leopard”. I ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme Josep Borrell në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm në Bruksel tha, se preferon furnizimin. “Ne jemi këtu për të diskutuar mbi këtë çështje”, tha ai përpara një bisede përmes videos me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba. Megjithatë vendimi është në kompetencën e Berlinit.

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn tha, se kancelari Olaf Scholz ka “një përgjegjësi të madhe, për të ndërmarrë një hap”. Europianët përara ofensivës ruse që pritet në pranverë duhet të garantojnë, se “edhe materiali i duhur është në dispozicion (…), në mënyrë që Ukrainë të mund të mbrohet”.

Sipas Asselborn-it Kievit i duhen të paktën 300 tanke, Eshtë fakt, “që vetëm tanket “Leopard” janë kaq të pranishëm në Europë”, tha ai duke iu referuar rreth 2000 tankeve të këtij tipi në arsenalet europiane.

Berlin | Jean Asselborn, Luxemburgischer Außenminister
Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn

Ushtria gjermane (Bundeswehr) fillon me zhvendosjen e sistemeve të mbrojtjes nga ajri Patriot në Poloni. Këto bateri mbrojtëse, sipas Ministrisë së Brendshme, do të zhvendosen nga Gnoien në Mecklenburg-Poremani në juglindje të Polonisë në kufirin me Ukrainën. Fjala është për dy nga tre sistemet patriot, që do të kontribuojnë për mbrojtjen e hapësirës ajrore polake dhe do të përforcojnë mbrojtjen nga ajri në krahun lindor të NATO-s.

Sistemet e mbrojtura nga toka Patriot janë të lëvizshme dhe pedalet e qitjes mund të montohen në kamionë për t’u transportuar. Një Bateri Patriot mund të mbajë në shënjestër deri në 50 objektiva dhe mund të luftojë pesë objekte fluturuese njëkohësisht. Gjermania i ofroi sistemet Patriot, pasi në mes të nëntorit në territorin e kufirit polak goditi një raketë nga Ukraina./DW

Etiketa: BEluftendihme ushtarakeRusiUkraine

Lajme të lidhura

BOTA

“Boshti shqiptaro-kroat kundër Serbisë”, Vuçiç: E pashë në Kinë se çfarë e pret botën

19:07 : 06/09/2025
AKTUALITET

Të dhënat: Një në pesë “të punësuar” punojnë pa pagesë pranë familjes

12:39 : 06/09/2025
BOTA

BE gjobit Google me 2.95 miliardë euro për shkelje të konkurrencës në reklamim dixhital

20:15 : 05/09/2025
AKTUALITET

Trump dhe BE-ja nderojnë Nënë Terezën: Krenari e madhe për Shqipërinë!

10:05 : 05/09/2025
AKTUALITET

Nga influenceret “prost*tuta” tek gazetarët “shpifës”, të gjithë mufkat e rrezikshme të Arben Rakipit

18:53 : 04/09/2025
BOTA

Hamasi paraqet kushtet: Gati për një marrëveshje dhe lirimin e të gjithë pengjeve izraelite

22:36 : 03/09/2025
Para
Një protestuese në Paris kundër planit qeveritar për pensione mban një pankartë ku shkruan "Pensionim para vdekjes". Francë, 21 janar 2023

Pse Macron dhe sindikatat kanë mosmarrëveshje për pensionet?

TË GJITHA

Ortaku i Çuçit, Eral Myftaraj gllabëron paratë publike prej vitesh

19:39 : 06/09/2025

Bashkia e Peqinit rrethon rrugën mijëravjeçare Egnatia me asfalt, kryebashkiaku s’pranon kritikat

19:28 : 06/09/2025

“Boshti shqiptaro-kroat kundër Serbisë”, Vuçiç: E pashë në Kinë se çfarë e pret botën

19:07 : 06/09/2025

Ekipi i Prof. Arben Ivanaj realizon për herë të parë në Shqipëri transplantin e palcës së kockave

18:48 : 06/09/2025

Save the Children: Një fëmijë vritet çdo orë në Gaza

18:41 : 06/09/2025

Ernest Muçi prezantohet te Trabzonspor, i japin numrin 10

18:28 : 06/09/2025

Boçi: Ka dy qëndrime brenda PD-së, nëse do futemi apo jo në Kuvend do e vendosin forumet

18:15 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com